Indrit Hoxha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK për shkak të financimit të Kuvendit të Rithemelimit, raporton News24. Kuvendi i Rithemelimit u zhvillua në vitin 2021, i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, në atë kohë demokratët ishin në konflikt për vulën dhe logon e PD, pasi kjo e fundit drejtohej nga Lulzim Basha.
Author: almakos
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit do të fryjë erë mesatare perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -12 deri në -3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 0 deri në 7 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bie deri në -9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 3 gradë Celsius. Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM),…
Reshjet e shumta dhe rritja e prurjeve të lumit Seman kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, pas çarjes së argjinaturës në disa segmente. Si pasojë, uji ka vërshuar në tokat bujqësore të disa fshatrave përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.Situata është përkeqësuar gjatë mesnatës, kur uji ka arritur të përmbytë edhe disa banesa në fshatin Havaleas. Banorët janë detyruar të dalin nga shtëpitë e tyre dhe të qëndrojnë në rrugë për t’i shpëtuar përmbytjeve dhe rrezikut që paraqiste niveli i lartë i ujit. Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, të cilat po monitorojnë situatën dhe po ndihmojnë banorët…
Ish-prokurori Eugen Beci ka komentuar pjesëmarrjen e të Ngarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, në një aktivitet ku ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila aktualisht ka statusin e të pandehurës. I ftuar në emisionin “Studio24”, Beci theksoi se marrja zyrtarisht e Ballukut si e pandehur ka një rëndësi të veçantë në raport me standardet e marrëdhënieve të autoriteteve amerikane me zyrtarët shqiptarë. Sipas tij, SHBA njohin dhe respektojnë institucionet shtetërore shqiptare, por praktikat e tyre nuk lejojnë kontakte zyrtare me persona që janë nën hetim penal. “Nëse…
Gazetarja Klodiana Lala theksoi në “Studio24” se me dosjen e AKSHI-t është tronditur shteti shqiptar. Sipas saj tani është hapur “Kutia e Pandorës”, pasi shkoi deri në rrëmbimin e një biznesmeni. Klodiana Lala: AKSHI mendoj se është hapur kutia e pandorës. Do e shkërmoqë qeverinë e vendit. Mënyra si Agasi ka urdhëruar drejtuesit e institucioneve në vend do jetë tronditje. Do trondisë themelet e shtetit. Ka të bëjë me mënyrën si ka funksionuar. Është shkuar deri në rrëmbimin e një biznesmeni. Ishte njeri shumë pranë familjarëve të kryeministrit të vendit. U rrëmbye nga persona të veshur si oficerë policie.
Siç njoftoi Ministria e Brendshme, bëhet fjalë për 18 vjeçarin S.S nga Shkupi. “Personi kërkohet me urdhër arresti qendror dhe ndërkombëtar me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike Shkup për krim sipas nenit 300 të Kodit Penal”, thuhet në urdhër arrestin e lëshuar nga Ministria e Brendshme. Aksidenti rrugor në të cilin mori pjesë 18-vjeçari ndodhi më 9 janar në lagjen Kapishtec të Shkupit, kur ai goditi një grua 79-vjeçare me një Volkswagen Passat në pronësi të babait të tij dhe iku nga vendi i aksidentit. Po atë ditë, ai dhe babai i tij, me ndihmën e dy personave të tjerë,…
Profesoresha Arlinda Kadri Shahinoviq dhe avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska u zgjodhën sot si anëtare të Këshillit Gjyqësor. Në seancën e sotme, anëtarët e Kuvendit votuan për dy propozimet e Kryetares Gordana Siljanovska-Davkova, e cila theksoi në shpjegimin e saj se gjatë përzgjedhjes së kandidatëve, është udhëhequr nga ekspertiza, kompetenca, si dhe besueshmëria profesionale dhe personale e tyre. Siljanovska-Davkova theksoi se reformat në gjyqësor duhet të udhëhiqen nga individë që janë të njohur dhe të provuar në fushën e tyre. Siljanovska-Davkova tha se nuk i propozoi dy kandidatët sepse janë gra, por kryesisht për shkak të ekspertizës dhe kompetencës së tyre. Përfshirja…
Çfarë ndodh kur çmimi i një produkti thelbësor bie, por çmimi i një tjetër, si buka, rritet? Kjo është një pyetje që ka shqetësuar shumë qytetarë të Kosovës, sidomos pas deklaratave të fundit nga kreu i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu. Ai ka theksuar se çmimi i miellit ka rënë, duke e bërë të paarsyeshme rritjen e çmimit të bukës. Zejnullahu ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e çmimit të bukës nga furrtarët, duke theksuar se kjo është një praktikë e papranueshme. “Çmimi i miellit ka rënë, prandaj s’ka arsye që të shtrenjtohet as buka, mirëpo kjo po ndodhë”,…
Rreth orës 18:00, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës, është regjistruar një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete tip “Golf”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur vëmendjen dhe si pasojë edhe kontrollin e automjetit, duke u përplasur fillimisht me një tjetër automjet të parkuar, po të të njëjtit tip. Pas përplasjes, automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar panik te qytetarët, pasi zona ku ndodhi aksidenti është një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit. Fatmirësisht, sipas informacioneve jozyrtare, automjeti nuk ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë, çka ka shmangur pasoja më…
Zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, ndërsa kanë nxjerrë nga banesa një të moshuar, e cila është asfiksuar nga tymi. E moshuara që jetont vetëm është transportuar në drejtim të spitalit rajonal për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit.
Numri i personave të infektuar me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin është rritur ndjeshëm në javën e parë të vitit të ri, madje në krahasim me vitin e kaluar shifra është pesëfishuar, tregon raporti i fundit nga epidemiologët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Gjatë javës së parë të vitit 2026, u regjistruan gjithsej 1.725 raste, që është 2.2 herë më shumë se në javën e kaluar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, pra javën e parë të janarit, numri i personave të infektuar është rritur me më shumë se pesë herë, dhe krahasuar me…
Pas lajmit të publikuar një ditë më parë për tre fëmijët në Durrës, Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit ka reaguar zyrtarisht duke bërë me dije se ka përfunduar mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial. Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të Shërbimit Social, organizata joqeveritare, Policia, Shëndetësia dhe institucione të tjera përkatëse, ku u diskutua rreth ndërhyrjes së menjëhershme në ndihmë të tre fëmijëve dhe nënës së tyre, Blerina Basha. Sipas drejtoreshës së Shërbimit Social, Diola Xhango, u vendos që fëmijët të ndihmohen urgjentisht me veshmbathje dhe të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e sëmundjes së tyre,…

