Author: almakos

 Jakup KRASNIQI Nuk duhet të jesh lexues e dëgjues i vëmendshëm që mos të vëresh inferioritetin e krerëve të koalicionit qeverisës (Kryeministrit dhe vartësit të tij), para sulmeve të vazhdueshme që vijnë nga kryeparët e politikës së Beogradit. Vetëm ditëve të fundit nga tre të parët e politikës se Beogradit (Nikoliqi, Vuçiqi e Daçiqi), pra pas marrëveshjeve të 25 gushtit, të thoshin, Nikoliqi: “Gjithçka në Kosovë është e Serbisë”, Vuçiqi: “Kërkon nga Greqia që mos të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në UNESK-o”, ndërsa Daçiqi: “Shqiptarët janë si ISIS-i”. Të gjitha këto dhe shumë çka tjetër që në kontinuitet vjen…

Lexo më Shumë

Prof.Dr.BRANISLAV SINADINOVSKI Skandali me spitalin “Shëndeti” në Tetovë tani e nje muaj me rradhe e ka okupuar opinionin e pergjithshem ne R.M Nga pershkrimi i shume akteve te panjohura te ketij skandali, para se gjithash, nga investitori dhe pronari Adil Mustafa, kuptuam se jofunskionimi i këtij objekti te rendesishem shendetesor në Tetovë, eshte me shume se 10 vjet, në te cilin pronari dhe parneret e tij te brendshem dhe te jashtem kane investuar me shume se 10 milionë euro, dhe e gjithe ky skandal i mosfunskionimit, vjen nga lojerat koruptive te rretheve politike qeveritare te lidhura me monopolet e biznesit…

Lexo më Shumë

Qenan Aliu ….Ne jemi të torturuar psigjikisht nga mënyra e të sqaruarit të gjërave nga tipi i Talat Xhaferit . Ky lloj, pa pik turpi po mundohen të justifikojnë CENSURËN. Si është e mundur të ndalohen mediat të publikojnë përmbajtje të materijaleve të cilat indicojnë dhe vërtetojnë konektimet për mareveshje , spinime , sajime dhe konstruksione të ndryshme për kriminalitet, shantazhim,rryshfete,blerje e shitje të pronës shtetërore ,sex dhe marëzira tjera, në dëm të qytetarit. Si mundë të bëhet shlyerja e publikimeve të materijaleve të përgjimit dhe tërheqja e tyre nga hapësirat e mediave në mënyrë RETROAKTIVE edhe atë në dëm…

Lexo më Shumë

I nderuari President z. Nishani, me gjithë respektin që kemi për ju, dua të shpreh brengen time për popullin shqiptarë në Kosovë dhe jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, sepse sikurse paraardhësit tuaj njashtu edhe ju meritoni kritika. Ne si qytetar të Kosovës kemi pritur më shumë nga ju, s’kemi besuar se do na leni në harresë, ashtu siç na la Evropa, të mbyllur nga të gjitha anët në mes të Evropës. A ndjehesh mirë kur qytetaret e Kosovës shkojnë dhe e marrin shtetësinë e një shtetit armik i cili para pak vitesh u mundua të na zhdukë nga faqja e…

Lexo më Shumë

Anëtarësimi I Kosovës në UNESCO ( United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization – Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ),pa dyshim do të jetë rrjedhë e të gjitha përpjekjeve të saja që është duke i bërë për respektimin e të gjitha normave,standardeve dhe ligjeve ndërkombëtare në fushë-veprimtarinë voluminoze që përfshihet në këtë organizatë të rëndësishme. Do të fokusohem posaçërisht në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të njerëzimit,edhe fushat tjera që i ka kompetenca kjo agjenci e rëndësishme e OKB-së,e kanë rëndësinë e vet. Plotësisht jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit dhe marrjen e…

Lexo më Shumë

DAUT Shasivari I nderuari Ali Ahmeti po ndaj kohë për me të shkruar një letër të hapur drejtuar ty si Komandat i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku në 2001 isha Ushtarë i UÇK–së nën komandën tuaj Në vitin 2001 unë dhe shumë shokë ju bashkangjitëm Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në atë kohë ndëgjonim një emër i cili do të jet përfaqsues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare KOMANDAT ALI AHMETI??? Mu dha rasti nga një lartësi diku reth 10 metra të të shihja një herë në malet e Sharrit, kur ju pashë me amblemën e UÇK- së u ndjeva shum krenarë edhe pse si…

