Dëshmitarët e rastit të Kumanovës, Shaban Jashari, Murat Lutfiu dhe Viktor Denkovski nuk u paraqitën në seancën e sotme për të dhënë dëshmitë e tyre. Megjithatë, gjykatësja Verka Petrovska, ka kërkuar që para të akuzuarve, trupit gjykues dhe palës mbrojtëse të lexohet dëshmia e dhënë para prokurorisë publike e dëshmitarit Shaban Jashari. Këtë fillimisht e kundërshtuan avokatët mbrojtës duke thënë se bëhet shkelje Ligjit penal, megjithatë gjykatësja ia lejoi këtë prokurorit Naum Panovski, në të cilën thuhej. “Më 5-6 maj kam vërejtur një person me uniformë në shtëpinë e Fadil Fejzullahut. Të nesërmen e kam pyetur Fadilin se kush janë…
Author: almakos
Organizatat joqeveritare në vend nëpërmjet një dekarate të përbashkët kanë kërkuar përkrahjen e qytetarëve, institucioneve dhe të Qeverisë, pas sulmeve të periudhës së fundit. Fushatën ndaj këtyre organizatave, ata e kanë quajtur sulm ndaj mjetit më të fuqishëm të qytetarëve nëpërmjet të cilit ata mund ta kontrollojnë Qeverinë. “Sulmi ndaj sektorit civil nuk është vetëm lajm propagandues për të cilin dëgjohet në media. Ai është sulm i shoqërisë civile, nderit, dinjitetit dhe imazhit të qytetarëve të cilët janë lindur këtu, jetojnë, punojnë, paguajnë tatime, ndërsa punën dhe angazhimin e tyre, profesional ose vullnetar, ia përkushtojnë përmirësim të jetës së gjithë…
Ministrat e jashtëm, të ekonomisë dhe energjitikës së gjashtë vendeve të Ballkanit, u mblodhën në Shkup për të harmonizuar veprimet e përbashkëta në drejtim të përparimit dhe arritjes së standardeve në fushën e energjetikës, drejtësisë dhe sferave të tjera para mbajtjes së samitit të BE-së në Trueste në verën e këtij viti. Në këtë takim u nënshkruan edhe dy marrëveshje të rëndësishmë në fushën energjetike që kanë të bëjnë me përmirësimin e kornizës ligjore, liberalizimin e tregut energjetik mes gjashtë vendeve të Ballkanit, si dhe rritjen e efikasitetit energjetik që do të sjellë përfitime të mëdha për këto vende. “Ajo…
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka sjellë vendim në favor të gazetarëve të cilët u larguar nga sigurimi i Kuvendit në seancën për sjelljen e buxhetit më 24 dhjetor në vitin 2012 në të ashtuquajturën e Hëna e Zezë. Sipas gjykatës, me procedurë të tillë të sigurimit është bërë shkelje e nenit 10 dhe 6 nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Menjëherë pas shpalljes së vendimit kanë reaguar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, të cilët kanë përshëndetur këtë vendim për rastin “Selmani dhe të tjerët kundër Republikës së Maqedonisë”. “Ky vendim është i…
Pas informatave se inspektorë të Drejtorisë për të Ardhura Publike janë duke bërë kontrolle financiare në Shtëpinë Botuese “Logos- A” dhe disa shoqata humanitare të cilat kanë përkrahur hapur Lëvizjen BESA, ka reaguar shkrimtari Kim Mehmeti. Sipas tij, në këtë shtet ku politikanët akuzohen për krime të rënda, inspektorët financiar u janë vërsulur institucioneve të pakta kulturore e bamirëse që kanë shqiptarët e Maqedonisë. Kim Mehmeti shpreh dyshimet se mbase i gjithë ky aksion është i iniciuar nga drejtuesit e BDI-së, të cilët kështu duan t’i trembin e t’u hakmerren të gjithë atyre që nuk u nënshtrohen banditëve partiak të…
Dyzet e dy vjeçari S.R nga fshati Strellc i Kërçovës, gjatë punës është rrëzuar nga një shtyllë në lagjen Raça të Ohrit dhe ka marrë lëndime të rënda trupore, pas çka është transferuar në Qendrën Mjekësore në Ohër. Për shkak seriozitetit të lëndimeve, është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup, por gjatë rrugën drejt Shkupit ka vdekur. Siç informon MPB-ja, fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 12:30, S.R ka qenë i punësuar në një firmë prodhues për nevojat e EVN-së dhe në momentin kritik është ngjitur në shtyllë të lartë tetë metra që t’i largojë telat. Shtylla është thyer në…
