EMISIONI VETTING Dokumentet zyrtare tregojnë se kompania shtetërore Koorporata Shqiptare e Investimeve, e cila duhet të kujdeset për projektin ka probleme me menaxhimin e fondeve publike dhe është një bombë financiare institucionale që pritet të shpërthejë nga momenti në moment. Mënyra se si përdor fondet publike, mungesa e transparencë dhe dhënia e parave publike sipas vendimeve nga drejtuesja Elira Kokona dhe jo sipas ligjit, tregojnë për pasoja serioze mbi pasurinë publike. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit rezulton se Koorporata ka funksionuar me mangësi të rënda në menaxhimin e parave publike dhe në mënyrën se si ka marrë…
Author: almakos
Tapeti i kuq i Tiranës sonte i dedikohet Luizit dhe Kiarës! Çifti sapo ka mbërritur në premierën e filmit të tyre “Loja e Fundit”, duke marrë gjithë vëmendjen e të pranishmëve. Kiara duket mjaft elegante me një fustan rozë pastel, ndërsa Luizi i qëndron besnik stilit klasik me kostum të zi për këtë natë të rëndësishme të karrierës së tyre. Tashme në rrjet po publikohen pamje të shumta të ciftit. Ata po shkëlqejnë, ndërsa krah tyre ishte edhe vajza e tyre Luna.
Petrit Selimi ka hedhur dritë mbi një incident të pazakontë në Gjykatën Speciale, duke e quajtur atë një reflektim të seriozitetit të institucioneve të drejtësisë në Hagë. Një gjyqtar ka pasur një moment kotjeje gjatë seancës, duke lënë të kuptohet se ka diçka që nuk shkon në këtë sistem. Selimi, në një intervistë të fundit në FRONTAL, ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si po funksionon kjo gjykatë. Ai thekson se ky incident është një tregues i qartë i problemeve që po përballen këto institucione, të cilat janë të ngarkuara me një detyrë kaq të rëndësishme. “Janë shpenzuar…
I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxha ka zbuluar gjatë seancës së sotme në GJKKO për “Plumbin e artë” se ka marrë porosi për të vrarë edhe Altin Ndocin, i cili arriti që të arratisej një muaj më parë nga spitali i Durrësit, ku ishte shoqëruar nga punonjësit e burgut për të bërë një kontroll mjekësor. Hoxha ka rrëfyer se sipas asaj që i kishte thënë Nuredin Dumani, vrasja e Ndocit ishte urdhëruar nga Erion Alibej, i njohur ndryshe si Krymi. Në dëshminë e tij, Hoxha ka thënë se nuk kishin arritur ta kryenin planin për shkak të pandemisë, dhe se…
Lëvizja Besa mblodhi Kuvendin Qendror, ku ndër të tjera pritet të diskutohet dhe vendoset në lidhje me të ardhmen e Lëvizjes Besa në Qeveri, raporton SHENJA. Ministri Fatmir Limani, i cili së fundmi ka pasur mosmarrëveshje me kreun e partisë, Kasami tha se duhet maturi në mënyrë që të mos kthehemi pas dhe t’u lënë hapësirë strukturave tjera. “Maturi dhe kthjelltësi, veprime që u takojnë nivelit të politikanëve që janë të matur, nuk guxojnë të prishin strukturën e VLEN-it, sepse rikthehemi në kohën pas, krijojmë hapësirë për struktura tjera të kyçen dhe të bëhen pjesë e Qeverisë”, deklaroi Fatmir Limani.…
Erjola Braha, presidentja e “Alehando Group”, një nga kompanitë më të mëdha shqiptare të tregtimit të verërave, është takuar me përfaqësues të familjes “Rothschild” në Francë, Saskia de Rothschild, Philippe Sereys de Rothschild dhe Frédéric Mairesse. I pranishëm në takim ka qenë edhe ambasadorin shqiptar në Francë, Dritan Tola. Alehando Group i përshkruan takimet si një forcim i aleancës strategjike mes kësaj kompanie me një nga familjet më prestigjioze të verës franceze. “Erjola Braha, Presidente e Alehandro Group, me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, dhe përfaqësuesit e familjes Rothschild – Saskia de Rothschild, Philippe Sereys de Rothschild dhe…
