Author: almakos

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 9 deri minus 1, ndërsa e ditës prej 7 deri 13 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus 7, ndërsa e ditës do të ngritet deri 9 gradë. Nga e diela do të ketë rritje të vranësirave, megjithatë moti do të jetë i qëndrueshëm me erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura ditore nuk do të ketë ndryshime të…

Lexo më Shumë

Koalicioni “Rilindje me BESË” ka vlerësuar se mbështesin çdo nismë për interesat shqiptare, por nuk marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ali Ahmeti. “Duke qenë të përkushtuar për mbrojtjen e interesave shqiptare në Maqedoni, duke e respektuar vullnetin politik të votuesit shqiptar, duke pasur parasysh se këtë takim e fton dikush që përmendet nga Prokuroria Speciale Publike dhe ata që dyshohen për rastin “Magjar Telekom”, si dhe duke mos harruar në asnjë moment se jo më larg se javën e kaluar Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare – si anëtarë të KSHZ-së – edhe një herë i shërbyen…

Lexo më Shumë

Shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 paraqiste 21.5 përqind, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Analizuar sipas llojeve të amvisërive, shkalla e varfërisë së amvisërive të përbëra nga dy të rritur me dy fëmijë në vitin 2015 është 22.8 përqind. Sipas statusit më frekuentues të aktivitetit ekonomik, shkalla e personave të punësuar të varfër është 9 përqind, ndërsa shkalla e pensionsitëve të varfër është 7.2 përqind. Gini koeficienti (masa për pabarazi në shpërndarjen e të ardhurave) paraqet 33,8 për qind. Bazë e përllogaritjeve të varfërisë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar…

Lexo më Shumë

Avokati i familjes së Almir Aliut, i vrarë në korrik të këtij viti në Kumanovë, do të kërkojë dënim maksimal për vrasësin e katërvjeçarit, raporton SHENJA.  Ai tha se tashmë edhe zyrtarisht është paraqitur padi ndaj të dyshuarit Boban Iliç dhe ndaj vëllaut të tij Bojan Iliç dhe se padia tanimë ndodhet në Gjykatën themelore të Kumanovës, në fazën që tanimë i akuzuari ka të drejtë të paraqesë ankesë me qëllim që të bëhet vlerësimi i padisë, dhe më vonë e njëjta të futet në fazën e dëgjimit në Gjykatën Themelore në Kumanovë. Sipas Avokatit Asmir Alispahiq, për më së…

Lexo më Shumë

Të dielën më 25 dhjetor, në vendvotimin 20 11 në Komunën e Tearcës do të ketë rivotim. Komisioni Shtetëror Zgjedhor informoi se fletëvotimi për rivotim në Tearcë mbetet i njëjtë. Rivotimi  në Tearcë, mund të sjellë ndryshim në mandatet e fituara nga partitë VMRO-DPMNE dhe LSDM. Nëse LSDM i merr 307 vota më tepër se VMRO-DPMNE, atëherë mandatet do të jenë të barabarta, gjegjësisht 50 për LSDM-në dhe 50 për VMRO-DPMNE-në. Në këtë vend-votim ka të regjistruar 714 votues, me përbërje të përzier etnike, por me dominim të shqiptarëve. Më 11 dhjetor 310 qytetarë nuk kanë dalë të votojnë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Rivotimi në Tearcë të Tetovës  është historik dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Kështu vlerësuan në emisionin debativ Arena, kryetari i OJQ “Civil”, Xhabir Deralla dhe analisti politik Sefer Tahiri. Kreu i civilit, Deralla  theksoi se tek qytetarët është rritur vetëdije se vota vlenë dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre. Ai tha se më 25 dhjetor do të jenë tepër aktiv që të vëzhgojnë situatën, ndërsa porositi votuesit që të mos bien pre e presioneve të ndryshme. “Porosia ime deri te të gjithë është, kur të ndalen prapa kutisë së votimit, le ta dijnë se janë…

