Author: almakos

Përsëri alarmues niveli i ndotjes së ajrit në Shkup. Sipas matjeve që janë bërë mëngjesin e sotëm Shkupi ka rezultuar të jetë vendi me ajrin më të ndotur. Përqendrime më të larta janë matur në Gazi Babë 486,21 mikrogramë grimca PM10 për metër kub, Lisiçe 436,82, tek Rektorat 375,69, Karposh 251,55 dhe në Milladinovcë 111,93 mikrogramë. Përqëndrime të larta janë matur edhe në Kavadar prej 235,14 mikrogramë, Kumanovë 115,37, Veles 93,59, Kërçovë 58,86, Tetovë 50,90. Ndërsa, në qytetet tjera sipas matjeve që janë bërë,  përqendrimet janë në kufirin e lejuar maksimal, deri në 50 mikrogramë. Siapas Drejtoris për punë hidrometeorologjike, …

Lexo më Shumë

Zvarritja e formimit të Qeverisë dhe komplikimi i situatës nga ana e Presidentit Gjorge Ivanov, vetëm se e thellon edhe më tepër krizën politike në vend. Kështu vlerësojnë analistët politik, të cilët potencojnë se me veprimet e këtilla Ivanov i shkon për shtati Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Analisti Ismet Ramadani, thotë se zvarritja e formimit të Qeverisë shkon në dëm të shqiptarëve. “Humbja e kohës nuk shkon në favor të shqiptarëve sepse çfarëdo zgjedhje që mund të ndodhin, nuk e besoj se partitë shqiptare mund të kenë pozicion më të favorshëm si çë e kanë tani dhe prandaj duhet ta…

Lexo më Shumë

Nxënësit e klasës së parë në shkollën fillore “Vëllazërimi” në Nerez kanë ngelur pa mësimdhënës që nga fillimi i vitit shkollor. Në shenjë revolte, prindërit e tyre sot kanë mbajtur një protestë para shkollës. Ata thonë se kanë bërë kërkesa me shkrim edhe me gojë deri te drejtoresha dhe komuna por nuk ka vullnet për zgjidhjen e problemit. “Fëmijët çdo ditë detyrohen që të shkojnë të mësojnë me klasat e treta dhe me klasat e dyta te klasa e parë kështu që prindi kur vjen të merr fëmijën detyrohet që të kërkon fëmijën nëpër klasa. Problem që çdoherë ka pas…

Lexo më Shumë

Reforma zgjedhore ka përplasur edhe një herë mazhorancën dhe opozitën sa i takon afateve për nisjen e punës. Përmes bashkekryetarit të komisionit të reformës zgjedhore, Taulant Balla, Partia Socialiste i ka kërkuar Kuvendit të shtyjë dhe me 1 muaj mandatin e ketij komisioni. Struktura që bashkëdrejtohet edhe nga Oerd Bylykbashi, i skadon mandati në 9 shkurt. Kjo është shtyrja e dytë e veprimtarisë së komisionit që do të ndryshojë kodin zgjedhor. Në dhjetor, mandati u shty dhe me 2 muaj të tjerë, gjatë të cilave deputetët janë mbledhur vetëm 2 herë pa arritur asnjë dakordësi. Opozita, por edhe aleati…

Lexo më Shumë

Balta dhe gropat janë përditshmëria e banorëve të Vizbegut, të cilëve assesi t’u ndërtohen rrugët. Pamjet të japin pasqyrë të një vendi të harruar, sikur të mos ishin incizuar vetëm disa kilometra larg qendrës së Shkupit. Me shkrirjen e borës, gjendja e rrugëve është përkeqësuar edhe më shumë. Banorët thonë se disa janë adaptuar dhe nuk dalin nga shtëpia përpos se me veturë, por u dhimbsen fëmijët që për çdo duhet të kalojnë këto rrugë, për të arritur në shkollë.  “Kësaj vetëm mundesh t’i thuash rrugë, se rrugë nuk është. Edhe në kohën e luftës së dytë botërore rrugët më…

Lexo më Shumë

Municioni i cili u gjet në një bodrum banese në Çair, dyshohet të jetë gjetur në vendbanimin e E.M, vëllai i një ish funksionari. Ministri i brendshëm Agim Nuhiu tha se rasti ende po hetohet, prandaj nuk mund të konfirmojë asnjë dyshim që kishim lidhur me këtë rast. Nuhiu nuk komentoi nëse i dyshuari është arrestuar, vetëm se hetimin po e bën Prokuroria Themelore. Ai vetëm bëri të qartë se municioni është gjetur pas një denoncimi nga një qytetar.  “Pas paraqitjes se në një vend të caktuar në Shkup ka mjete të jashtëligjshme, policia ka marrë masa dhe aktivitete konkrete.…

