Author: almakos

Reagon edhe Shoqata  e Botuesve Shqiptarë ndaj sulmeve të Shtëpisë Botuese Logos-A, duke shprehur indinjatën për aksionin e fundit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe duke e vlerësuar këtë veprim si krejtësisht të paarsyeshëm dhe të motivuar politikisht në këtë periudhë të vakumit institucional.  “Presionin dhe ndëshkimin ndaj Shtëpisë Botuese ‘Logos-A e konsiderojmë si sulm mbi gjithë esnafin botues dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Prandaj, i bëjmë thirrje pushtetit që mos të abuzojë me institucionet e shtetit për të kënaqur manitë dhe inatet politike të individëve të caktuar që i drejtojnë ato institucione”, thuhet në reagimin e SHBSH-së. SHBSH…

Lexo më Shumë

Ekipet speciale të MPB-së dhe ARM-së kanë realizuar sot stërvitjen përfundimtare nga trajnimi për neutralizim të grupit armiqësor, të realizuar me instruktorë nga njësitet speciale të SHBA-së. Stërvitjen e kanë përcjellur ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli, të shoqëruar nga gjeneralë të armatës dhe policisë. Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, theksoi se mbështetja profesionale dhe trajnimi i suksesshëm paraqesin momente kyçe për detyrimet ligjore të policisë. “Ministria e Punëve të Brendshme, ka kapacitet që ta realizojë të gjitha kompetencat e lëndëve në raport me sigurinë publike dhe shtetërore, ndërsa…

Lexo më Shumë

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për “Hakmarrjen për Drejtësi”, duke e cilësuar një skenar të kryeministrit Rama për të vjedhur zgjedhjet. Sipas tij, vendimi i gjykatës së Apelit, është thjesht një zbardhje e urdhrit të Edi Ramës Postimi i Bashës Kur i ngelen edhe pak muaj në pushtet, Edi Rama ka arritur t’i sigurojë lirinë organizatës më kriminale në vend, Hakmarrjes për Drejtësi. Vendimi i sotëm i gjykatës së Apelit, është thjesht një zbardhje e urdhërit të Edi Ramës. Nuk ka asnjë dyshim, që është ai pas kësaj goditje te rende ndaj ligjit dhe rendit.…

Lexo më Shumë

Vizita e komisarit Han në Shkup, sipas analistit politik Ace Kabranov, është mbuluar me konferencën për potencial energjetik ndërkombëtar, ndërkaq qëllim kryesor ka pasur ndihmën e tij ofruar Nikolla Gruevskit. Ndërkaq, gjithmonë sipas Kabranov, vizita e djeshme e shefit të OSBE-së Sebastian Kurc, ishte një mision politik dhe për biznes,  e mbuluar poashtu me vizitën e kufirit greko-maqedonas, por që kishte për qëllim prurjen edhe të disa porosive nga partitë popullore në Parlamentin Europian.  “E dimë se Han ka relacione të mira me Gruevski, dhe  çdoherë i ndihmon atij dhe mendoj se ka ardhë në atë mision, por u vërtetua…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë për parregullsitë zgjedhore që në vitin 2016 dhe deri tani janë dëgjuar mbi 70 dëshmitarë. Kështu kanë thënë nga Prokuroria Themelore në një njoftim për opinionin, në të cilin kanë shtuar se ata veprojnë në mënyrë jo selektive dhe jo në lidhshmëri me veprimet e organeve tjera. Ata thonë se e udhëheqin procedurën pa publikuar të dhëna për rrjedhën e saj në mënyrë që të mos shkelet fshehtësia e garantuar me ligj.  “Prokuroria vitin e kaluar ka formuar lëndë kundër një personi- organizator i fushatës zgjedhore dhe persona tjerë, si dhe kundër një personi…

