Author: almakos

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit ditën e sotme (13 janar) nga Spitali Rajonal të Durrësit, ku ai kishte shkuar për vizitë mjekësore bashke me disa të burgosur të tjerë dhe të shoqëruar nga disa efektivë. Sipas emisioni “Në Shënjestër”, efektivi i burgjeve, i cili ka ndjekur Ndocin gjatë momentit të tij të largimit, madje duke qëlluar edhe një herë në ajër, është identifikuar si Fatjon Baci. Baci është i njëjti efektiv, i cili vitin e kaluar është përfshirë në një tjetër episod të shqyrtuar nga drejtësia, por këtë herë me krye bashkiakun e arrestuar të…

Lexo më Shumë

Takimi i kryesisë së ngushtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili ka nisur para më shumë se tri orë e gjysmë, ende nuk ka përfunduar. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është duke zhvilluar diskutime me nënkryetarët e partisë dhe disa nga figurat kyçe të saj lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, si dhe hapat që pritet të ndërmerren në vijim. Zyrtarë të LDK-së kanë deklaruar para nisjes së takimit se bëhet fjalë për një takim konsultues, në të cilin do të bëhet një analizë dhe balancë e rezultatit zgjedhor të partisë. Ata janë shprehur të…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar automjetin tip Audi, me targë ‘AB 700 RS’, me të cilin është arratisur ditën e sotme nga Spitali Infektiv i Durrësit, Altin Ndoci. Besohet se arratisja e këtij personazhi të rrezikshëm të botës së krimit ishte e mirëplanifikuar, pasi automjeti në fjalë ka qenë duke e pritur atë në parkingun e spitalit. Altin Ndoci duke u larguar me vrap  Sipas raportimeve, Altin Ndoci ai kishte shkuar në spital për të kryer disa vizita mjekësore bashkë me një të paraburgosur tjetër dhe shoqëroheshin në total nga 5 efektivë policie, ndërsa dy qëndronin në furgon poshtë spitalit. Në një…

Lexo më Shumë

Përdhunimet suksuale ndaj të miturave nuk kanë të ndalur, madje më tragjikja, as babai nuk kursen vajzën e tij. Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka lëshuar ​urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore në dy raste të ndara në të cilat ekzistojnë dyshime për vepër penale – Përdhunim i një fëmije nën 15 vjeç sipas nenit 188 të Kodit Penal. Në rastin e parë, dyshohen dy të rritur nga Negotina, të cilët së pari kanë kryer vepër penale – Kënaqje e pasioneve seksuale para një tjetri sipas nenit 190 të Kodit Penal. Sikur të mos i mjaftonte kjo, ata kanë pasur…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe dënuar 2 persona të pandehur për akuzën e korrupsionit zgjedhor aktiv dhe pasiv. Vendimi u dha ditën e sotme (13 janar), për Pandeli Bozha dhe Vladimir Lushka, por ky dënim u konvertua në fund nga GJKKO në shërbim prove dhe shuarje. Prokuroria e Posaçme kishte nisur hetimet prej vitit të kaluar, duke e dërguar dosjen në gjyq. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët…

Lexo më Shumë

Zgjedhja për anëtar të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin një komuniteti që përbën më shumë se 20 për qind të popullsisë do të zhvillohet më 29 janar të këtij viti. Gjyqtarët  në zgjedhje të drejtpërdrejta do të votojnë për njërin nga gjashtë kandidatët: Afrim Jakupu (gjyqtarë i Gjykatës së Apelit Gostivar), Sadulla Iaziri (gjyqtar i Gjykatës Themelore Tetovë), Ylber Hasani (gjyqtar i Gjykatës Themelore Civile Shkup), Hasan Asani (gjyqtar/kryetar i Gjykatës Themelore Tetovë), Xhemali Saiti (gjyqtar i Gjykatës Supreme) dhe Shpresa Grainca Osmani (gjyqtare e Gjykatës Themelore Penale Shkup). Të drejtë vote kanë të gjithë gjyqtarët…

