Author: almakos

Paga të ulëta, reduktim i orareve, zvogëlim i ditëve pune, mungesë e disa linjave transportuese, siç janë 9 dhe 19, kaos nëpër autobusë, mungesë e pajisjes me kartela elektronike, janë vetëm disa nga ankesat e shumta që shoferët dhe pronarët e autobusëve që vijnë si pasojë e projektit të ri që e kanë sjellur për sistemin e ri elektronik të autobusëve. Për këtë gjë, pronarët e shoferëve privat sot realizuan takim me këshilltarin e PDSH-së në Qytetin e Shkupit, Idriz Orana dhe ndaj këtij të fundit ato i shprehën të gjitha pakënaqësitë që i kanë për shkak të sistemit të…

Lexo më Shumë

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Bexhihudin Shehapi, mbush programin e ri të vitit 2017 me projekte të vjetra. Shehapi, në prezantimit e programit kulturor tha se është një program që ka thyer rekordin, megjithatë në të përfshihen një pjesë e konsiderueshme e objekteve kulturore shqiptare që kanë filluar me vite dhe nuk po mbarojnë akoma dhe për të cilat premtohet edhe këtë vit. Një ndër to është edhe Teatri Kombëtar i Shkupit, për të cilin Shehapi, tha se këtë vit shpreson se do të rikonstruohet. “Sa u përket projekteve që janë pjesë e programit qeveritar për këtë vit është…

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë. Kjo “pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza”, thuhet në njoftimin e shpërndarë per mediat. “Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një…

Lexo më Shumë

Teksa ka kaluar një vit nga miratimi i rezolutës për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të KiE-s, nuk bëhet ende zbatimi i plotë i saj. Gjatë debatit në AP të KiE, Valentina Leskaj, kryetare e delegacionit shqiptar, tha se kolegët kosovarë trajtohen ende si vizitorë dhe nuk kanë të drejtën e fjalës. “Është për të ardhur keq që plot një vit pas miratimit të kësaj Rezolute nuk ka progres real në përmbushjen e paragrafit 13 të saj. Kuvendi i Kosovës e ka kryer detyrën e tij në këtë aspekt, duke caktuar një delegacion, në përputhje me kërkesat e Asamblesë, të përbërë…

Lexo më Shumë

Vdekshmëria e lartë në nivel vjetor në Maqedoni është prodhim i ndotjes së lartë të ajrit. Kështu vlerësoi ambasadori  BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar i cili  shtoi se ndotje e ajrit vazhdon që të shkaktojë rreziqe serioze për shëndetin e njerëzve në vend. Ambasadori Zhbogar potencoi se Bashkimi Evropian e mbështet, më shumë se dhjetë vjet, forcimin e kapaciteteve kombëtare për menaxhimin me cilësinë e ajrit. Në përfundimin e “tuining projektit” për cilësinë e ajrit, euroambasadori deklaroi se problemi me cilësinë e ajrit nuk njeh kufi, andaj BE i përkrah autoritetet në gjetjen dhe menaxhimin e masave dhe planeve për…

Lexo më Shumë

Tensione dhe përplasje të mëdha janë paraqitur në BDI mes grupeve që janë pro dhe kundër koalicionimit me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit. Brenda kësaj partie sot dhe nesër do të zhvillohen edhe disa mbledhje të organeve partiake dhe funksionarëve të kësaj partie, ndërsa më së voni të dielën pritet të merret vendimi përfundimtar nëse do të formojnë ose jo Qeveri me partinë e Gruevskit. Pro vazhdimit të koalicionit me partnerin e deritanishëm janë disa ish funksionarë, ish ministra dhe ish zëvendës kryeminstri Musa Xhaferi, si dhe udhëheqësia e BDI-së në Shkup. Por, kjo degë edhe për brenda është e ndarë…

