Author: almakos

Të përkufizosh « territorialisht » popullin shqiptar nuk është diçka e lehtë. Për shembull kur përdorim fjalën « Shtet », i bie të flasim në përgjithësi për shqiptarët e Shqipërisë. Ndërsa kur përdorim fjalën « Komb » nuk flasim më vetëm për shqiptarët brenda territorit të Republikes së Shqipërisë, por edhe për ata/ato që banojnë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi apo në Greqi. Në kohën e sotme është e zakonshme që të përdoren këto terma « Shtet dhe Komb ». Përdorimi i tyre bëhet për arsye të përjashtimit [1] të 2/3 të tokave shqiptare në 1913 nga Fuqitë e…

Lexo më Shumë

Orhan Murtezani Ne si shqiptarë të Maqedonisë jemi mësuar shpesh që gjatë periudhës së zgjedhjeve të na kaplojnë emocione të shumta, të ndjehemi më patriotë e kombëtarë se kurrë, të bëhemi edhe më gjaknxehtë kundrejt palës maqedonase,  t’i ripërsërisim tregimet edhe bëmat e mëdha të figurave emblematike të luftës e të ekzaltohemi në maksimum për nja dy javë. Ndërkaq, për dallim nga ne, bota e qytetëruar këtë fazë e shfrytëzon për shpjegime të shumta deri në detaje të projekteve, flet për mënyrën si do realizohen ato, nëpër cilat faza do kalojë projekti, si dhe sa do ua lehtësojë jetën qytetarëve,…

Lexo më Shumë

Agim Mamuti Për shkak të arsyeve të ndryshme, personalizimi i udhëheqësive politike është theksuar më shumë se kur, edhe në sistemet parlamentare. Megjithatë, njëkohësisht ekziston ndjenja se koncentrimi i pushtetit në duart e një lideri e dobëson jetëgjatësinë e partisë, e pengon paraqitjen e liderëve alternativë, i përforcon pretendimet oligarkike të kryesisë dhe si pasojë e gjithë kësaj, e “zvogëlon” demokracinë. Në këtë kontekst, partia mundet të akuzohet për abdikimin e autonomisë, funksionimit të sajë, sipas rrugës së “delegimit” të liderit. Gjithashtu edhe lideri mund të akuzohet për “dobësimin” e jetës brenda partiake. Ose, shikuar nga prizmi i kundërt i…

Lexo më Shumë

Ismajl Kurteshi Serbëve të Kosovës menjëherë pas lufte u janë siguruar të gjitha të drejtat e njeriut dhe ato kombëtare. Gjuha serbe është bërë gjuhë zyrtare në tërë territorin e Kosovës, përkundër faktit se në Kosovë jetojnë më pak se 5% serbë. Për më tepër, me këtë përqindje të vogël, ata i kanë shkollat në gjuhën e tyre me programe të Serbisë nga çerdhet deri në fakultet. Punësimi i serbëve në institucionet  publike të Kosovës është  jo vetëm në proporcion me përqindjen e banorëve por shpesh përtej kësaj përqindjeje. Serbët e Kosovës në shumë fusha janë të privilegjuar si…

Lexo më Shumë

Besnik Bislimi Neve na është thënë për “Zajednicën” se është OJQ. Unë nuk e di që në historikun modern palët ndërkombëtarisht takohen me muaj dhe arrijnë marrëveshje për një OJQ, e më pas për këtë OJQ definohen kategoritë ligjore, raportet me autoritetet qendrore, linjat e veçanta buxhetore, e të tjera. Vetë dokumentet tregojnë se çfarë peshe ka ky asociacion dhe është në kundërshtim me deklaratat publike të qeveritarëve. “Zajednica” në rrafshin teorik paraqet formën më ekstreme të decentralizimit asimetrik. Decentralizimi asimetrik është një proces gjatë të cilit disa pjesëve brenda territorit u jepen kompetenca të veçanta, përmes së cilave…

Lexo më Shumë

“Ata të cilët besojnë, emigrojnë dhe luftojnë në rrugën e Allahut, edhe ata që japin strehim dhe ndihmojnë, ata janë me siguri besimtarë të vërtetë. Për ata ka falje dhe shpërblim fisnik.” (EL-ENFÂL,74) Të dashur besimtarë, motra e vëllezër! Institucioni ynë organizoi një event për të shënuar  dhe për ta madhëruar  një nga ngjarjet më thelbësore të Islamit – Hixhretin! Më vitin 622 muslimanët e parë, të udhëhequr nga Pejgamberi s.a.v.s. Muhamedi a.s., do të shpërngulen nga Meka në Medine për të shpëtuar nga perndjekjet dhe keqtrajtimet që po i ushtronin mbi ta banorët e Mekes. Kjo tërheqje taktike do…

