Author: almakos

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat, tha se kryeministri Rama ka vendosur të mos zbatojë dekriminalizimin, të mos zbatojë vendimin e prokurorisë, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, madje as vendimin e qeverisë së tij, për largimin e Elvis Rroshit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. “Më 29 dhjetor të vitit të kaluar, KQZ zbatoi urdhërin e prokurorisë për t’i hequr mandatin Elvis Rroshit, bazuar në ligjin e dekriminalizimit, dhe pas kësaj doli një vendim qeverie që e shkarkonte atë nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Por dje, ministri i financave…

Lexo më Shumë

Analisti politik Todor Pendarov, në një prononcim për Anadolu Agency (AA), foli për situatën aktuale politike në vend, skenarët e mundshëm për daljen nga kriza politike, si dhe marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit nga prizmi i ndikimit të fuqive të mëdha. Labirinti i krizës politike: Nga ajo politike deri te kriza e mundshme e sigurisë Analisti Pendarov thotë se kriza politike nuk është vetëm politike, por edhe institucionale, duke shprehur mundësinë që gjithashtu të paraqitet edhe krizë e sigurisë në qoftë se e njëjta vazhdon. “Deri në zgjedhje, kishim krizë politike, kurse tani kemi një krizë institucionale dhe shpresojmë se…

Lexo më Shumë

Analisti politik Todor Pendarov, në një prononcim për Anadolu Agency (AA), foli për situatën aktuale politike në vend, skenarët e mundshëm për daljen nga kriza politike, si dhe marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit nga prizmi i ndikimit të fuqive të mëdha. Labirinti i krizës politike: Nga ajo politike deri te kriza e mundshme e sigurisë Analisti Pendarov thotë se kriza politike nuk është vetëm politike, por edhe institucionale, duke shprehur mundësinë që gjithashtu të paraqitet edhe krizë e sigurisë në qoftë se e njëjta vazhdon. “Deri në zgjedhje, kishim krizë politike, kurse tani kemi një krizë institucionale dhe shpresojmë se…

Lexo më Shumë

Njëri ndër themeluesit dhe aktualisht, veteran dhe anëtarë nderi i VMRO-DPMNE-së, Mane Jakovlevski, në emisionin Faktor 24 ka deklaruar se kanë pasur njerëz brenda kryesisë së ngushtë të BDI-së që i kanë informuar lidhur me rrjedhën e mbledhjes së kryesisë. Siç thotë Jakovlevski, këta informatorë të cilët i quan miq, kanë informuar në detaje edhe kur merrej vendimi nëse partia e Ahmetit do të shkojë në koalicion me VMRO-DPMNE-në ose jo. Ai ka shtuar se këta njerëz e kanë informuar se 1000 për qind është sjellë vendim për koalicionim me VMRO DPMNE-në, por se një paraqitje e Edi Ramës e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Rama duket se e ka bërë një projeksion të parë për 18 qershorin dhe “71” është numri i mandateve që PS, PDIU dhe FRD, sipas kreut të qeverisë, mund të fitojnë pa LSI-në. Por Bamir Topi, në një intervistë për Top Channel thotë se Fryma e Re Demokratike ende nuk ka një propozim për një koalicion parazgjedhor nga Partia Socialiste. “Nuk ka ende një ftesë zyrtare, por në politikë njihen edhe komunikimet e tjera, që nuk mungojnë. Ne jemi në koalicion për pushtetin vendor, por nuk kemi një koalicion për pushtetin politik”, deklaron Topi. Bamir Topi thotë se nuk…

