Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra sot në konferencë për shtyp prezantoi vizionin dhe prioritetet e tij për zhvillimin e Komunës së Strugës. Ai premtoi një fushatë të civilizuar dhe qytetare pa fyerje ndaj kundërshtarëve politikë dhe të njëjtën gjë e kërkoi edhe nga kundërshtarët e tij, duke thënë se nuk do të shikojë prapa asaj që ka ndodhur në të kaluarën, por do të punojë për të ardhmen. “Nuk dua të kthehem prapa dhe të flas për të kaluarën. Qytetarët e dinë të kaluarën dhe ne do të punojmë për të ardhmen, do të…
Author: almakos
Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Episodi”, duke arrestuar dy persona të dyshuar për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur më 5 shtator 2025, në lagjen nr. 5 të qytetit. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur gjatë një konflikti për motive të dobëta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit H. A. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar. Pas hetimeve intensive, Policia e Kukësit bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Frank Dida, 47 vjeç, banues në fshatin Pobreg. Ky shtetas rezulton i…
Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme solli vendim të mos fillojë procedurë në lidhje me Rregulloren për rregullimin e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve për mbështetjen e listave të kandidatëve të dorëzuara nga grupi i votuesve dhe mënyrën e përcaktimit të noterëve, për zgjedhjet lokale të vitit 2025, të miratuar më 17 gusht nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Paraqitësit e nismës në Gjykatën Kushtetuese janë Shoqata “Kongresi botëror i Maqedonisë” nga Shkupi i përfaqësuar nga kryetari Todor Petrov dhe Stevçe Stojanov. Në nismat e paraqitura nga Shoqata “Kongresi Botëror i Maqedonisë” paraqitësi thekson se me dorëzimin e Rregullores kontestuese është…
Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin për të arrestuarit që përdornin platforma online si XUEX apo TXEX, për të mashtruar qytetarët me premtimin e fitimeve të shpejta, pas investimeve në këto dy platforma. Për 4 nga të arrestuarit u caktua masa arrest në burg për 60 ditë, ndërsa për dy kamarierët dha masa “detyrim paraqitje”. Vendimet: Arber Cela , Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi , burg afat 60 ditor; Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj , dy kamarieret , detyrim paraqitje Të dyshuarit kanë përdorur platforma si “XUEX” dhe “TXEX” për të mashtruar qytetarët me premtime për fitime të…
Ndërsa sot pritej të jepeshin nga mbrojtja konkluzionet përfundimtare për dosjen “Sterilizimi” me 8 persona të pandehur, mes tyre ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj, ka dështuar seanca në Gjykatën e Posaçme. Procesi po bëhet me procedurë të shkurtuar, pasi të pandehurit pranuan aktet e dosjes, që është veçuar nga ajo e ish-ministrit Ilir Beqaj, ndaj të cilit po bëhet gjyq i zakonshëm. Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mungesa për arsye shëndetësore e avokatit Dritan Hamitaj, mbrojtës i ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Duke marrë shkas nga mungesa, SPAK kërkoi që seanca të mos vijonte dhe paraqiti një kërkesë…
Një i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë pas një sherri të ndodhur pasditen e sotme në Himarë. I dëmtuar ka mbetur 69-vjeçari i identifikuar si Përparim Popa. Mbeten ende të panjohura dinamika dhe shkaqet e krimit, teksa po hetohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ai ka marrë dëmtime në zonën e kraharorit kryesisht dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit për mjekim. Pasi i është dhënë ndihma e parë në Himarë, mësohet se i moshuari është përcjellë menjëherë për mjekim të specializuar në spitalin e Vlorës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe, së bashku me grupin hetimor, po…
