Kryetar i partisë LIBRA, Ben Blushi, ndryshe nga ç’ka ndodh rëndom në ditë festash ka zgjedhur të urojë kundërshtarët e tij politikë me rastin e Vitit të Ri. Kam një urim special për gjithë ata që këtë Vit e harxhuan duke u marrë me njeriun dhe jo me idenë. Ideja shkon më larg se njeriu dhe njeriu që shkon pas idesë ecën me larg se njeriu që shkon pas njeriut! Megjithatë duke e ditur se do bëni të njejtën gjë edhe gjatë Vitit te Ri dua t’ju uroj! Urime kundërshtarë. Takohemi Vitin tjetër kur do jeni më pak dhe shumë…
Author: almakos
Ndërrimin e motmoteve qytetarët e Shkupit dhe qyteteve të tjera të Maqedonisë pritën Vitin e Ri nëpër sheshet dhe qendrat e qyteteve, duke u argëtuar me spektaklin e fishekzjarreve dhe me koncerte të ndryshme festive. Në sheshin “Maqedonia” në qendër të Shkupit nuk munguan fishekzjarret të cilat krijuan një atmosferë festive për qytetarët e pranishëm. Përveç atmosferës festive në sheshin e qytetit, edhe nëpër pjesë tjera të Shkupit vërehet një lëvizshmëri e madhe dhe atmosferë festive, me aktivitete të ndryshme nëpër restorane, bare dhe shtëpi private. Atmosferë festive me fishekzjarre ka patur pothuajse nëpër të gjitha sheshet kryesore të qyteteve…
Mbrëmja e Vitit të Ri në Shkup ka dërguar qindra persona në klinikat dhe shtëpitë e shëndetit në Shkup. Në Klinikën për toksikologji në Shkupi me urgjencë janë dërguar 28 persona të alkoolizuar, një person me dozë të tepruar të drogave, por janë trajtuar edhe persona që kanë pësuar lëndime nga fishekzjarrët dhe fatkeqësitë natyrore, raporton SHENJA. Nga klinika për Toksikologji njoftojnë se gjatë mbrëmjes së vitit të ri janë regjistruar edhe katër raste të vdekjes në kushte shtëpiake të personave nga 40 deri në 60 vjet. Në klinikën Toksikologjike në Shkup mbrëmë janë pranuar 28 pacientë nga të cilët…
Foshnja i parë në Shkup për vitin 2017 ka lindur në Çair dhe është djalë. Ai ka ardhur në jetë në ora 4 e 15 minuta nga nëna Hikmete Ramadani Emini. Foshnja ka lindur 3 kilogram e 400 gram dhe e gjatë 53 centimetra. Drejtori i Spitalit për Gjinekologji dhe Akusheri “Nënë Tereza” në Çair, Bashkim Ismaili deklaroi se foshnja dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Lindja ka ndodhur në 4 e çerek, ka filluar për lindje spontane, ka përfunduar me operacion, ka kaluar mirë edhe nëna edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Probleme nuk ka…
LSDM nëpërmjet një komunikate ka thënë se në Maqedoni në vitin 2017 do të vjen jeta, do të ketë rritje të rrogave për qytetarët dhe do të hapen vende të reja të punës. “Do të kemi shëndetësi falas, arsim kualitativ me më pak orë dhe më shumë suksese, institucione që punojnë për të mirën e qytetarëve. Maqedoninë do ta vendosin në themele të shëndosha të lirisë dhe barazisë së qytetarëve, ligjit dhe drejtësisë shoqërore”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, në të cilën mes tjerash thuhet se Maqedonia në vitin 2017 do të jetë shtet më stabil.
