Author: almakos

Ndonëse gjatë prezantimit të programit vjetor për vitin 2017, sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehabi, u lavdërua se ky program përfshinë shumë projekte që ndërlidhen me promovimin e kulturës shqiptare jashtë vendit, faktet flasin ndryshe nëse analizojmë projektet që do të realizojnë Qendrat Kulturore të Republikës së Maqedonisë në Nju Jork dhe në Sofje. Shehabi tha se bëhet fjalë për një program rekord sa i përket numrit projekteve në 20 vjet, ku sipas tij, theksi është vënë tek veprimtaria botuese dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Mirëpo, duke i numëruar projektet që artistët shqiptarë do t’i realizojnë nëpër Qendrat Kulturore të…

Lexo më Shumë

Mirë është që qytetarët të shohin se çfarë është i gatshëm të bëj Nikolla Gruevski për interesat e vet, nga frika prej drejtësisë dhe vendimit për ndryshime, kanë thënë nga LSDM. “Shqiptarët i quante ‘shiptari’, kërkonte 63 deputetë të mos varet nga BDI, ndërsa tani lutet për përkrahje. Dërgoi disa ofendime dhe vulgaritete ndaj përfaqësuesve ndërkombëtar në Maqedoni,  ndërsa tani kërkon t’ju vardiset. Gjithë këtë e bën vetëm se po ballafaqohet me përgjegjësi nga qeverisja e tij kriminele”, thuhet në reagimin e LSDM-së, përcjell “SHENJA”. Ata kanë shtuar se i akuzuari Nikolla Gruevski nuk ka se çfarë të i ofroj…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka arritur në selinë e BDI-së, në Reçicë të Vogël, ku kryesia e kësaj partie po diskuton në lidhje me hapat e ardhshme që do të ndërmerr sa i përket koalicionimit. Ahmeti para gazetarëve ka thënë shkurt se bisedimet janë të rënda, dhe se edhe sot pritet që të zgjasin, përcjell “SHENJA”.

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike nesër nga ora 10:30 e deri më 12:30 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Ivan Cankar” në komunën e Karposhit. Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, pa rrymë prej orës 9 e deri në orën 10 do të mbesin edhe shfrytëzuesit e rrugës “Mice Kozar” në komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa prej orës 9 e deri në orën 13 shfrytëzuesit e fshatit Gërçec, në komunën e Sarajit.

Lexo më Shumë

Eliot Engel u tregua mjaft i ashpër me regjimin iranian në fjalën e mbajtur përpara Komitetit të Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. “Kur shikon qëndrimin e Iranit, vëren fare qartë sa negativ ka qenë ai në Siri, e sa negativ ka qenë në Liban, ku ndihmon Hezbollahun”, u shpreh kongresmeni amerikan. “Hezbollahu, – shtoi Engel, – është kukulla e Teheranit, është zgjatim i tij, është grupi i tij terrorist”. Në seancë merrnin pjesë shumë pjesëtarë të të dyja partive nga Kongresi dhe përfaqësues të komuniteteve iraniano-amerikane. “Ata janë tmerrësisht të këqinj”, ishte reagimi i kongresmentit, kur erdhi fjala…

Lexo më Shumë

Një tërmet është regjistruar sot në ora 11:14, 50 kilometra në perëndim të Shkupit, 8 kilometra në afërsi të fshatit Shipkovicë. Tërmeti ka qenë me intensitet prej 2.7 shkallëve sipas Rihterit, ndërsa ka qenë në thellësi prej 9 kilometrave.

Lexo më Shumë

Partia Demokratike akuzoi sot PS-LSI se pas prishjes së pazarit mes tyre janë duke e kthyer në një show çështjen e arrestimit të të shumëkërkuarit Klemend Balili. Sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani në një deklaratë për mediat akuzoi qeverinë se po e fsheh Klemend Balilin, duke zbuluar edhe vendin që sipas tij është Tepelena, ku po mbahet nën kujdesin e kryetarit të kësaj bashkie, Tërmet Peçi. Deklarata e plotë e PD Pas presionit të hapur ndërkombetar për arrestimin e Klement Balilit dhe pasi u prishën për pazarin e ditës, PS dhe LSI kanë nisur sherrin dhe shfaqjen e…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike akuzoi sot PS-LSI se pas prishjes së pazarit mes tyre janë duke e kthyer në një show çështjen e arrestimit të të shumëkërkuarit Klemend Balili. Sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani në një deklaratë për mediat akuzoi qeverinë se po e fsheh Klemend Balilin, duke zbuluar edhe vendin që sipas tij është Tepelena, ku po mbahet nën kujdesin e kryetarit të kësaj bashkie, Tërmet Peçi. Deklarata e plotë e PD Pas presionit të hapur ndërkombetar për arrestimin e Klement Balilit dhe pasi u prishën për pazarin e ditës, PS dhe LSI kanë nisur sherrin dhe shfaqjen e…

Lexo më Shumë

Më ftohtë në mëngjes ishte në Petrovec të Shkupit, ku janë matur -18 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale prej zero gradë është matur në Dojran. Sipas DPHM-së, -16 gradë janë matur në Manastir, -14 në Tetovë, -12 në Demir Kapi dhe Kumanovë, -11 në Shkup-Zajçev Rid dhe Berovë, -10 në Strumicë dhe Mavrovë, -9 në Prilep dhe Shtip, -8 në Kriva Pallankë, -7 në Krushevë, -6 në Pozharane dhe Lazaropole, -5 në Gjurishte, Gjevgjeli, Topolçan dhe Pretor, -4 në Vinicë dhe -2 në Ohër. Deri në orën 8:00 shtresa më e lartë e borës ishte në Mavrovë 64 centimetra, ndërsa…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Niko Peleshi ka folur nga Korça në lidhje me replikat e fundit PS-LSI, duke deklaruar se reforma në drejtësi nuk lë kohë aspak për lojëra politike. “Më kanë habitur disa deklarata. Të gjithë presin që qeveria të punojë. Kemi përpara reformën në drejtësi, që është reforma e reformave. Vetting-u kërkon kontribut dhe nuk të lë kohë të merresh me lojëra politike”, nënvizoi Peleshi. “Kemi detyra të mëdha përpara dhe nuk na mbetet kohë për lojëra politike. Ne presim nga LSI-ja që t’i japim vrull dhe impulsin e duhur reformave”, shtoi zv/kryeministri. 29 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Prej në orën 14:00 pritet të vazhdoj takimi i kryesisë së BDI-së, në të cilën duhet të vendos nëse do të shkoj në koalicion me VMRO-DPMNE-në, apo do të vendos për një nga pesë opsionet, e përmendur nga zëdhënësi i kësaj partie. Nga BDI kanë thënë se janë  duke biseduar si me VMRO DPMNE-në poashtu edhe me LSDM-në, ndërsa gjuha shqipe mbetet kushti kryesor pa të cilin nuk mund të arrihet një marrëveshje me ndonjërën prej partive maqedonase. Zëdhënësi Bujar Osmani tha se ka dallime në qëndrime mes funksionarëve të BDI-së, por nuk ka mosmarrëveshje dhe mbizotëron një debat konstruktiv.

Lexo më Shumë