Author: almakos

Anketa e publikuar nga instituti “Pavel Shatev” i nxjerr BDI-në dhe Lëvizjen Besa shumë afër në tabelën e vlerësimeve nga qytetarët. Sipas sondazhit që u publikua sot, BDI rezulton me mbështetje prej 4.8 për qind tek qytetarët, ndërsa koalicioni “Rilindje me BESË”, mbështetet nga 3.2 për qind e të anketuarve. PDSH ka rejting prej 2.3 për qind ndërsa “Aleanca për Shqiptarët” 1.5 për qind. Në taborin maqedonas, sipas “Pavel Shatev”, VMRO-DPMNE gëzon mbështetje prej 27.8 për qind ndërsa LSDM 16.2 për qind. Sipas këtij hulumtimi, edhe numri i të papërcaktuarve është i lartë edhe atë 13.1 për qind. Në pyetjen…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor zgjodhi ushtruesit e detyrës së drejtuesve të Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe Gjykatës Supreme. Tatjana Mihajllova është caktuar ushtruese detyre në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ndërsa Snezhana Bajlozova në Gjykatën Supreme. Kjo pasi sot u mbaroi mandati Vlladimir Pançevskit dhe Lidija Nedellkovës. Në pamundësi për të bërë zgjedhje të rregullta për shkak të zgjedhjeve parlamentare, ushtruesit e detyrës do të mbajnë funksionin deri pas 11 dhjetor kur duhet të caktohet datë për zgjedhje të reja për kryetarët e Themelores dhe Supremes. Kryetari i Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhovski kujtoi se po vijon vlerësimi i jashtëzakonshëm i Lidija Nedellkovës dhe…

Lexo më Shumë

Paraqitjen e dukurisë së kërcënimeve ndaj intelektualëve dhe zërave kritik, siç ishte rasti i fundit ndaj Ai Pajazitit, sociologët e sqarojnë si frikë që paraqitet kur ndjehet rreziku i humbjes së pushtetit. Sipas tyre, kjo është një çmenduri e pushtetit për arsye se kërcënohet një intelektual i cili në asnjë mënyrë nuk është i inkuadruar drejtpërsëdrejti në politikë. Në këtë drejtim, sociologu, Alajdin Demiri vlerëson se kërcënimet e BDI-së ndaj intelektualëve vijnë si pasojë e frikës të kësaj partie për pasojat pas rënies nga pushteti. Demiri thotë se ata e dijnë çfarë krimesh kanë bërë çfarë dënimesh i presin dhe…

Lexo më Shumë

Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore me qëllim të respektimit të afateve për zbatimin e zgjedhjeve, si dhe masat tekniko-organizative për parandalimin e parregullsive eventuale, kumtoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në pritje të zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen të dielën. Lupka Guguçevska e KSHZ-së në konferencë shtypi njoftoi se fletëvotimet dhe certifikatat e listës zgjedhore janë në fazën e përgatitjes për t’u shtypur dhe se do të dorëzohen në komisionet komunale zgjedhore në afatin e paraparë në Kodin Zgjedhor. “Për herë të parë në këto zgjedhje, certifikatat e listës zgjedhore do të përmbajnë edhe…

Lexo më Shumë

Në prag të Zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor 2016, Lëvizja “Eco Guerilla” i ka dërguar një thirrje partive politike që garojnë në Njësinë Zgjedhore 6. Në këtë dokument që u nënshkrua nga disa parti që garojnë në këto zgjedhje kërkohet që deputetët të cilët do zgjidhen për të shërbyer në mandatin e ardhshëm të angazhohen që në 6 muajt e parë të punojnë në tre pika kryesore sa i përket mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit jetësor, njofton përmes kumtesës BESA. “Shqetësimet përfshijnë zgjidhjen e përhershme të problemit me deponitë në Tetovë dhe më gjerësisht në…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE dhe BDI ishin dy partitë e vetme të cilat kanë bojkotuar nënshkrimin e deklaratës së iniciuar nga lëvizja EcoGuerila në të cilën partitë duhet të deklarohen për tre pika që sigurojnë mbrojtjen e ambientit në rajonin e Tetovës dhe Pollogut. Deklaratën e cila parasheh zgjidhjen e problemeve me deponitë në rajonin e Pollogut, shndërrimin e kazermës në park të gjelbërt, të sigurojnë që nuk do të lejojnë hapjen e Jugohromit pa filtra dhe të zgjidhin statusin e punëtorëve të këtij kombinati, e nënshkruajtën vetëm përfaqësues të koalicionit “Rilindje me Besë”, “PDSH”, “Aleanca për shqiptarët”, “PPD” dhe LSDM. Këta…