Lexo më Shumë

Kriza e thellë politike e cila po zgjat tashmë një periudhë të gjatë kohore, ka bërë që shumica e qytetarëve të jenë skeptik kur bëhet fjalë për përmirësimin e situatës në Maqedoni. Gjatë një ankete të realizuar sot, shumica e qytetarëve u shprehën se nuk presin që situata në vend të përmirësohet dhe vendi të ec përpara madje edhe pas formimit të Qeverisë së re. “Nuk presim asgjë pozitive. Nuk shkon kah e mira”, tha një qytetar. “Çka pres?! Nuk kanë mend, aq mund të them.  Ajo është e gjitha. Vetëm për varfërinë bëjnë dëm, asgjë tjetër. Ata që nuk…

Lexo më Shumë

Qendra për Kulturë dhe Zhvillim si realizatore e projektit “Parandalim i dhunës gjatë periudhës së zgjedhjeve” dha sot vlerësimin e saj sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 2016-tës. Kryetar i Qendrës për Kulturë dhe Zhvillim, njëherit dhe udhëheqës i këtij projekti, vlerësoi se zgjedhjet e fundit kaluan pa asnjë incident, ndërsa presin që edhe rivotimi i së dielës të kalojë poashtu pa incidente dhe në mënyrë të qetë. “Qendra për Kulturë dhe Zhvillim pret që rivotimi në Tearcë, të dielën , më 25 dhjetor 2016 të kaloj në një atmosferë të qetë, fer dhe demokratike, me çka zyrtarisht…

Lexo më Shumë

Demë Shehu nga grupi i Kumanovës dhe Elham Arifi janë ankuar për dhunë nga njësitet speciale të policisë gjatë transportimit të tij të sotëm për në gjykim. Sipas pohimeve të avokatit mbrojtës Asmir Alispahiç, Shehu dhe Arifi janë ankuar se policët i kanë keqtrajtuar në momentin që i kanë hypur në makinë dhe e kanë rrahur deri në gjykatë. Alispahiç njoftoi se edhe sot janë prezantuar materiale të mbledhura me masa të veçanta të hetimit dhe prandaj publiku nuk mund të jetë prezent në seancë. Seancat e mbyllura me gjasë do të vazhdojnë edhe gjatë muajve të parë të 2017-ës…

Lexo më Shumë

 “Nuk është me rëndësi a marrim mandat shtesë, kjo nuk determinon se kush e formon Qeverinë. Me rëndësi është që votimi në Tearcë të bëhet në frymë demokratike dhe kjo të shërbejë për hir të së vërtetës dhe fakteve”. Kështu e cilësoi votimin e së dielës në Tearcë lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Ai tha se do të fokusohet në mbështetjen e partive shqiptare  për formimin e një koalicioni për të marrë fund siç e quan regjimi i Nikolla Gruevskit. Zaev me deputetët  e tij që fituan mandat në Parlament, shënuan 24 dhjetorin ose siç njihet e hëna e zezë…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka bërë të ditur sot se të dielën do të mbajnë vetëm një konferencë për shtypë në lidhje me rivotimin në vendvotimin 2011 në Tearcë. Konferenca do të filloj në orën 21:30. Nga KSHZ informojnë se për numrin e votuesve në këtë vendvotim do të informojnë nëpërmjet komunikatave. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike të hënën do të jenë një pjesë nga komunat Gazi Babë dhe Butel. Në periudhë prej orës 8 deri 14 të hënën pa rrymë do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga fshtrat, vendbanimet  dhe lagjet Viniçe, Rruga e Rashtakut, Kodra e Madhe, Luboten, Rashtak, Bullaçan, Rruga e Lubotenit, Creshevë, Smillkovc, Straçincë, Lubanci dhe Butel në komunat Gazi Babë dhe Butel. Siç informojnë nga QRMK e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të intervenimeve në elektro-rrjetin.

Lexo më Shumë