Author: almakos

Pas konstituimit të Kuvendit të ri, gjegjësisht verifikimit të deputetëve, ka filluar të skadoj afati për formimin e qeverisë. Deri më 9 janar presidenti Gjorge Ivanov duhet të dorëzoj mandatin kandidatit të partisë ose partive që do të arrijnë të grumbullojnë 61 nënshkrime, gjegjësisht shumicë për formimin e qeverisë. Mandatari në afat prej 20 ditëve deri tek Kuvendi dërgon program dhe propozon përbërjen e qeverisë. Pasi ta bëj këtë, Kuvendi e zgjedh Qeverinë me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Nëse në këtë periudhë mandatari nuk arrin të formoj qeveri, atëherë përsëritet e tërë procedura me mandatar të…

Lexo më Shumë

Ejup Tusha është tanimë disa vjet i punësuar në Spitalin Shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup dhe posedon vendim pune si punëtor profesional i sigurimit mirëpo Vitin e  Ri nuk do t’a pres ashtu. Me një vendim të shpejtë dhe pa arsye ai kalon nga posti i lartpërmendur në punëtor pastrues. Siç thotë ai, shkaku se nuk kishte votuar BDI-në dhe se kishte shprehur haptazi simpatinë ndaj “Rilindje me Besë”  dhe se do votonte për atë bëri të mundshme këtë shkarkim pune, përcjell Lajm. Ejup Tusha, shpreh revoltën edhe në facebook : “Ja paketi i BDI -se per vitin e ri…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupi ka njoftuar se nga data 1 janar hynë në fuqi Sistemi i Integruar Tarifor i cili vlen për të gjithë transportuesit publik dhe privat.  Sipas këtij sistemi, shfrytëzuesit e transportit publik duhet të pajisen me kartelë elektronike. Në komunikatë më tej thuhet se, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Qyteti i Shkupit ka sjellur vendim për periudhë promotive prej një muaji, me ç’rast me çdo kartelë elektronike të blerë të pa personalizuar vijojnë 5 udhëtime falas.  Prej më 1 janar, qytetarët do të mund të shfrytëzojnë trasportin publik vetëm me kartelë elektronike.

Lexo më Shumë

Sot mbahet ceremonia e hapjës së nyjeve lidhëse Konjuh dhe Babush të Autostradës “Arbën Xhaferi”. Në këtë përurim të pranishëm do të jenë Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe zyrtarë të tjerë qveritarë e komunalë. Ceremonia do të mbahet në Babush. Autostrada “Arbën Xhaferi” është njëri nga projektet strategjike rrugore të Kosoëvs, e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë.

Lexo më Shumë

Asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit mbi gabimet skandaloze të librave të përkthyer në gjuhën shqipe të dedikuara për studentët. TV Shenja ka tentuar që të kontaktoj këtë institucion dhe të marrë një qëndrim mbi këtë çështje, megjithatë ata kanë injoruar emailin tonë nëpërmjet të cilit ne pyetëm këtë ministri se pse ka lejuar që librat në shqip të botohen nga shtëpi botuese maqedonase dhe a do të ndërmarrin masa për përmirësimin e tyre. Por, ata zgjodhën që këtyre pyetjeve t’iu përgjigjen me heshtje. Nxënsësit dhe studentët shqiptarë viteve të fundit vazhdimisht janë përballur me literaturë shqipe e cila përmbante…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore ka mbajtur sot konferencën e fundit të këtij viti për media,  në të cilën e ka vlerësuar vitin 2016 si jo të mirë për ekonominë vendore. Shkak për këtë, sipas kësaj ode, ka qenë ndër të tjera edhe kriza e stërzgjatur politike. Nazmi Ejupi nga kjo odë tha se në të shumtën e rasteve qeveria nuk kishte qasje konstruktive dhe nuk ishte e hapur për të dëgjuar propozimet e biznesit. Ndërkohë, si sfera ku çalon Maqedonia e të cilat ceken edhe në Raportin e Progresit të KE, Ejupi ka përmendur mes tjerash, borxhin publik, defiçitin…