Lexo më Shumë

Në edicionin e lajmeve të Televizionit SHENJA në orën 15:55, i ftuar në studio ishte analisti Bashkim Bakiu, i cili foli për ndryshimet e qëndrimeve të BDI-së. Qasjen e kësaj parti, Bakiu e cilësoi si qasje me dy kute.  Sipas tij, veprimi i këtillë i BDI-së shkon në favor të VMRO-së. Situatën momentale, ai e përshkroi me proverbin popullorë: Kërkoj punë, po lus Zotin që të mos gjejë, duke aluduar se Bashkimi Demokratik për Integrim po bën negociata për formimin e Qeverisë, por në fakt nuk është thellësisht e interesuar për të hyrë dhe për të formuar Qeveri. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Të dhënat e mbledhura në analizën e Agjencisë Anadollu tregojnë se në Maqedoni numri i pacientëve të rinj me sëmundjen e kancerit është më i madh në krahasim me Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa kjo e fundit edhe pse për çdo vit ka rritje të rasteve të kancerit, në rajon mbetet me numër më të vogël të rasteve të kancerit. Nga Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESE me rastin e Ditës Botërore në luftën kundër kancerit bëjnë të ditur se vdekshmëria nga kanceri i qafës së mitrës në Republikën e Maqedonisë shënon rritje në periudhën prej 2011…

Lexo më Shumë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where he commented on the judicial reform. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një statusi të publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook akuzon kryeministrin Edi Rama se po shkel ligjin e dekriminalizimit, duke mbajtur pranë një person si Elvis Roshi, të dënuar për prostitucion e të hequr nga bashkia e Kavajës përmes ligjit të dekriminalizimit. Sipas Bashës, Rama nuk ndahet dot nga krimi pasi synon ta…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një statusi të publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook akuzon kryeministrin Edi Rama se po shkel ligjin e dekriminalizimit, duke mbajtur pranë një person si Elvis Roshi, të dënuar për prostitucion e të hequr nga bashkia e Kavajës përmes ligjit të dekriminalizimit “Elvis Roshi i dënuar në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge, me mandat të hequr si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, mbetet i plotfuqishmi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit. Dalja e tij krah…

Lexo më Shumë

Partia LIBRA e Ben Blushit do të dalë vetëm në zgjedhjet e 18 qershorit, duke shmangur të bëhet pjesë e koalicioneve parazgjedhore. Gjatë prezantimit të programit, Blushi tha se “ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe ne nuk duam që qeveria dhe elita e korruptuar e Tiranës të numërojnë votat tona. Ato janë votat e një partie të lirë të cilët nuk mund ti numërojnë ata që shesin dhe blejnë votat. Votat e LIBRA-s janë votat e lirisë që nuk mund dhe nuk duhet të numërohen nga robëria e korrupsionit dhe degradimit të shoqërisë sonë”. Blushi u shpreh pro kërkesës së…

Lexo më Shumë

BDI nuk do t’i jep LSDM-së nënshkrimet për të marrë mandatin dhe më pas të bisedojë për formimin e Qeverisë, por kusht është që fillimisht Zaev të pranojë platformën dhe më pas të mer mandatin. Partia e Ahmetit ndryshon rregullat për caktimin e mandatarit dhe bisedimeve për formimin e Qeverisë. I pyetur nëse do të mbështesin LSDM-në për të siguruar 61 nënshkrimeve të nevojshme që kjo parti të fitojë mandatin, zëdhënësi Bujar Osmani në emisionin e mbrëmshëm Top Tema sqaroi rregulla të reja të cilat nuk u shtruan gjatë bisedimeve të para me VMRO-DPMNE-në kur Nikolla Gruevski u njoh si…

Lexo më Shumë

Mot me reshje të shiut dhe erë pritet që të mbizotërojë edhe gjatë periudhës vijuese. Kështu paralajmërojnë sinoptikanët nga Enti Hidrometereologjik. Sipas tyre, gjatë ditës së sotme vranësira me reshje të shiut ka pasur veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa nuk ka munguar as era nga drejtimi jugperëndimor. Reshjet e shiut në këto pjesë do të vazhdojnë deri në fund të ditës dhe do të intensifikohen në orët e mbrëmjes ku gjithashtu do të vazhdoj të fryjë edhe erë.  Ndërkohë në pjesët malore pritet që të ketë edhe reshje të dëborës. “Reshje do të kemi edhe në pjesët e…

Lexo më Shumë