Author: almakos

Ajri sot në mëngjes është i ndotur vetëm në Shkup. Në qytetet tjera janë matur koncentrime të PM10 – grimcave në suaza të kufijve të maksimale të lejuar deri 50 mikrogramë në metër kub. Në Shkup sot në mëngjes sipas matjeve, më i ndotur ajri është në Gazi Babë me 191,60 mikrogramë PM10 grimca në metër kub, te Rektorati me 118,32 Karposh 95, Lisiçe 93,54, Qendër 68.10 dhe në Milladinovc 31.03 mikrogramë në metër kub.

Lexo më Shumë

Reshje të reja të borës gjatë natës ka pasur vetëm në Tetovë, pas çka është formuar shtresë bore prej 6 centimetrave. Në pjesët e tjera reshjet ishin të shiout prej të cilave më intensive në Dojran ku kanë rënë 24 liktra në emtër katror, Berovë 22, Pozharan 12, Kriva Pallankë 11, Ohër 6, Shtip, Manastir dhe Krushevë 8, Gjurishte 7, Kuamnovë, Topollçan, Dmeir Kapi, Pretor, Dibër dhe Strumicë 6, Shkup 5, dhe Gjevgjeli, Prolep dhe Mavrovë 4 litra. Temperaturat e mëngjesit çdokund janë mbi zero, përveç në Mavrovë ku janë matur -2 gradë dhe në Tetovë dhe Llazaropole -1 gradë.…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë përmes Ambasadës së Maqedonisë në Uashington, përmes rrugës diplomatike kërkoi qëndrim nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për deklaratën e kongresmenit amerikan Dana Rohrabaker, të publikuara në një intervistë për “Vizion Plus” të Tiranës. “Kongresmeni është anëtar i Komitetit për punë të jashtme dhe kryetar i Nënkomitetit për punë evropiane. Qëndrimet e tij të shfaqura shkaktojnë shqetësim të madh në Maqedoni dhe rajon. Të njëjtat nxisin retorikë nacionaliste në fqinjësi, me çka na kthejnë në të kaluarën”, thuhet në kumtesën e MPJ-së. Prej aty shfaqin bindje se Departamenti i Shtetit në…

Lexo më Shumë

“I kërkoj falje kë mund të kem ofenduar pa dashje, përveç Taulant Ballës. Ai nuk e meriton”. Ish-kryetarja e Kuvendit për tetë vitet e Partisë Demokratike në pushtet ka deklaruar kështu në një intervistë në emisionin “Pasdite në Top Channel”. Jozefina Topalli, e njohur për drejtimin me dorë të fortë të Parlamentit, befas ka nxjerrë një anë tjetër, kur ka thënë se katër deputetë socialistë i kanë shkruar poezi dhe ja kanë lënë mbi tavolinë. Pasdite: Ke bërë njeri të ndjehet keq në Parlament? Jozefina Topalli: Nëse e kam bërë i kërkoj ndjesë. Nëse e kam bërë do t’i kërkoja…

Lexo më Shumë

Kush është koka e çmendur që thotë Ilir Meta? Saimir Tahiri, Edi Rama, apo Donald Lu? Kreu i Kuvendit mbështet publikisht kryeprokurorin Llalla, të akuzuar nga amerikanët se pengoi reformën dhe shkeli Kushtetutën. Gjatë intervistës së dhënë në Top Story, kreu i Kuvendit Ilir Meta shprehet se nuk është bërë palë në asnjë konflikt me askënd. “Jam palë me transparencën dhe të vërtetën, sidomos kur bëhet fjalë për një të vërtetë që ka ndodhur në Kuvendin e republikës së Shqipërisë, ku u hodh shorti. Kam patur për detyrë dhe kam ndjerë për detyrë që thjesht të bëj transparencën maksimale…

Lexo më Shumë

Kush është koka e çmendur që thotë Ilir Meta? Saimir Tahiri, Edi Rama, apo Donald Lu? Kreu i Kuvendit mbështet publikisht kryeprokurorin Llalla, të akuzuar nga amerikanët se pengoi reformën dhe shkeli Kushtetutën. Gjatë intervistës së dhënë në Top Story, kreu i Kuvendit Ilir Meta shprehet se nuk është bërë palë në asnjë konflikt me askënd. “Jam palë me transparencën dhe të vërtetën, sidomos kur bëhet fjalë për një të vërtetë që ka ndodhur në Kuvendin e republikës së Shqipërisë, ku u hodh shorti. Kam patur për detyrë dhe kam ndjerë për detyrë që thjesht të bëj transparencën maksimale të…