Lexo më Shumë

Politologu Muhamed Jashari ka elaboruar termin “Euroaziatik”, të cilin dita ditës me të madhe po e përmendin udhëheqësit e BDI-së, mbi gjitha Artan Grubi, duke thënë se “disa forca apo parti euro-aziatike po e dëmtojnë votën shqiptare”. Mirëpo ai asnjëherë nuk ka elaboruar (apo nuk di?!) se çfarë në fakt nënkupton me këtë term. Nga këtu si duket politologu Jashari ka vendosur për një leksion gratis për Grubin mbi kuptimin e këtij termi. Ja dhe postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook: Parti EuroAziatike” ç’është kjo!? Euroazia nuk përfshinë vetëm vendet aziatike. Në “Tabelën e Madhe të Shahut”…

Lexo më Shumë

Edhe anketa e publikuar nga instituti “Pavel Shatev” tregon se BESA po afrohet me përmasa serioze BDI-së dhe gjasat janë të mëdha që ajo të del fituese në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Anketa thotë se BDI ka mbështetje prej vetëm 4.8 për qind, ndërsa për koalicionin “Rilindje me BESË”, mbështetjen kanë dhënë 3.2 për qind nga të anketuarit. PDSH ka rejting prej 2.3 për qind ndërsa “Aleanca për Shqiptarët” 1.5 për qind. Sipas hulumtimit numri i të papërcaktuarve është 13.1 për qind.  Anketa është realizuar në periudhën prej 30 nëntorit deri 2 dhjetor. Në taborin maqedonas sipas “Pavel Shatev”, VMRO-DPMNE…

Lexo më Shumë

Rilindje me BESË sonte u takua me banorët e Kumanovës, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Ne jemi sonte në Kumanovë jo që të kërkojmë votën tuaj, por diçka më shumë se aq: që ta kthejmë besimin te vlerat tona si Rexhije Xheladini, tek ata që flijuan çdo gjë për popullin e vet duke mos kërkuar asgjë si shpërblim. Kumanova gjithmonë ka qenë peshorja më e saktë e krenarisë…

Lexo më Shumë

Keqpërdorimi i fëmijëve nga ana e BDI-së dhe Ali Ahmetit nëpër tubime parazgjedhore nuk ndalet edhe përkundër thirrjeve të organizatave joqeveritare dhe atyre ndërkombëtare për të mos keqpërdorur fëmijët në tubime parazgjedhore. Pas tubimeve të njëpasnjëshme ku kishte disa fëmijë që e prisnin Ahmetin, kulmi është arritur sonte në Tearcë ku në sallë, duken një grup më i madh i fëmijëve të veshur me rekuizite partiake duke argëtuar me këngë, mes të cilave edhe himnin e partisë, dhe vallëzime krerët më të lartë dhe kandidatët e BDI-së për deputetë. Ata dirigjohen edhe nga dy këngëtarë të cilët i shtyjnë fëmijët…

Lexo më Shumë

Atmosfera në sallën ku po mban tubimin koalicioni “Rilindje me BESË” u ndez në momentin kur bartësi i Listës në njësinë zgjedhore numër 2 Afrim Gashi, përmendin emrin e zonjës Rexhije Xheladinit, e treta në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit, e cila, siç dihet ka vuajtur tre vite burg për çështjen shqiptarë, duke mbrojtur të drejtën e arsimimit në gjuhën shqipe. “Në kohën kur thyhej dhe luftohej arsimi shqip, ajo dilte në ballë të atyre protestave dhe ju thoshte forcave policore maqedonase: kush e ka këtë të drejtë të ma ndaloj arsimin në gjuhën time amtare. Ajo është…

Lexo më Shumë

Afrim Gashi, bartës i Listës në njësinë zgjedhore numër 2, para kumanovarëve u drejtua atyre që ende nuk kanë vendosur se për këtë do të votojnë , atyre që pritet të votojnë për ndonjë partie tjetër, duke ju thënë se në momentin kur të gjenden para fletëvotimeve të mendojnë se janë para Zotit, ngase me votën e tyre mund të legjitimojnë rastet e dhimbshme për shqiptarët: si “Lagjja e Trimave, “Monstra”, “Sopoti”. “Momentin kur të shkoni dhe gjendeni para fletëvotimit, mendoni se jeni para Zotit, a jua mba zemra ta votoni dikë që e ka bërë lagjen e Trimave. Të…

Lexo më Shumë