Lexo më Shumë

Blerina Basha bashkë me tre fëmijët e mitur vijon të qëndrojë në pediatrinë e spitalit të Durrësit. Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, ka komunikuar me 33-vjeçaren, e cila shprehet se ka punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, pasi nuk kishte asnjë mbështetje familjare. Ajo thotë se dje u ka blerë fëmijëve rroba, komplet pizhamash të ngrohta, dhe batanije për të kaluar natën në spital dhe askush nuk u ka dhënë veshmbathje, ndryshe nga sa ka deklaruar mbrëmjen e kaluar Ministria. “Kam punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, sepse nuk kam pasur asnjë mbështetje familjare. Prindërit…

Lexo më Shumë

Pezullohen nga detyra zinxhiri komandues i burgut të Durrësit pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali Infektiv i qytetit. Njoftimi i Drejtorise se Burgjeve për arratisjen e Ndocit: Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit. Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht…

Lexo më Shumë

Shtetasi turk Kadir Kara, i cili e pranoi fajësinë për vrasjen e bashkëkombësit të tij në një kafene në sheshin e qytetit “Sloboda” në Shtip, është dënuar me 17 vjet burg dhe dëbim nga vendi, pasi do ta vuaj dënimin në burgun e Maqedonisë së Veriut. Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Shtip, Sashko Georgiev sot informoi se pas seancës dëgjimore më 19 dhjetor 2025 në Gjykatën Themelore në Shtip, në të cilën Kara e pranoi fajësinë, gjykata ka marrë këtë vendim për veprën penale të kryer vrasje dhe posedim të paautorizuar të armës. Njëherit sot në Gjykatën Themelore të Shtipit…

Lexo më Shumë

Ka vijuar gjyqi në mungesë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, aktualisht në arrati, lidhur me dosjen e njohur si “Buka”, ku ai akuzohet për shpërdorim detyre. Në seancën e radhës janë shënuar përplasje mes mbrojtjes së Ahmetajt dhe prokurorit të SPAK, ndërsa në sallë kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të familjes Myderizi, të dëmtuar nga vepra penale. Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, paraqiti një sërë kërkesash për prova në lidhje me çështjen e “Buka” sh.a., duke deklaruar se është i autorizuar nga klienti i tij të bëjë të ditur se Ahmetaj nuk e pranon akuzën, deklarohet i pafajshëm dhe e…

Lexo më Shumë

Në nëntor të vitit 2025 gjithsej 77.570 turistë kanë realizuar 146.605 bujtje në vend. Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 25,7 për qind janë të vendit, ndërsa 74,3 për qind janë turistë të huaj. Enti Shtetëror i Statistikës sot njoftoi se më së shumti turistë të huaj në nëntor kishte nga Turqia, 12.401 pastaj vijojnë Gjermania – 11.812, Serbia – 3.793, Greqia – 3506… Numri i bujtjeve në nëntor të vitit 2025 arrin 146.605, nga të cilët 33,9 për qind janë nga turistët vendor, ndërsa 66,1 për qind nga turistët e huaj. Në periudhën janar-nëntor të vitit 2025, në krahasim…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sot duke komentuar me ironi arratisjen e bujshme të Altin Ndocit, armikut të Nuredin Dumanit, nga Infektivi i Spitalit të Durrësit, duke nënvizuar se në një narkoregjim, “provat zhduken natyrshëm dhe vrasësit fluturojnë”. Nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, ai bën analogji me zhdukjen e verës me vlerë 4 mln euro nga bodrumi i ambienteve të Ergys Agasit, që ishte e sekuestruar nga SPAK, por u vodh mistershëm. “Në narkoregjimin e Edi Ramës u “arratis” pa nam e nishan edhe kantina e tij personale e verës,…

Lexo më Shumë