Prej sot, 1 janar 2017, shfrytëzuesit e transportit publik duhet detyrimisht të posedojnë kartelë elektronike edhe për vozitje në automjetet e transportuesve privat. “Kartela elektronike mund të merret në të gjitha vendet shitëse të NPK Shkup, në vendet shitëse shtesë të rrjetit për shitje në 50 lokacione të ndryshme dhe në të gjithë autobusët e NPK Shkup dhe transportuesit privat”, informon Qyteti i Shkupit. Me hyrjen në fuqi të sistemit të integruar tarifor, Qyteti i Shkupit solli vendim për periudhë promovuese prej një muaji, me ç’rast me çdo kartelë të blerë elektronike të jopersonalizuar pasojnë pesë vozitje pa pagesë. “Nëse…
Ish ndërmjetësuesi në Marrëveshjen e Përzhinës, Peter Vanhoutte, në profilin e tij në Facebook, ju ka uruar qytetarëve të Maqedonisë Vitin e Ri, duke i inkurajuar ata që të mos dorëzohen në luftën për demokracinë dhe ëndrrat e tyre. “Për gjithë miqtë e mi në Maqedoni dhe çdokund tjerër, ku demokracia nuk kuptohet mirë ose neglizhohet nga ata në pushtet. Shumë falenderime për mbështetjen e ngrohtë në vitin 2016. Dhe për vitin 2017: mos e humbni shpresën se demokracia është e mundshme, mos e humbni besimin për një të ardhme më të mirë” shkruan Peter Vanhoutte në Facebook.
Foshnja e parë në Shkup në vitin 2017 është mashkull ndërsa ka lindur në orën 04:15 në Spitalin special për gjinekologji dhe akusheri “Nënë Tereza” në Çair. Foshnja peshon 3 kilogram dhe i lartë 53 centimetra. Ky është fëmija i parë i nënës Hikmet Ramadan Nuredini, njoftuan nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza. Tradicionalisht pritet që foshnjën dhe nënën e tij ta vizitojë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Johan Tarçullovski është deputeti i vetëm në Ballkan, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit. Por kjo nuk ka penguar VMRO DPMNE-në që ta vendos në Parlament dhe pa asnjë ndjenjë faji. Deputetët shqiptar nga Besa dhe LR PDSH dje në Parlament kërkuan që atij të mos i verifikohet mandati por, Trajko Veljanovski tha se nuk ka mundësi të tillë ligjore. Sipas profesorit të juridikut Osman Kadriu në Kodin Penal të Maqedonisë qartë theksohet se nuk mund të relativizohet ose mohohet krimi kundër njerëzimit. Duke pasur parasysh se Tarçullovski është i dënuar nga Tribunali i Hagës, institucion…
Kriza politike, ekonomia e dobët, puna e Prokuroria Speciale Publike, zgjedhjet e 11 dhjetorit janë këto disa nga gjërat të cilat për shumicën e qytetarëve të Maqedonisë e karakterizojnë vitin që po lëmë pas. Disa prej tyre me shumë optimizëm presin që viti 2017 do të sjellë ndryshime, e disa të tjerë janë skeptic për një gjë të tillë. “Vitin 2016 e mbajmë mend me shumë probleme, me shumë të këqija edhe 2017 mendoj se do të vazhdojë ashtu, ashtu siç kanë filluar këta ‘gazdallarët tanë’, mendoj se nuk do të bëjnë asgjë sikur ka filluar, por shpresoj që do…
Derisa Prishtina përuron pjesë të autostradës “Arbër Xhaferi”, Shkupi zyrtar vazhdon ta lëjë mënjanë këtë projekt. Në kuadër të këtij projekti, një segment të autostradës Shkup-Prishtinë, prej rreth 13 kilometrash duhet ta realizoj Qeveria e Maqedonisë. Por rruga Shkup Bllacë, pra pjesa e autostradës që lidh Maqedoninë dhe Kosovën mbetet akoma një projekt i pafilluar dhe i njëjti ka mbetur vetëm në letrën e platformave të njëpasnjëshme të Bashkimit Demokratik për Integrim, parti kjo që po premton këtë projekt disa cikle zgjedhore radhazi. Ish zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi, në prill të vitit 2014 para biznesmenëve të Odës Ekonomike…
Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka shfrytëzuar rrjetin social facebook për ti uruar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë për ndërrimin e vitit. “Të nderuar shqiptarë, të nderuar qytetarë, në këtë ditë të ndërrimit të motmoteve, përfitoj nga rasti t’u uroj që 2017-ta të jetë për të gjithë një vit i paqes, suksesit, begatisë dhe mirëqenies. Urime! Bilall Kasami”, ka shkruar Kasami.

