Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe deputeti demokrat Asllan Dogjani kanë replikuar ashpër këtë të enjte në Kuvend. Dogjani ka tentuar të godasë ministrin, por ka ndërhyrë garda, duke e ndaluar. Dogjani tha se sistemi shëndetësor është në mjerim dhe se pacientët kanë frikë të reagojnë, gjithashtu dhe mjekët kanë frikë të reagojnë, sepse mund të hiqen nga puna nëse flasin për situatën mjerane të shëndetësisë. Nga ana tjeter, Beqaj e akuzoi se po mashtronte. “Flotën e ambulancave kemi vendosur ta dekocentrojmë me qëllim që autoambulanca të mbërrijë më shpejt. Një nga ato autoambulanca do rrijë dhe tek 21 dhjetori. Në…
Author: almakos
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi në merr të grupit të tij kishte kërkuar futjen e këtij pr/ligji sot në rend të ditës. Propozimi u kundërshtua nga deputetët demokratë në emër të të cilëve e mori fjalën deputeti Luçiano Boçi. Sipas PD, projektligji nuk ka kaluar akoma 48 orë nga miratimi në parim dhe nen për nen në Komision, çka është shkelje e rregullores. Ai kërkoi nga rikthimi në kuvend për a diskutuar sërish nga grupet e interesit. 9 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)
Kryetari i Partisë Demokratike u bëri thirrje qytetarëve të Durrësit të bashkohen në lëvizjen e madhe të 18 shkurtit në Tiranë, për të ndalur pushtetin e korruptuar dhe të inkriminuar që i ka braktisur ata, dhe që kërkon të ruajë interesat e tij klienteliste e korruptive. “Në sheshin Veliera të Durrësit, po shkatërrohet pasuria arkeologjike e qytetit me një projekt të paligjshëm e korruptiv të Edi Ramës e Vangjush Dakos, me të njëjtin kilent si në rastin e Stadiumit Qemal Stafa”, tha Basha. Basha e denoncoi këtë aferë dhe u bëri thirrje qytetarëve për protestë duke folur në zonën ku…
Një person është lënduar lehtë në njërin prej gjithsej gjashtë aksidenteve të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material. Policia rrugore dje sanksionoi 12 drejtues të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, pesë drejtues të cilët kanë kaluar në semafor të kuq, tre drejtues të cilët i kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, 12 drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe 19 drejtues të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk kanë…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka besim të plotë tek Ambasada dhe Ambasadori amerikan në Shqipëri. Këto janë deklarata zyrtare ekskluzive për Top Channel, i cili iu drejtua Departamentit Amerikan të Shtetit pas artikullit të “Huffington Post”, ku Luke Cofey drejtor i politikave të Jashtme në Heritage Foundation, kritikon politikat e SHBA ne Ballkan dhe konkretisht për Shqipërinë, ndërhyrjen e Ambasadorit Donald Lu në politikat e brendshme. Top Channel kontaktoi Departamentin Amerikan të Shtetit. Top Channel iu drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit me disa pyetje pas botimit të artikullit në “Huffington Post”. Në përgjigjen e tij, DASH theksoi mbështetjen për punën…
Kongresisti amerikan, Dave Trott, bashkudhëheqës i Komitetit të Kongresit për Maqedoninë dhe Maqedono-Amerikanët, tha se Maqedonia është aleat i rëndësishëm i SHBA-së dhe nënvizoi mbështetjen për sovranitetin e saj. “Maqedonia ka qenë partner i rëndësishëm në avancimin e përpjekjeve të SHBA-së për siguri kombëtare në gjthë botën. Për më tepër, diaspora e Maqedonisë në SHBA ka qenë pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë dhe i ka kontribuar diversitetit dhe avancimit të të gjithë kombit tonë”, tha Trott. Komentet vijnë pasi ligjvënësi republikan, Dana Rohrabacher, ka thënë se Maqedonia “nuk është shtet” dhe se ajo duhet të ndahet midis Bullgarisë dhe…
Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selamit, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit. Shkëlqim Selamit ngriti padi në këtë gjykatë pasi iu hoq mandati si i prekur nga ligji i dekriminalizimit. Sipas Prokurorisë, ish-deputeti i LSI-së, nuk ka treguar të vërtetën për një masë arresti me burg. “Nxjerrë ndaj tij nga ana e Gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me ‘trafikim të qenieve njerëzore”, saktësoi shefja e kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme. 9 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)
Me anë të një shkrimi të Luke Coffey, gazeta prestigjioze amerikane Huffington Post, vë në dukje politizimin e zyrtarëve amerikanë dhe merr si shembull Shqipërinë, atje ku ambasada është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme, siç theksohet në shkrim. “Disa nga akuzat bëhen për marrëveshje të fshehta të Ambasadës me grupe të majtë si Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Fondacioni për Shoqëri të Hapur është një rrjet organizatash joqeveritare i George Sorosit, i cili promovon nëpër botë ideologjinë “përparimtare” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore me interesat amerikanë. Axhenda “përparimtare” e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e…
Prej sot është hequr transporti falas për të gjithë qytetarët në autobusët e NTP Shkup dhe te transportuesit privatë dhe lirimi nga puna për të punësuarit në Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet publike të qytetit mbi moshën 60-vjeçare me sëmundje kronike dhe për gratë shtatzëna. Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, në pajtim me të dhënat nga Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, e cila është kompetente për ndjekjen e cilësisë së ajrit, koncetracionet e mesme ditore të PM10 janë nën pragun e definuar dhe episodi i dhjetë ditëve të njëpasnjëshme është ndërprerë. Qyteti i Shkupit do të vazhdojë…
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë sot do të jetë nikoqir i mbledhjes ministrore të vendeve nga Ballkani Perëndimor, në të cilën do të marrin pjesë edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johanes Han, nënsekretari shtetëror italian i Punëve të Jashtme Vinçenco Amendola dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal, Goran Svilanoviq. Para aktiviteteve në MPJ, në mëngjes në Qeverinë e RM-së takim me eurokomisarin Han do të realizojë kryeministri Emil Dimitriev, ndërsa pastaj në Qeveri mbledhje do të kenë ministrat e Energjetikës nga Ballkani Perëndimor. Mbledhjen, në të cilën do të…
Eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, sot në Shkup, në margjinat e Takimit ministror për Ballkanin Perëndimor, do të takohet me liderët e partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë. Ai duhet të ketë takime të ndara me liderët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të LSDM-së Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti, të Besës Bilall Kasami dhe me Zeadin Sela nga Aleanca e shqiptarëve. Në takime pritet të bisedohet për situatën politike aktuale në vend dhe për bisedat për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Shefi i Delegacionit të BE-së në…
Me anë të një shkrimi të Luke Coffey, gazeta prestigjioze amerikane Huffington Post, vë në dukje politizimin e zyrtarëve amerikanë dhe merr si shembull Shqipërinë, atje ku ambasada është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme, siç theksohet në shkrim. “Disa nga akuzat bëhen për marrëveshje të fshehta të Ambasadës me grupe të majtë si Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Fondacioni për Shoqëri të Hapur është një rrjet organizatash joqeveritare i George Sorosit, i cili promovon nëpër botë ideologjinë “përparimtare” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore me interesat amerikanë. Axhenda “përparimtare” e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e…