Lexo më Shumë

Ekipet negociuese të LSDM-së dhe BDI-së kanë filluar bisedimet për mbledhjen e 61 nënshkrimeve si kusht për marrjen e mandatit dhe më pas formimin e Qeverisë së re. Takimi i parë u zhvillua sot në Shkup në nivel të nënkryetarëve të partisë. Negociuesit e BDI-së thanë se në tavolinë i kanë shtruar prioritetet e platformës së partive shqiptare, si përdorimin e gjuhës shqipe, reformat në drejtësi dhe integrimet euroatlantike. “Vendosëm në tryezë prioritetet që lidhen me platformën e partive politike shqiptare dhe gjithsesi me pikat e panegociueshme të BDI-së, t’i përsëris edhe njëherë, që janë, gjuha shqipe dhe zyrtarizimi i…

Lexo më Shumë

Aty ku ekziston vullneti, e keqja lehtë bëhet e mirë. Me iniciativë të qytetarëve dhe me mjete të grumbulluara në mënyrë vullnetare, prë një periudhë të shurtë kohore deri sa zgjati pushimi dimëror, shkolla e fshatit Kopanicë nga një objekt në rënim i ndërtuar në vitin 1952, me kulm të pasigurtë, tavane që kullonin ujë dhe gjithçka për rreth në kontenzim e sipër, është shndruar në një shembull për gjithë rrethinën pasi tani më shkolla posedon nxemje qendrore, dysheme me pllaka, dyer të reja, fasadë të brendshme të re dhe bashkëkohore, invenar të ri (përveç bankave dhe drasave të zeza)…

Lexo më Shumë

Debati për votën e Shqipërisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara për rezolutën për bisedimet mbi një traktat për ndalimin e armëve bërthamore, ka bërë që deputetja Jozefina Topalli të kërkonte thirrjen e ministrit Ditmir Bushati në Komisionin e Jashtëm. Kreu i diplomacisë shqiptare ka sqaruar se, vota “pro” rezolutës dhe njëkohësisht në kundërshtim me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte një gabim njerëzor, e menjëherë është kërkuar ndryshimi i saj. “I njëjti gabim, për të njëjtën rezolutë, është bërë edhe nga dy vende të tjera, përkatësisht Itali dhe Estoni. OKB-ja do të publikojë votën kundër të korrektuar…

Lexo më Shumë

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë vlerësoi angazhimin e partive kryesore parlamentare për adresimin institucional e ligjor të çështjes së referendumeve menjëherë pas konstituimit të parlamentit të ri pas zgjedhjeve të 18 qershorit 2017. Përgjatë dy ditëve (2 dhe 3 shkurt), KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV), realizuan Konferencën Ndërkombëtare “NE POPULLI; Pjesëmarrja e Qytetarëve dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Përgjatë pesë sesioneve të para të Konferencës u soll në vëmendje nevoja për fuqizimin e rolit të qytetarëve dhe përfshirjen aktive të tyre në vendimmarrje dhe qeverisje, duke u bazuar në problematikën vendase dhe në disa modele ndërkombëtare, si…

Lexo më Shumë

Sot, për herë të parë në kuadër të Pilot projektit Klasë Hibride, në orën e Lëndës së Informatikës është mbajtur orë mësimore nga Profesoresha Pranvera Xhaferi në bashkëpunim me Univerzitetin e Evropës Juglindore ”M. V. Shtul” me Profesor Dr. Artan Luma. Ora mësimore është mbajtur me klasën I-3, duke promovuar “Mësimin në largësi”. Mësimin në largësi e realizoi prof.Dr. Artan Luma, profesor në Univerzitetin e Evropës Juglindore ”M. V. Shtul”. Në këtë rast nxënësit fituan njohuri në lidhje me njësinë mësimore: “Shprehjet relacionale dhe urdhëri if” Ky Pilot projekt është mundësuar nga Qeveria e R. Maqedonisë me angazhimin e: z.…

Lexo më Shumë

Kreu i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt gjatë një takimi me studentët e Universitetit të Arteve tha se rruga drejt progresit dhe një të ardhmeje më të mirë është e vështirë, por ia vlen.  Gjithashtu, ai garantoi se  OSBE-ja është e përkushtuar ta ndihmojë Shqipërinë në arritjen e standardeve më të larta demokratike me qëllim përmbushjen e Angazhimeve të saj në kuadër të OSBE-së. “Demokracia, Shteti i së Drejtës dhe të Drejtat e Njeriut janë shtyllat kryesore të shoqërive moderne dhe funksionale.  Në fakt, qeverisja funksionale në Shqipëri pengohet ende nga mungesa e dialogut në nivelet më të larta politike,…

Lexo më Shumë