Author: almakos

Tre muaj para zgjedhjeve të 11 majit SPAK ka publikuar “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”. Kjo strategji mbështetet në verifikimin në terren të indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme. “Verifikimin e raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme. Monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve. Bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin Qendror…

Lexo më Shumë

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim nga ‘Interpol Roma’ pasi akuzohet nga Gjykata e Ternit, Itali, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, është arrestuar sot në Lezhë. Bëhet fjalë për shtetasin Serxhio Nikolli, 25 vjeç, banues në Shënkoll. I riu do të ekstradohet drejt Italisë. “Kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 25-vjeçar, i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike”, njofton policia. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Terni”, vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një…

Lexo më Shumë

Nga data 10 deri më 16 shkurt janë regjistruar 2726 raste të reja me grip, që është 5.3 për qind më pak se një javë më parë. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, 616 persona. Më pas vijon Manastiri me 286, Kumanova me 249, Strumica 220, Shtipi 184, Tetova 180, Kavadari 165, Ohri 118, ndërsa në rajonet e mbetura numri i të infektuarve është i barabartë ose më pak se njëqind. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, sot në një deklaratë për media rekomandoi që qytetarët të shmangin tubimet, të ajrosin lokalet dhe të…

Lexo më Shumë

Është marrë në mbrojtje gjyqtari i Fierit, Vladimir Cjapi, i cili denoncoi se është kërcënuar me jetë nga Arben Isufajt, i njohur me nofkën Ben Qimja, një personazh kontrovers i botës së krimit. Nën dyshimet se kishte kanosur me jetë gjyqtarin e Fierit, Vladimir Cjapi, gjykata urdhëroi kontroll në banesën e Arben Isufajt. Isufaj, 55-vjeçar nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur forcat speciale zbarkuan në Sheq të Madh dhe e rrethuan. Por, gjatë kontrollit, sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, në banesën e të fortit të Fierit, u sekuestrua një pistoletë që kishte të gdhendura inicialet e tij, një…

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar sot në rrugën Kapshticë-Bilisht, pasi akuzohen se kontranbanduan veshje nga Greqia në drejtim të Shqipërisë. Pas arrestimit, efektivët sekuestruan veshjet e kontrabanduara, 2 automjete dhe 3 celularë. Gjithashtu policia e Korçës njofton se po procedohen penalisht 4 punonjës të Degës Doganore Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. “Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit D. Ç., 46 vjeç (Drejtor i Degës Doganore Kapshticë), V. N., 38 vjeç (përgjegjës turni), K. P., 45 vjeç dhe R. M., 40 vjeç (doganierë), pasi dyshohet se nuk kanë kryer…

Lexo më Shumë

Shporta minimale sindikale për muajin shkurt arrin në 63.773 denarë (1036 euro) dhe është për 521 denarë (8.47 euro) më e lartë se në janar të këtij viti kur ishte 63.252 denarë. Me një banesë të marrë me qira prej 60 metrash katrorë, harxhimet mujore për një muaj arrijnë në 79.148 denarë (1286 euro), njoftoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Sipas përllogaritjes së LSM-së, nga shporta minimale sindikale një familje katër anëtarëshe duhet të ndajë 23.427 denarë (380 euro) ose 36,7 për qind për ushqim dhe pije, 5.800 denarë ose 9,1 për qind për veshmbathje dhe këpucë dhe…

Lexo më Shumë

Fanë Rugova, bashkëshortja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka qenë mbështetëse e vazhdueshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe e trashëgimisë politike të bashkëshortit të saj. Paraqitjet i ka tejet të rralla, por dashuria e popullit dhe familjes nuk i ka munguar asnjëherë, shkruan Kosovarja. Si rrallë herë, Fane Rugova është shfaqur si gjyshe e luntur krahë të birit Ukes, resë Blertes dhe nipërve. Fanë Rugova vazhdon të jetë një figurë e respektuar në Kosovë, duke mbështetur dhe promovuar vlerat demokratike dhe miqësinë ndërkombëtare që bashkëshorti i saj i kultivoi gjatë jetës së tij.

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë rrëzon një tjetër kërkesë të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit. Burime për News 24 bëjnë me dije se GJJKKO nuk ka pranuar ankimimin e Ajola Xoxës, e cila ka kundërshtuar kontrollet e BKH-së në zyrën në Apartamentin 11/4, që pala mbrojtëse e konsideron si magazinë në ‘Sky Tower’. Kujtojmë se ditën e djeshme Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Ajola Xoxës për sekuestrimin e celularit. Ajola Xoxa ankimoi  vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin sendeve të saj, por…

Lexo më Shumë

Nga BDI dega Çair kanë reaguar ndaj drejtoreshës së spitalit Gjinekologjik Çair se ka detyruar punonjësit duke i shantazhuar të marrin pjesë në tubimin e VLEN në këtë komunë “Me indinjatë të thellë denoncojmë skandalin e paprecedentë që ka ndodhur sot në Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair, ku drejtoresha e kësaj klinike, Pranvera Izairi, në mënyrën më të turpshme dhe kriminale, ka shantazhuar punonjësit, duke i detyruar të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it në Komunën e Çairit, nën kërcënimin se në të kundërtën do të disiplinohen dhe se ata me kontrata të përkohshme do të…

Lexo më Shumë

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë,  ka dëshmuar në seancën gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”. Në dëshminë e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala gjatë seancë me dyer të hapura për mediat, Nuredin Dumani ka dëshmuar se në banesën e dhëndrit të Agron Dukës kanë vjedhur një shumë prej mbi 500 mijë euro. “Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se…

Lexo më Shumë

Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani tha se institucioni që ai drejton ka përmbushur të gjitha obligimet që kanë të bëjnë me funksionimin e çerdheve në Haraçinë dhe Likovë. Sipas Limanit, tashmë u mbetet kryetarëve të komunave të vendosin se kur do të fillojnë me punë këto objekte për përkujdesje të fëmijëve parashkollorë.“I kam nënshkruar edhe pëlqimet, ua janë ofruar atyre, arsyet se pse nuk hapen çerdhet është çështje me të cilën por edhe për të cilën duhet të japin shpjegim ata por mendja ma merr se ato si kryetarë komunash i din hapësirat, mundësitë që i kanë. Unë jam…

Lexo më Shumë

Ka disa ditë që në rrjet është komentuar një fotografi e publikuar nga Blero dhe Santiana. Përveç shoqërisë mes tyre ka pasur thashetheme se ndoshta ka lindur ndonjë romancë. I ftuar në “Krejt n’debat” ai tha se këto janë thjeshtë aludime dhe nuk qëndron e vërtetë. “Për Santin kam shumë respekt, është një vajzë shumë e mirë edhe nuk ka asgjë. Ka qenë një takim i rastësishëm. Thjesht takohemi bëjmë fotografi. Kam respekt për të”, shtoi ai duke hequr të gjitha pikëpyetjet që “vluan” në rrjet.

Lexo më Shumë