Lexo më Shumë

Në fillim të këtij viti jemi dëshmitarë se qytetarët kanë vështirësi me transportin publik në Shkup, kjo për shkak se Qyteti i Shkupit ka realizuar disa ndryshime në transportin publik, duke mos u përgatitur paraprakisht për këtë ndryshim. Kështu blerja e biletave në vetëm gjashtë pika është një problem serioz për qytetarët, me çka në këto pika po shkaktohet kaos dhe pritje të gjata,  kanë thënë nga Lëvizja BESA.. “Për sa i përket kësaj çështje, diçka shqetësuese që po ndodh me transportin urban është edhe tërheqja e autobusëve me numër 9 dhe 19, po ashtu nga ndërmarrja publike e transportit…

Lexo më Shumë

Parlamentaret Europiane kanë diskutuar në Strasburg progresraportin vjetor për nëntë vendet anëtare nën monitorim, ndër to edhe Shqipëria. Në rezolutën e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës theksohet se miratimi i amendamenteve kushtetuese ka hapur rrugën për një reformë tërësore dhe gjithëpërfshirëse të gjyqësorit shqiptar në mënyrë që të sigurohet paanësia dhe pavarësia nga influenca dhe presioni kryesisht politik. Reporterët Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly kanë vënë në dukje se zbatimi praktik i reformës në drejtësi dhe në veçanti i Vettingut, rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë mbetet kusht edhe në hapjen e negociatave të anëtarësimit…

Lexo më Shumë

Pas publikimit të djeshëm të projekteve që do t’i mbështesë Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, ku edhe një herë ra në sy qëndrimi diskriminues ndaj kulturës shqiptare në Maqedoni dhe për këtë arsye pati reagime edhe nga botuesit shqiptarë, Shtëpia Botuese “Logos-A” – Shkup e dënon këtë veprim diskriminues dhe selektiv të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë. “Me këtë rast ritheksojmë se para dy viteve kur Sekretarit Shtetëror të Ministrisë së Kulturës ia lamë për kafe mjetet qesharake që ishin ndarë për botimet tona, ne as nuk kemi aplikuar me ndonjë projekt botues, por as që…

Lexo më Shumë

Korrupsion në Maqedoni po merr përmasa të një epidemie. Kështu kanë thënë nga Lëvizja BESA, pas Raportit të Transparency International në të cilën thuhet se Maqedonia për sa I pëërket korrupsionit radhitet në vendin e 90-të, në listën e 176 vendeve në botë.  “Kështu edhe një herë po dëshmohet se mungon vullneti për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit dhe akoma përballemi me ndërhyrje politike në gjyqësor dhe ndërhyrje të pajustifikuara në operacionet dhe proceset vendimmarrëse ditore të anti-korrupsionit dhe organeve gjyqësore. Po ashtu vlen të përmendet edhe fakti i hidhur se mediet dhe sektori civil vazhdojnë t’i vuajnë nga presionet…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot është takuar me ambasadorin e Sllovakisë, Martin Bezak, ndërsa e ka informuar atë për pritshmëritë e LSDM-së, rreth proceseve politike të cilat duhet të kontribuojnë në demokratizimin dhe normalizimin e vendit, kanë thënë nga LSDM, përcjell “SHENJA”. “Maqedonia është përballë një obligimi serioz për zbatimin e reformave prioritare që dalin nga Raporti i Pribesë dhe Komisionit Evropian, të cilët do të kontribuojnë në rikthimin e proceseve demokratike në shtet. Këtë obligim serioz mund ta bëjë vetëm një qeveri e përgjegjshme e formuar në bazë të vullnetit të qytetarëve për ndryshim”, ka thënë Zaev në…

Lexo më Shumë

Deputeti Ben Blushi ia kushtoi tërësisht fjalën e tij gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë çështjes së Kosovës  duke akuzuar qeverinë shqiptare se ka pasur ndikimin më të dobët në rajon për zgjidhjen e krizës mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas Blushit, pasoja e vetme dhe e arsyeshme e ndarjes së Veriut të Kosovës, do të ishte bashkimi i saj me Shqipërinë “Është e qartë se serbët duan ta ndajnë Kosovën. Nuk besoj dhe nuk kam arsye ta besoj se ky është projekt ndërkombëtar, por jam i sigurt se në të ardhmen për shkak të hutimit të përgjithshëm mund…

Lexo më Shumë