Dhoma e Avokatisë Vlorë, përmes një shkrese drejtuar ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ka kërkuar rishikim urgjent të hartës gjyqësore, duke e cilësuar zbatimin e saj si problematik dhe me pasoja të drejtpërdrejta për aksesin në drejtësi. Në deklaratën e saj, Dhoma e Avokatisë thekson se, pas një periudhe të mjaftueshme zbatimi, është bërë e qartë se centralizimi i gjykatave, veçanërisht në nivelin e Apelit, ka sjellë mbingarkesë, vonesa në shqyrtimin e çështjeve si dhe rritje të kostove për qytetarët dhe profesionistët e së drejtës. “Sot, pas një periudhe të mjaftueshme zbatimi, është e qartë se…
Radhë të gjata, nervozë dhe kaos përpara rampave të Klinikës “Nënë Tereza”, një realitet që pacientët e Shkupit e kanë përjetuar për më shumë se dhjetë vite. Sot, ky problem i kahershëm sipas ministrit të shëndetësisë, Azir Aliu, po hyn në fazën e zgjidhjes. Ai tha se pas shumë muajsh intensive dhe kalimit të të gjithë procedurave të nevojshme administrative dhe ligjore më në fund kanë arritur një vendim me të cilin zgjidhet ky problem 10-vjeçar. Aliu sqaroi se bëhet fjalë për një vendim për dhënien me qira të pasurisë së paluajtshme përmes marrëveshjes të drejtpërdrejt me Qytetin e Shkupit,…
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe dënoi 7 anëtarët e një grupi të huajsh të trafikut të klandestinëve nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës drejt vendeve të BE-së. Në vendimin e shpallur sot (12 shkurt), pas pretencës së dhënë nga SPAK, GJKKO i gjeti fajtorë të pandehurit e ndarë në dy grupe dhe gati dy vite pas operacionit i dënoi. Verdiktet shkojnë nga 8-35 vite burgim, ndërsa akuzohen edhe për tentativë të vrasjes së policëve gjatë aksionit në vitin 2023, pasi i qëlluan me armë në krye të detyrës, teksa përpiqeshin të arratiseshin. Grupi i parë, përbëhet nga Muhamed Shehab, Muhammed…
Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave fizikë dhe një personi juridik për veprën penale “Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, në lidhje me zjarrin në depon në Vizbeg. Prokuroria ka theksuar se në periudhën nga 28 shkurt 2025 deri më 09 korrik 2025, të akuzuarit në mënyrë të paligjshme kanë lënë, grumbulluar dhe menaxhuar mbeturina të rrezikshme. Mbeturinat sipas prokurorisë, kanë përmbajtur substanca me veti shpërthyese, të ndezshme, irrituese, toksike, kancerogjene dhe ekotoksike në një parcelë kadastrale në Vizbegovë, për të cilën nuk kishin leje përkatëse nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,…
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme do të fillojnë nga sot kontrollet e jashtëzakonshme në kompanitë që janë të licencuara për prodhim të kanabisit për qëllime mjekësore. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka njoftuar gjithashtu se Qeveria ka marrë vendim për funksionalizimin e komisionit ndër resorial me të cilën do të kryesojë anëtari i emërurar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas Aliut ky komision është krijuar në 2017-të por nuk ka qenë funksional dhe nuk ka përgatitur qoftë një raport të vetëm deri më tani. Sinkron, AZIR ALIU – MINISTËR I SHËNDETËSISË “Kolegët ndodhen në terren. Nga sot,…
Pak ditë pasi u lirua nga detyra e Prefektit të Tiranës, Afrim Qendro është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ai zëvendëson Dallëndyshe Bicin, e cila u largua nga detyra në fund të janarit. Qendro ka patur një sërë detyrash të larta publike ashtu sikurse politike si kordinator elektoral i PS në Qarqet e Tiranës dhe Vlorës, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe në Asamblenë e Tiranës. Qendro fillimisht ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, më tej drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës; drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar; nën kryetar i Bashkisë…

