Nga nesër (30 janar) e deri më 3 shkurt, 18.600 maturant do i nënshtrohen testimit ekstern. Qendra për maturë shtetërore ka bërë të ditur se në këtë testim do të përfshihen 18.600 maturant që janë në përfundim të shkollimit të mesëm. Një javë para testimit maturantët kanë marë informacione lidhur me ditët e testimit ndërsa të premten që kaloi shkollat kanë shpërndarë dhe orarin e lëndëve në të cilat do të testohen nxënësit. Rezultatet përfundimtare do të bëhen publike më 7 shkurt.
Author: almakos
Mandatari Nikolla Gruevski, sot duhet të tregojë nëse ka arritur të mbledh 61 deputetë për të formuar qeveri. Nëse nuk arrin as sot, atëherë ai duhet të kthej mandatin. BDI pas konsultimeve brendapartiake nuk arriti as ditën e djeshme të jep një përgjigje definitive se a do të shkojnë në koalicion me VMRO-në. Zëdhënësi i kësaj partie ka thënë se po shqyrtohen pesë opsione: koalicionim me VMRO-DPMNE-në, me LSDM-në, mbetjen e BDI-së në opozitë, qeveri të zgjeruar si dhe opsionin për zgjedhje të reja. Sot prej në orën 14:00 pritet të vazhdoj takimi I kryesisë së BDI-së.
Edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, pas mbledhje së kryesisë qendrore deklaroi se debati do vazhdojë edhe nesër dhe do të sillet një vendim. “Kemi vendosur që nesër të vazhdojmë përsëri me të njejtin format. Thjeshtë nuk janë shterur të gjitha argumentet të cilat anëtarët e kryesisë i kanë për të gjitha opsionet. Janë gjithë anëtarët e kryesisë, janë edhe deputetët dhe thjesht debati nuk është ende i shterur për të marrë vendime konkrete, ashtuqë lam hapësirë që nesër të vazhdojmë debatin”, deklaroi Osmani. Ai tha se po bisedojnë si me VMRO DPMNE-në poashtu edhe me LSDM-në, ndërsa gjuha shqipe…
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë qendrore të BDI-së, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti u tha gazetarëve se nuk ka përgjigje se me cilën parti BDI do të bëjë koalicion, por se po bëhen analiza për një vendim sa më të mirë për shqiptarët. “Nuk ka përgjigje me kë shkohet në koalicion. Analizohen të gjitha opsionet për vendim sa më të mirë në dobi të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë, për popullin shqiptar, maqedonas, serb, vlleh, dhe janë duke u diskutuar të gjitha opsionet”, deklaroi Ahmeti. I pyetur se pse nënkryetari i partisë Nevzat Bejta ka…
Ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret edhe takimi i sotëm i Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim. Pas mbarimit të takimit, para medieve foli zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili tha se edhe nesër do të vazhdojë mbledhja, ku do të diskutohen 5 opsionet të cilat zëdhënësi i BDI-së i përmendi më herët gjatë ditës. Nga ana tjetër, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit theksoi se po shqyrtohen të gjithë mundësitë për, siç tha ai, veprim sa më të mirë dhe në dobi të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Republikës së Maqedonisë. I pyetur…
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi konventën zgjedhore për njësinë administrative numër nëntë të Bashkisë së Tiranës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zëvendëskryetari i LSI-së, z. Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari, Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi, si dhe drejtues të organizatave të partisë për këtë njësi. Në fjalën e tij, zëvendës kryetari i LSI-së ndau bindjen e tij se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike e cila është në shërbim të qytetarëve dhe një forcë politike e cila është besnike ndaj qytetarëve. Sipas z. Vasili , për LSI-në interesi…
Mungesë e parkingut që e bënë kolonën me kilometra, mosfunksionim i disa teleferikëve, mos mirmbajtja e ambientit janë disa nga ankesat që turistët i shprehnin për teleevizionin Shenja ndaj qendrës turistike Kodra e Diellit. Kjo qendër siç thonë ata është një perlë me kapacitete të mëdha por nuk mirëmbahet dhe shfrytëzohet ashtu siç duhet nga insitucionet. Ka shumë vite që kjo qendër turistike ëshët lënë anash dhe e vetmja gjë që i ka ngelur kësaj Kodre është bardhësia e bores. “Ne jemi klub skijimi, funksionojmë disa vite, unë vet kam qenë skijator dhe e di si ka qenë Kodra e…
Nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në vend vërehet shtimi i numrit të fëmijëve lypsar. Ajo që vërehet edhe më shumë është prania gjithnjë e më e madhe e fëmijëve për të cilët nuk dihet as nga vijnë e as ku përfundojnë pas një dite të rraskapitur. Në emisionin “Gjurmë” u trajtua çështja se kush janë këta fëmijë, për kënd kërkojnë lëmoshë, a e shijojnë lëmoshën ata dhe familjet e tyre dhe sa ata janë të sigurt. Një i moshuar lypsar i cili ka pranuar të flas në kushte anonimiteti për emisionin “Gjurmë” ka shpjeguar golgotën të cilën e kalojnë…

“Të shpëtojmë Kodrën e Diellit” është iniciativa e disa qytetarëve të cilët kanë shprehur revoltën e tyre për gjendjen e tanishme të kësaj qendre turistike. Hamdi Sulemani, tha që të vetëdijshëm për rëndësinë shëndetësore, ekologjike, turistike dhe ekonomike që ka Kodra e Diellit, u mor iniciativë që të fillojnë një fushatë për shkak të lënies pas dore të kësaj qendre nga ana e institucioneve. “Të brengosur nga moskujdesi, mosinvestimi, anashkalimi, lënia pas dore, përdhosja e qendrës turistike, dikur ndër më të njohurat e ish-Jugosllavisë, nga ana e institucioneve lokale dhe shtetërore. Ne, qytetarë të vullnetit të mirë, që dëshirojmë ta…
Shpërthimi i Lefter Kokës tregoi pjesën e dukshme të situatës mes Partise Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, lëvizje që tregojnë temperaturën në rritje të tensionit mes Metës dhe Ramës. “Këta njerëz tashmë të interesuar qoftë nga të ardhurat apo qoftë nga pushteti kanë vetëm një lajtmotiv, si do mundemi të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë pushtet. Janë eksponentë të caktuar që kanë ardhur nga qytete të ndryshme për të drejtuar policinë e shtetit, nuk kanë asnjë lidhje me policinë, janë mjeshtër ndoshta të bërjes së punëve që ata dinë mirë t’i administrojnë. Kjo jam i bindur do të sjellë…