Lexo më Shumë

Maqedoninë në vitin 2017-të e presin shumë sfida, ndërsa do të jetë e vështirë formimi i qeverisë së re. Kështu deklaruan analistët politik në emisionin “Arena” në TV SHENJA. Sipas Nano Ruzhinit, janë të mundshëm disa skenare për formimin e qeverisë: të vazhdoj koalicioni i deritanishëm VMRO-BDI me plus deputetë të Aleancës për Shqiptarët, koalicion i cili sipas tij do të ishte fatal për BDI-në. Skenari tjetër sipas tij, është që LSDM me partitë opozitare të formoj koalicion, por i cili do të ishte josbatbil deri në zgjedhje të reja. “Dhe mundësia e tretë është që VMRO-DPMNE të kërkoi nga…

Lexo më Shumë

118 deputetët e rinj ishin sot prezent në seancën konstitutive të Kuvendit, ndërsa munguan deputetët e PDSH-së. Me seancën është duke udhëhequr ish kryetari i Kuvendit, Trajko Velanovski. Si zëvendës të tij u emëruan deputetët Stojan Millanov dhe Jusuf Hasani. Për kryetar të Komisionit për verifikim u zgjodh Vllatko Gjorçev, ndërsa anëtarë janë Petre Shilegov, Rexhail Ismaili, Fadil Zejneli dhe Surija Rushiti. Oliver Spasovski nga LSDM tha se Velanoski me këtë po e shkel Rregulloren dhe se ai nuk duhet të udhëheq me seancën.

Lexo më Shumë

Javën e kaluar 4.195 persona janë prekur nga gripi, ndërsa vitin e kaluar në të njëjtën kohë numri I të prekurve nga gripi ka qenë 109 persona, që done të thotë se këtë vit numri i të sëmurëve është për 40 herë më i madh tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik. Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se numri i rasteve të regjistruara edhe këtë javë e kalon kufirin e aktivitetet sezonal, ndërsa aktiviteti i virusit të gripit është në nivel të lartë të mesëm. Numri më i madh i personave të prekur është në Shkup- 728, në…

Lexo më Shumë

Sot kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami realizoi një takim miqësor me Ambasadorin Suedez, Mats Staffansson. Gjatë këtij takimi miqësor u diskutuan zhvillimet e fundit në vend si dhe situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Me këtë rast kryetari Kasami e ka njoftuar Ambasadorin Staffansson për qëndrimet e BESËS përkitazi me qeverisjen e ardhshme. Takime të këtilla janë duke u realizuar intensivisht nga Lëvizja Besa me diplomatë ndërkombëtarë në Shkup.

Lexo më Shumë

Për rerth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 filloristë dhe 80.000 të shkollave të mesme, sot është dita e fundit e gjysmëvjetorit të vitit shkollor 2016/2017. Pushimi dimëror do të zgjasë deri më 18 janar 2017 kur do të vazhdojë mësimi. Në vitin shkollor duhet të ketë 180 ditë pune, ndërsa duke pasur parasysh atë se në këtë vit shumica e festave janë në ditë pune, pushimi dimëror është më i shkurtë për një ditë, sqarojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Lexo më Shumë

 Me verifikimin e mandateve të deputetëve të sapozgjedhur sot duhet të verifikohet përbërja e nëntë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Sipas ndryshimeve të fundit të Rregullores, me mbledhjen duhet të kryesojë kryetari i Kuvendit në largim, Trajko Veljanoski. Në koordinimin e djeshëm, mospajtime me atë që Veljanoski ta udhëheqë mbledhjen shprehi përfaqësuesi i LSDM-së, Oliver Spasovski. Në rend dite të mbledhjes së parë kuvendore janë zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit verifikues, verifikimi i mandateve të deputetëve, zgjedhja e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarë dhe zëvendës të tyre në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe zgjedhja e kryetarit…

Lexo më Shumë