Lexo më Shumë

Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska u mor në pyetje në Prokurorinë Speciale për siç tha, raste të cilat janë hapur më herët nga ky institucion.  Jankullovska nuk deshi të tregojë se për çfarë konkretisht e kanë marrë në pyetje por nuk hezitoi të akuzojë Specialen si dorë e zgjatur e LSDM-së e cila i vjen në ndihmë kësaj partie saherë që ka krizë dhe nevojë për poentim politik. “PSP qëmoti ka humbur besueshmërinë për të zhvilluar procedura juridike në shtet por e ruajti primatin e një prej pjesëve organizative më të shpërndara të LSDM-së, mjet në funksionin e tyre…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska pas takimit me përfaqësues të BDI-së, tha se në takim është folur për çështje konstruktive, si Maqedonia të del nga kriza. “Me BDI kemi biseduar se si shteti të del nga situate e cila u imponua nga presidenti Gjorge Ivanov. Këto bisedime do të vazhdojnë, në trupat partiak, deri në takimin e ardhshëm ku do të diskutohet për gjëra më konkrete”, deklaroi Shekerinska pas takimit, raporton SHENJA. https://www.dailymotion.com/video/x5as59z_takimi-lsdm-bdi-deklarata-e-radmilla-shekerinska_news

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi në dalje prej takimit me përfaqësues të LSDM-së tha se ata kanë paraqitur qëndrimet e tyre në tavolinë dhe se kanë pasur një takim konstruktiv, raporton SHENJA. “BDI është një parti politike e cila gjithmonë ka qenë e hapur për të diskutuar dhe për të pasur bisedime konstruktive, për sa i përket temave dhe prioriteteve të qytetarëve.  Për ne ajo që është e rëndësishme është se vendosëm në tryezë prioritetet që lidhen me platformën partive politike shqiptare  dhe pikat e pagonecioushme: Gjuha shqipe, realizimi i reformave në drejtës, integrime në NATO dhe BE”, tha ajo…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Bashkimit Europian bashkon zërin me ambasadën e SHBA-së dhe Avokatin e Popullit po ashtu, duke u bërë thirrje thirrje jusristëve shqiptarë të kualifikuar të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Rivlerësimit, për të plotësuar kështu anëtarët e ligjit të ashtuquajtur të “Vetting”-ut. “Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të kualifikuar, brenda dhe jashtë vendit, që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Rivlerësimit”, thuhet në një njoftim për shtyp në “Facebook”. Numri i aplikuesve ka shkuar në 12 deri në mesditën e së hënës, duke u dyfishuar që nga thirrja…

Lexo më Shumë

Sapo ka mbaruar takimi mes përfaqësuesve të BDI-së dhe të LSDM-së për formimin e qeverisë së re. Edhepse takimi fillimisht ishte planifikuar të jenë pa prezencë te mediave, të njejtat kanë pritur para hotelit “Holiday Inn” për deklaratë. Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, pas takimit nuk ka dashur të shpalosë detaje, por shkurt ka deklaruar se takimi me LSDM-në ka qenë konstruktiv, ndërsa fjalën e fundit e ka kryesia e partisë. ********** Përfaqësues të LSDM-së dhe BDI-së janë duke zhvilluar takim në hotelin “Holidey in” në Shkup. BDI po përfaqësohet nga nënkryetarët Teuta Arifi, Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta, ndërsa…

Lexo më Shumë

U organizua sot në Vlorë tryeza “Procesi i rehabilitimit të familjeve që kanë përjetuar dhunë psiko-socio-ekonomike”. Të pranishme në këtë takim ishin Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, zv.Ministrja e Integrimit Europian znj.Erisa Xhixho, përfaqesues të shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera të qarkut. Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha theksoi rëndësinë e bashkepunimit të të gjithë aktorëve për të luftuar dhunën në familje. “Shifrat në rritje të denoncimeve të dhunës ne familje,në një farë mase na bëjnë optimistë pasi ndryshimet ligjore në kodin penal dhe dënimet për këtë fenomen kanë bërë që sensibilizimi i grave dhe vajzave të…

Lexo më Shumë