Author: almakos

Ministri i punëve të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurc, i cili po gjendet për vizitë në Maqedoni, ka thënë se nuk i bie pishman për pjesëmarrjen e tij në tubimin e VMRO-DPMNE-së dhe se vlerëson se është gjë normale që të përkrahet partia simotër gjatë kohës së zgjedhjeve. Kurc sot deklaroi se Austria nuk dëshiron që të përzihet në rrjedhën e mëtutjeshme të ngjarjeve duke shtuar se partitë duhet të gjejnë zgjidhje për dalje nga kriza. “Partitë në Maqedoni duhet ti marrin vendimet pas zgjedhjeve, ndërsa nga ana ynë nuk do të ketë ndërhyrje në këtë proces. Interesi ynë edhe…

Lexo më Shumë

Pas deklaratave të kryeministrit Rama, lidhur me grabitjen në Rinas, një kundërpërgjigje është përcjellë nga Arben Ristani, teksa ka apeluar që në 18 shkurt, qytetarët të ngrihen bashkë për të ndalur krimin.  Duke shigjetuar Ramën, e theksuar se ka veshur kriminelët me uniforme policie, Ristani thotë se Rama nuk mban asnjë përgjegjësi për krimin. Postimi i Ristanit “O tempora O mores… Edi Rama zbuloi sot se autoret e grabitjes me arme, ne mes te dites, prane Rinasit, qenkan disa, opozita, media, qytetaret dhe çdo mendje kritike ne vend. Nderkohe, ai vete, ai qe veshi kriminelet me uniforme policie, qe mban…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje Policisë së Shtetit pas akuzave të opozitës që e bëjnë përgjegjëse për grabitjen e para pak ditëve në Qafë Kashar, në rrugën drejt Rinasit. Në komunikimin e përjavshëm me publikun në “Facebook”, kreu i qeverisë tha se faji në këtë rast është i bankave, të cilat nuk kanë mundur të përmbushin standardet e sigurisë. “Kanë ndodhur disa grabitje të kësaj natyre në vitet e fundit, që nuk janë ndonjë gjë e re dhe nuk përbëjnë ndonjë lajm. Bankat në kohën e ish-qeverisë së vjetër janë grabitur 32 herë, – kujtoi Rama. –…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me periudha të kohëpaskohshme me periudha me diell, ndërsa do të fryejë edhe një erë e lehtë nga juglindja. Temperaturat e mëngjesit kanë lëvizur prej -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës temperatura do të jetë në interval prej -1 deri 8 dhe do arrijë deri në 10 gradë Celsius. Deri të hënën është parashikuar të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme. Ndryshim të motit pritet të ketë nga dita e martë. Meteorologët parashikojnë se nga e marta vranësirat do të ulen, ndërsa pastaj do të mbizotërojë kryesisht mot…

Lexo më Shumë

Hoxhallarët kanë ndikuar në rënien e rejtingut të VMRO-DPMNEsë, ndërsa BDI kurrë nuk i ka kërkuar kushte në letër Nikolla Gruevskit. Kështu ka deklaruar vetë kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në një intervistë në TV NOVA. Duke folur për gjendjen aktuale në vend dhe zvarritjen e formimit të Qeverisë, Gruevski deklaroi se hoxhallarët dhe disa të ashtuquajtur ish-komandantë kanë ndikuar kundër partisë së tij dhe pro LSDM-së.  “Tek disa shqiptarë punonin më tepër emocionet dhe e mbisunduan logjikën dhe filluan të votojnë për LSDM-në duke besuar në gënjeshtrat dhe manipulimet që ua dha. Si rezultat i kësaj ata fituan një…

Lexo më Shumë

LSDM dhe BDI edhe sot janë tërësisht të heshtur në lidhje me negociatat për mbledhjen e nënshkrimeve që socialdemokratët të sigurojnë 61 deputetë për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë nga presidenti Ivanov. Tre ditë pas takimit të eurokomisarit për Zgjerim, Joanes Han me liderët e partive politike parlamentare në Maqedoni, ende nuk ka asgjë konkrete. Të pyetur nëse po përgatisin materialet me shkrim që i kërkoi BDI si garancë, nga LSDM thonë se ende nuk kanë bërë asgjë konkrete në këtë drejtim dhe se po vazhdojnë me negiciatat e brendshme partiake, ndërsa në BDI qëndrojnë tërësisht të heshtur.…

Lexo më Shumë

Edhe sot kanë vazhduar reagimet e intelektualëve kundër fushatës së presionit që po i bëhet Shtëpisë Botuese Logos A. Profesori universitar Metin Izeti, e konsideron si sjellje e ulët faktin që një shkollë e idesë fisnike dhe humane, të sulmohet me mjete të psikologjisë së shkatërrimit të vlerave vetëm për kënaqjen e egove individuale ose grupore. Izeti thekson se brenda 25 viteve të veprimit në skenën intelektuale shqiptare shtëpia botuese Llogos-a ka krijuar një identitet të veçantë kulturor dhe artistik, i cili me kalimin e kohës është shndërruar në standard të vetë shtëpisë botuese, por edhe më gjerë. “Motori i…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se këtë vit, ende nuk është kapur një gram farë hashashi. Në një reagim në Twitter, Manjani deklaron se koalicioni me hashashin është i mbyllur! Ende nuk dihet se çfarë nënkuptohet me “koalicioni është mbyllur”. “Ende asnjë gram farë hashashi nuk është kapur! Do kemi mbjellje të mbara këtë vit zgjedhor! Koalicioni me hashashin është i mbyllur!”,-shprehet Manjani. Ish-ministri i LSI ka bërë jo pak herë kritika të forta ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrit Edi Rama, për rendin dhe sigurinë në vend.  Pas grabitjes së makinave të bankës ditën e enjte, Manjani u shpreh…

Lexo më Shumë

Pjesë të komunës Kisella Voda, Çair dhe Shuto Orizarë nesër do të mbesin pa energji elektrike. Prej orës 9.00 deri në orën 13.30, pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Partinzanski pat” në lagjen Draçev, nga ora 09.00 deri në orën 15.00, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve në rrugën “Çairska” numër 19 drejt rrugës “Petar Gorgiev”, rruga “Çairska” numër 29 drejt të njëjtës rrugë, dhe rrugët “Otokar Kershovani”, “Petar Georgiev”, “372”, “Çairska” numër 17 dhe “Kërste Misirkov”. Nga ora 09.00 deri në orën 11.00, pa rrymë do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve…

Lexo më Shumë

 Në sallën e Gjykatën Supreme nesër do të vazhdoj gjykimi për rastin “Lagjja e Trimave”. Seanca do të jetë e hapur për opinionin ndërsa pritet që të japin dëshminë e tyre disa dëshmitarë. Të premten e kaluar dëshmitarët e rastit të Kumanovës, Shaban Jashari, Murat Lutfiu dhe Viktor Denkovski nuk u paraqitën në seancën për të dhënë dëshmitë e tyre. Megjithatë, gjykatësja Verka Petrovska, kërkoi që para të akuzuarve, trupit gjykues dhe pala mbrojtëse të lexohet dëshmia e dhënë para prokurorisë publike e dëshmitarit Shaban Jashari. Këtë fillimisht e kundërshtuan avokatët mbrojtës duke thënë se bëhet shkelje Ligjit penal, megjithatë…

Lexo më Shumë