Me vendimin e Gjykatës së Strasburgut vërtetohet se Qeveria e udhëhequr nga Gruevski ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Kështu thuhet në kumtesën e LSDM-së, kushtuar vendimit të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, i cili kishte të bëjë me dëbimin e gazetarëve nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. LSDM-ja më tej thotë se ky vendim, është edhe një humbje për Republikën e Maqedonisë në planin ndërkombëtar, por është edhe një humbje edhe për Gjykatën Kushtetuese e cila më herët pati refuzuar kërkesën e gazetarëve për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të gazetarëve.…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në kumtesën e sotme e përshëndet vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut për rastin “Selmani dhe të tjerët kundër Republikës së Maqedonisë” lidhur me ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012 kur gazetarët u larguan nga galeria e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Aktvendimi i Gjykatës evropiane, siç thonë nga SHGM, konstaton shkelje të dy të drejtave të garantuara me Konventën e Evropës pë të drejta të njeriut dhe atë: E drejta e lirisë së të shprehurit nga neni 10 dhe e drejta e gjykimit të drejtë nga neni 6 i Konventës.…
Nëntë shkurti, dita kur u mbajt konferenca e parë për media nga projekti “E vërteta për Maqedoninë”, sipas LSDM-së do të mbetet datë e ndritshme në historinë politike të Maqedonisë, por edhe në korniza rajonale dhe botërore si porosis se nuk ka ikje nga e vërteta dhe se nuk ekziston dikush që është i paprekshëm për drejtësinë. Në kumtesë LSDM-ja thekson se kaluan saktë dy vite nga publikimi i konferencës së parë për media nga ky projekt. “Do të ketë jetë dhe do të ketë drejtësi në Republikën e Maqedonisë. Kështu vendosën mbi 612.000 qytetarë nga të gjitha bashkësitë etnike…
Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ka marrë në mbrojtje kompaninë kanadeze ‘Bankers Petroleum’. Sipas Berishës, kanadezët kanë qenë taksapaguesi kryesor në Shqipëri, me nga 200 milionë euro në vit. Duke e cilësuar Bankers një kompani që e bëri Shqipërinë të njohur në botë, Berisha akuzoi qeverinë Rama se me të ardhur në pushtet e kanë zhvatur këtë kompani me gjoba për arsye klineteliste. “’Bankers’ ka ardhur nga një kontratë e nënshkruar nga qeveria socialiste para vitit 2005. Vazhdoi në vitet e tjera dhe ka qenë taksapaguesi kryesor në Shqipëri, nga 200…
Pas informatave se inspektorë të Drejtorisë për të Ardhura Publike kanë bërë kontrolle financiare në Shtëpinë Botuese “Logos – A” ka reaguar shkrimtari dhe publicist Kim Mehmeti. “Në këtë Maqedoni që shenjë njohëse ka korrupsionin e krimin dhe ku, politikanë e burrështetas, akuzohen për hajdutëri dhe plaçkitje të popullit, shteti mbrohet nga Shtëpia Botuese ‘Logos –A’!?”, ka Shkruar Mehmeti në Facebook. Ja reagimi I plotë shkrimtarit Kim Mehmeti: “Inspektorët financiar të DAP-it i janë vërsulur Shtëpisë Botuese ‘LOGOS-A’ si dhe disa shoqatave humanitare e kulturore që i drejtojnë disa miq të mi, si të ishin ato çerdhe hajdutësh, e jo…
Disa qytetarë mbledhur në Ohër për të “shprehur shqetësimin” e tyre mbi të atë që e cilësojnë si veprim politik dhe joprofesional të Prokurorisë Speciale dhe Katica Janevas. Qytetarët e mbledhur, thonë se kanë qenë të ftuar nga Prokuroria njerëz të thjeshtë dhe u është ushtruar presion për shkak se kanë dhuruar 1.000 denarë, ndërsa nga ana tjetër e komentojnë edhe faljen e Zoran Zaevit dhe Zoran Verushevskit. Sipas qytetarëve, arsyeja e vetme pse ata janë thirrur është se ata janë anëtarë dhe mbështetës të VMRO-DPMNE-së. Ndërkohë, në Shkup po vijojnë takimet e eurokomisarit Han me ministrat e vendeve të…