Një burrë 60-vjeçar përjetoi pasoja të rënda shëndetësore pas përdorimit të ChatGPT për këshilla shëndetësore, duke zëvendësuar kripën e tryezës me bromur natriumi. Ky rast alarmant nxjerr në pah rreziqet e mbështetjes në inteligjencën artificiale për këshilla shëndetësore, duke na bërë të pyesim: A është e sigurt të besojmë në këto mjete për informacionin tonë shëndetësor? Megjithatë, një ankete e fundit tregon se shumica e amerikanëve e konsiderojnë informacionin shëndetësor të gjeneruar nga inteligjenca artificiale si “disi të besueshëm”. Kjo perceptim i gabuar mund të çojë në vendime të gabuara shëndetësore, duke rritur rrezikun për komplikacione të rënda. Ekspertët e…
Gjykata Themelore Penale në Shkup aktvendimin për të akuzuarën e dytë për rastin e onkologjisë, onkologen Meri Pesheva e cila e pranoi fajin do të publikohet më 22 shtator. Peshevska së bashku me ish drejtorin e Klinikës së onkologjisë, Nikolla Vasev dhe dy onkologët e tjerë akuzohen për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve. Për veprën që akuzohet Peshevska është parashikuar dënim me burg deri në tre vite. Prokurorja Ana Gogovska Jakimovska, në fjalën e saj përfundimtare tha se e akuzuara shprehu rrëfim dhe pendim të sinqertë dhe se gjatë gjithë procedurës dhe para PP edhe në Gjykatë, ka pasur sjellje…
Me afrimin e vjeshtës, vaksinat vjetore kundër viruseve respiratore rikthehen në fokus, duke përfshirë vaksinën e COVID-19. Këtë vit, udhëzimet për vaksinimin e COVID-19 janë bërë më të ndërlikuara, duke ngjallur shqetësime dhe pyetje të shumta mes qytetarëve. Çfarë ndryshon këtë sezon? Që nga viti 2021, CDC ka rekomanduar që të gjithë të rriturit të marrin vaksinën më të fundit kundër COVID-it çdo vit. Por këtë vit, sipas Sekretarit të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., CDC nuk do ta rekomandojë më vaksinën për fëmijët dhe gratë shtatzëna që janë të shëndetshme, duke lënë hapësirë për diskutime. Vaksina mbetet e rekomanduar…
Persona të paidentifikuar kanë bastisur një banesë në zonën malore të Shkodrës, ku duket se kishin informacione të besueshme se pronari i objektit posedonte edhe flori. Përveç shumës së parave, autorët kanë marrë edhe një sasi të konsiderueshme ari dhe kjo sipas denoncimit që vetë i dëmtuari 50-vjeçar ka bërë në Komisariat. “Ka kallëzuar shtetasi A. H., 50 vjeç, se i kanë vjedhur një shumë parash dhe një sasi floriri në banesën e tij, në fshatin Gruemirë-Çezmë, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri”, konfirmoi policia vendore. Pas kallëzimit dhe këqyrjes së kryer në banesë nga ekspertët për…
Akuzohej për kultivimin e një parcele me drogë në pyjet e Vaut të Dejës, kapet në arrati i mituri i shpallur në kërkim. Policia e Shkodrës bëri me dije ditën e sotme (17 shtator) se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan 17-vjeçarin e kërkuar. Ndaj tij Gjykata e Shkodrës ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”. “Ai dyshohet si bashkautor i kultivimit të 180 bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatin Mnelë, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin…
Fillimi i procesit gjyqësor për çështjen që lidhet me ndërtimin e ndërtesës së re të teatrit dhe bibliotekës në Tetovë është shtyrë përsëri. Seanca kryesore, e cila u ricaktua për sot, nuk do të zhvillohet për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve dhe ndryshimit të disa prej avokatëve. Siç kumtoi gjykatësi Elvedin Ferati, i akuzuari Sejdi Shasivari nuk mori pjesë në seancë për arsye shëndetësore, për të cilat avokati i tij paraqiti dokumentacionin përkatës mjekësor. Përveç kësaj, dy nga të akuzuarit – Artan Arsllani dhe Haki Fazliu – angazhuan një avokat të ri i cili kërkoi shqyrtim të…