Lexo më Shumë

Arrestimi i liderit te VV-së dhe i deputetit Albin Kurti është dëshmi e pa kontestueshme se bashkëbiseduesit e Vuciqit e Daciqit, autorët e marrëveshjeve  komprometuese të arrira në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, e kanë kapur shtetin, jo për të mbrojtur sovranitetin e Republikës e ndërtuar rendin demokratik, por për ti heshtur kundërshtarët politik. Nuk ka asnjë dyshim se liria, siguria e demokracia në Kosovë është e rrezikuar nga sundimtarë të egër e despot, nga njerëz që për interesat e tyre meskine janë në gjendje të rrezikojnë gjithçka të fituar me gjak e flijime të shumta për liri. Këta njerëz…

Lexo më Shumë

Shpetim POLLOZHANI Më përpara do të kisha besuar se një deve mundet të kalojë nëpër veshin e një gjilpëre, se  radikalizimi i Gëzim Ostreni. Edhe ky majtapllëk me elektoratin e BDI e ka një pazar. Fira e BDI të shkojë tek gjenerali dhe mandej, në një koalicionim të ardhshëm të vazhdojë dashuria e parë me Aliun. Gëzim Ostreni bën parti, nuk I pëlqeka veprimi I Aliut dhe I BDI. O tempora o mora do të kishte thënë Ciceroni ose ndonjë mik i tij. I thonë një fjale, beso gjysmën e asaj që  sheh  dhe gjysmën e asaj që  dëgjon.  Besa…

Lexo më Shumë

E dinin që gjithçka kishte mbaruar, por kishin frikë ta besonin! Hidhnin në fushë vështrimet e ankthshme thuajse prisnin që nga momenti në moment të ndodhte kthesa e dhimbshme. Ajo që na kishte ndëshkuar 3 ditë më parë në Elbasan Arena, ajo e ndeshjes me Portugalinë, histori që përsëritej e përsëritej prej dekadash. Fataliteti i momentit të fundit. Prisnin golin kundërshtar dhe thuajse qenë mpirë nga forca e traditës, që kishte qenë për vite e vite kaq e pamëshirshme me ne. Shihja se si tifozët e paktë shqiptarë kontrollonin orën, se si llogarisnin minutat dhe thuajsenuk besonin më se tashmë…

Lexo më Shumë

Sedat RAMADANI Kriza e madhe politike që po ndodhë në një vend të vogël si Maqedonia na ka bërë të gjithëve qenie politike dhe si të tillë nuk mund të mos i ndjekësh ndodhitë në rafshin politik.  Jemi bërë gjithë veshë duke pritur mos vallë do të ndëgjojmë ndonjë fjalë të mençur në këtë kohë të budallallëkut dhe kaosit politik që po na rrethon, por kot. Të merr malli të ulesh me miqë e me shokë për ndonjë kafe apo ndjekje të një ndeshje futbolli e mos të jetë temë bisedeje edhe politika jonë. Por, të jemë i sinqertë, kemi…

Lexo më Shumë

Albin Kurti Shumë kanë qeshur e janë zgërdhirë në këtë parlamentin e Kosovës. Deputetë, ministra e kryeministra janë shkulur gazi derisa edhe lotët u kanë dalë. Tash e 15 vjet pajada. Në anën tjetër, për ata që nuk u qeshej por protestonin, e kishin policinë që e kishte gazin lotsjellës. Qofshin ata veteranë të luftës, familjarë të të pagjeturve, shqiptarë të Kroit të Vitakut apo sindikalistë të punës. E, sidomos nëse ishin aktivistë apo simpatizantë të VETËVENDOSJE!-s. Mijëra boca gazi lotësjellës janë hedhur mbi të pakënaqurit protestues në Kosovën e lirë. Nëse nuk t’i sjell lotët gazi i të qeshurit…

Lexo më Shumë

Ajo është kurioze për çdo instrument muzikor që prek, sidomos për ata me tela që lëshojnë tinguj origjinal. U largua nga Shqipëria për të vazhduar studimet për kitarë jazz në Francë, por në momentin e parë që preku kontrabas jazz-in ndryshoi zgjedhje. Energjia që ndjeu kur preku këtë instrument nuk i kishte ndodhur me asnjë instrument tjetër. Bëhet fjalë për këngëtaren e jazz-it, Linda Rukaj, vajzën çapkëne, që të gjithë e njohin si “Linda në botën e çudirave”. Mbrëmjen e djeshme tek “Tulla Center” zëri i saj shoqëroi të rinjtë bashkë me artistët e tjerë, Genti Rushin në piano dhe…

Lexo më Shumë