Lexo më Shumë

Ramadan RAMADANI Opinionisti Ramadan Ramadani përmes profilit të tij në fb ka komentuar daljen në skenën politike në Maqedoni duke theskuar 5 arsye pse duhet përshendetur paraqitjen e UNITET-it. Ramadan Ramadani ne profilin e tij ne fb shkruan: Pse e përshëndetin formimin e Unitet-it? 1-Sepse me daljen e z.Ostren-it në tjetër organizim politik çlirohet ish-UÇK nga BDI dhe më lehtë në histori i mbetet atyre të cilëve vërtet i takonte: popullit. 2-Sepse me daljen e këtyre disa njerëzve të BDI-së, që asnjëherë nuk kanë qenë në ndonjë tjetër parti, përforcohet fakti se edhe BDI-në nuk e ka sjellë askush në…

Lexo më Shumë

Mersel BILALLI Fushata tani më ka filluar. Ata që na mbytën serisht na ofrohen si shpëtimtarë. Por, të fillojmë t’i numrojmë vetëm disa dështime nga të cilët edhe djalli do të skuqej. E para, dështim serioz në projektet strategjike siç janë posaçërisht – “Korridori Tetë – (K8)” me të gjitha komponentat e veta në vlerë prej mbi tetë miljardë evro, si dhe obstruimi i gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline). Në ndërkohë “K8” intenzivisht është duke u zëvendësuar me “Via Ignatia” greke, me çka edhe sikur të ndërtohet “K8” në të ardhmen, rentabiliteti i tij do të jetë në pikëpyetje. Këtu…

Lexo më Shumë

Nëse Bisedimet e Brukselit kanë qenë politike, nëse atje është folur për çështjet e brendshme të Kosovës, me një palë jashtë Kosovës, në rastin tonë me Serbinë, atëherë pjesë e bisedimeve është dashur të jetë domosdo edhe opozita në mënyrë që opinioni të ishte i informuar më kohë. Nuk ka asnjë dyshim, bisedimet e zhvilluar në mes qeverisë së Serbisë dhe të Kosovës me ndërmjetësimin e BE-së të zhvilluara në Bruksel, nuk kanë qenë të përgatitura, nuk kanë qenë transparente, nuk janë brenda Dokumentit ye Presidentit Ahtisari, janë tepër të dëmshme për funksionimin e shtetit të Kosovës, krijojnë një Bashkësi…

Lexo më Shumë

Dy ngjarje të rënda për një hark kohor prej pak kohësh kanë goditur shqiptarët e Maqedonisë. Fillimisht u “godit” Kumanova,ngjarje kjo e mbushur akoma me enigma dhe kushedi sa kohë do të duhet të zbardhet e plotë, a kushedi kurrë nuk zbardhet. Pas Kumanovës, u vërshua një tjetër zonë e madhe, me shumicë shqiptare, Tetova. Informacionet e para për Tetovën janë ende të turbullta, por që flitet për viktima. Pavarësisht se Kumanova dhe Tetova në thelb janë ngjarje krejt të ndryshme për nga natyra e tyre, ata bashkohen në një pikë, e ajo është se janë tragjedi e përbashkët. Në…

Lexo më Shumë

As në 2001-shin Shipkovica nuk ishte kështu. Nuk ishin kështu edhe zonat tjera të shkatërruara nga stuhia dhe tmerri që shkaktuan. Ishte një rufe në qiellin e kaltër. Njerëzit në fakt kishin tjera plane .Dikush kishte menduar për pushimet, të tjerë për gëzimet familjare, ahengjet tjera. Njerëzit madje kishin humbur shpresat se dicka do t’i jepte fund kësaj temperature ekstreme që mbterëronte prej ditësh.Gjithashtu shumë nga njerëzit kishin harruar vitet e largëta kur stuhitë kishin shkaktuar viktima dhe shkatërrim në këto zona. Kur qielli atë ditë u bë kaq i errët njerëzit kishin kohë që e prisnin me cdo cmim…

Lexo më Shumë