Author: almakos

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh me rastin e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. Donald Lu thekson se Shqipëria dhe Amerika kanë një marrëdhënie të veçantë. Ai ka falënderuar shqiptarët për urimet e tyre me rastin e emërimit të Trump. “Ne falenderojmë shqiptarët e shumtë që i kanë ofruar presidentit të ri Trump dhe zonjës Trump urimet e tyre të përzemërta. Në 25 vite përgjatë qeverive të ndryshme në Uashington dhe në Tiranë ka qenë gjithmonë e vërtetë se shqiptarët dhe amerikanët kanë çmuar një lidhje të gjatë dhe të thellë mes tyre. Presim…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Dashamir Tahirit për sigurinë e padisë, teksa tani mbetet në fuqi vendimi i KQZ për heqjen e mandatit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi rreth 1 muaj më parë mandatin e deputetit, Dashamir Tahirit, për mos deklarimet në formularin e vetëdeklarimit në lidhje me ligjin e dekriminalizimit. Nëpërmjet avokatit, Fatmir Braka, ish-deputeti i Partisë Demokratike kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit të KQZ-së derisa çështje të shqyrtohej në themel. “Vendimi i Gjykatës Administrative është jo i drejtë. Sot i jemi drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar vendimin e KQZ-së”, tha avokati Braka. Sa…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Dashamir Tahirit për sigurinë e padisë, teksa tani mbetet në fuqi vendimi i KQZ për heqjen e mandatit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi rreth 1 muaj më parë mandatin e deputetit, Dashamir Tahirit, për mos deklarimet në formularin e vetëdeklarimit në lidhje me ligjin e dekriminalizimit. Nëpërmjet avokatit, Fatmir Braka, ish-deputeti i Partisë Demokratike kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit të KQZ-së derisa çështje të shqyrtohej në themel. “Vendimi i Gjykatës Administrative është jo i drejtë. Sot i jemi drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar vendimin e KQZ-së”, tha avokati Braka. Sa…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë (MPJ) përmes rrugës diplomatike kërkoi korrigjim urgjent të emërimit të Republikës së Maqedonisë nga ana e organeve shtetërore në Republikën e Maqedonisë. Reagimi vijoi pas paraqitjes së emërimit të Republikës së Maqedonisë me referencën dhe shkurtesën nga referenca e pikë-pagesave në Republikën e Serbisë. “Shfrytëzimi i referencës dhe shkurtesa nga referenca në vend të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë është në kundërshtim me marrëdhëniet e krijuara diplomatike midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë. Kjo parregullsi duhet menjëherë të korrigjohet. Besojmë se provokimi i tillë i cili i lëndon…

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët në vend mëngjesin e sotëm po zhvillohet me vështirësi nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës. Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” kumtoi se nga ora 10 është pezulluar ndalesa për automjete të rënda transportuese në aksin Mavrovë – Dibër. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar dhe në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i “CEZ Albania”, Josef Hejsek  është thirrur në gjykatën penale për procesin gjyqësor që po zhvillohet në ngarkim të administratorit të kompanisë ‘DIA’, Kastriot Ismailaj. Ndërsa pas gjykatës Josef Hejsek  është thirrur që të paraqitet për të dëshmuar edhe në komisionin Hetimor për cështjen CEZ, që drejtohet nga Taulant Balla. “I kërkojmë shtetasit cek Josef Hejsek të paraqitet ditën e hënë orën 10:00 në Komisionin Hetimor Parlamentar. Hejsek është thirrur si person që ka dijeni dhe i përfshirë në cështjet nën hetim nga Komisioni“shprehet Balla. 20 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shpreson që administrata e re Trump do të vijojë angazhimin amerikan në Shqipëri, si garancia e vetme për të intensifikuar më tej kursin euro-atlantik të rajonit. Me anë të një postimi në Facebook, ai falenderon dhe sekretarin aktual të shtetit John Kerry për përkushtimin e treguar ndaj Shqipërisë. “Teksa Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry lë detyrën, dëshiroj ta falenderoj përzemërsisht për përkushtimin e dëshmuar në çimentimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikundër për angazhimin e tij dhe të administratës së Presidentit Barack Obama për konsolidimin e proceseve demokratizuese…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e qershorit po trokasin dhe dy partitë e mëdha janë në kërkim të aleancave sa më të gjera. Por ku të jetë LSI në këto zgjedhje? A do të vazhdojë koalicionin me PS, do të dalë e vetme apo do të lëvizë në krahun tjetër? Në lidhje me këtë, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi dhe avokati i njohur, Spartak Ngjela dha një mendim në Top Story-n e kësaj të enjte. Ai përjashton mundësinë që PS dhe LSI të dalin bashkë në koalicion në qershor. “LSI nuk ka asnjë mundësi që të bëjë koalicion me PS. Shenjat janë që…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se votimi elektronik është alibia e re e qeverisë së vjetër në rrugën e një humbjeje tjetër. Kreu i qeverisë veçoi, sipas tij, tre të pavërteta që po ripërtypen përditë me sebepin e votimit elektronik. Postimi i Ramës “E pavërteta e parë: Këtë mënyrë votimi e paskemi kërkuar ne kur ishim në opozitë! E vërteta është se ne nuk kemi kërkuar asnjëherë votim elektronik. Kemi kërkuar vetëm identifikim elektronik te zgjedhësve në QV dhe numërim elektronik të votave. E kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nuk e kemi kërkuar…

Lexo më Shumë

Gjatë dy ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 18 aksidente, nga të cilat në njërin prej aksidenteve, lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor, në pesë, lëndime të lehta trupore kanë marrë 11 persona, ndërsa në 12 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material. Policia e trafikut të mërkurën ka kryer kontroll në 10 aksidente rrugore. Në tre prej tyre me lëndime të lehta trupore kanë kaluar gjashtë persona, ndërsa shtatë janë me dëme të shkaktuara materiale. Siç informon për MIA-n, inspektori i pavarur Dragan Veljanoski dje është kryer kontroll në gjithsej tetë aksidente. Në një…

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët në vend mëngjesin e sotëm po zhvillohet me vështirësi nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informon se ndalesë për automjete të rënda transportuese ka në aksin Mavrovë – Dibër. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Nga vendkalimet kufitare, për dalje nga Maqedonia pritet deri në 30 minuta në Deve Bair drejt Bullgarisë, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata. Komunikacioni ajror tani për tani po zhvillohet sipas të planifikuarës. Sipas ueb faqes së aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh” mëngjesin e sotëm janë realizuar të…

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta u prit në një takim nga kryetari i Komisionit për Agrikulturën të Senatit Amerikan, Senatori Pat Roberts. Gjatë këtij takimit, Roberts vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë duke nënvizuar se prezenca e Meta në SHBA kontribuon në ruajtjen dhe rritjen e këtyre marrëdhënieve. Ndër të tjera, në këtë takim Roberts theksoi se: “Është një privilegj që ju kemi sot këtu në një moment kaq të veçantë. Faleminderit që jeni pjesë e këtij eventi. Jeni shumë i mirëpritur. Ne besojmë se në të…

Lexo më Shumë