Lexo më Shumë

Shkrimtari Milazim Krasniqi ka shprehur solidarizimin me Shtëpinë Botuese “Logos A”, të cilën e konsideron si njërin nga institucionet më iluminuese ndër shqiptarët sot. Profesor Krasniqi e kritikon këtë fushatë të  presioneve tinëzare të qeveritarëve antishqiptarë të Shkupit. “Në ambientin kulturor e shoqëror shqiptar, ‘Logos A’ është identifikuar si armik i injorancës së ntrashur, nga periudha e gjatë e pushtimit serb dhe e sundimit komunist, që pati si pasojën më të rëndë çmoralizimin e shoqërisë. Botimi i autorëve dhe veprave që kanë vlera të larta morale e fetare, shkencore e artistike, është një ndihmesë në shërimin e plagëve të rënda…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti, Artan Grubi, dhe shumë zyrtarë të tjerë të cilët dëgjohen në bisedat e përgjuara të DSK-së që kanë të bëjnë me grupin e Kumanovës, nga java e ardhshme do të thirren si dëshmitarë në gjykatë. Këtë e konfirmon avokati i një numri të madh të akuzuarish në këtë proces gjyqësor, Naser Raufi. I pyetur konkretisht për emrat që do të propozohen për të dëshmuar në proces, Raufi tha se në seancën e radhës që u paracaktua për këtë të premte, të akuzuarit vetë do ti shpalosin emrat e atyre që kanë njohuri për ngjarjet dhe do ti thirrin…

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Takimi u zhvillua në ambientet e kryeministrisë. Raportohet se ata kanë diskutuar një sërë çështjesh, si situata politike në vend, reforma në drejtësi dhe grabitja e ndodhur në Rinas, ku nën kërcënimin e armës u morën rreth 3.2 milionë dollarë të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. 13 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, disa ministra të qeverisë dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Takimi u zhvillua në ambientet e kryeministrisë. Raportohet se ata kanë diskutuar një sërë çështjesh, si situata politike në vend, reforma në drejtësi dhe grabitja e ndodhur në Rinas, ku nën kërcënimin e armës u morën rreth 3.2 milionë dollarë të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. 13 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadorin francez. Ahmeti siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i tij vlerëson se nuk ka nevojë të nguten. Vendimi i BDI-së, sipas kreut të kësaj partie duhet të prodhojë siguri, stabilitet, qëndrueshmëri si dhe të jetë në partneritet me komunitetin ndërkombëtar. “Kryetari Ahmeti njoftoi Ambasadorin e Francës që BDI nuk ngutet, por dëshiron që të sigurohet për realizim të pritjeve të qytetarëve, bashkë me rishqyrtimin dhe zbardhjen e rasteve të kontestuara si Monstra, Sopoti, Kumanova, apo edhe vet përgjimet”, thuhet në komunikatën e BDI-së drejtuar mediave. Për këto, vijon më…

Lexo më Shumë

Radhëve të intelektualëve që kanë shfaqur mbështetjen publike ndaj shtëpisë botuese “Logos-A” nga kërcënimet e inspektorateve të ndryshme të pushteti qendrorë në Maqedoni, së fundmi iu është bashkuar edhe kolumnistja e njohur Adelina Marku. Sipas saj, është poshtëruese pjesëmarrja e përfaqësuesve politikë shqiptarë në këtë akulturim masiv. Ja dhe reagimi i saj i plotë: “Ne shqiptarët e Maqedonisë vonë e kemi kuptuar rëndësinë e madhe të fjalës ‘’prodhim kulturor’’ dhe prandaj sillemi si pula pa kokë para situatave simulakrum që janë padyshim plan-pasojë e kontrollit nga lartë të çdo segmenti të shoqërisë! Për më keq , ne vonë e kemi…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka takuar ambasadorët e Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë. Në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellët, për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe për procesin e integrimit në BE dhe NATO. “Në lidhje me situatën politike në takim është theksuar se e një rëndësie kruciale për Maqedoninë është tejkalimi i krizës politike dhe formim sa më shpejtë të Qeverisë, e cila do të jetë e përkushtuar në agjendën evropiane dhe zhvillimin ekonomik dhe e cila do të ketë kapacitet të përballet me krisën e migrantëve dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e…

Lexo më Shumë