Author: almakos

Prokuroja speciale Katica Janeva sot në ora 12:00 para Këshillit të prokurorëve do të përgjigjet për atë se pse PPS e ka tërhequr rastin “Puç”. Kryetari i këshillit të prokurorëve Petar Anevski vërtetoi se Janeva është thirrur me kërkesë që të prezantojë argumentet se pse është tërhequr për rastin në fjalë. Ndryshe, PPS në janar të këtij viti e ka tërhequr lëndën ndërsa dy javë më vonë Këshilli kishte kërkuar të dhënat e saj, ndërsa mes shumë të tjerëve në këtë rast i akuzuar është dhe lideri i LSDM, Zoran Zaev.

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar Ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, z. Tülin Erkal Kara. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadorja e Turqisë diskutuan për situatën politike në vend dhe marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Ankarasë. Kryetari Ahmeti uroi Ambasadoren Tülin Erkal Kara për detyrën e re duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punën e saj. “Ahmeti prezantoi pesë opsionet e mundshme të BDI-së për dalje nga kriza politike duke theksuar qasjen tonë shumë të kujdesshme në adresimin e këtij ngërçi për arsye të ndjeshmërisë së madhe të situatës në vend, por edhe në rajon. BDI ka…

Lexo më Shumë

Për shkak të grevës së bujqve grek ende është I mbyllur vend kalimi kufitar “Evzoni”. Vend kalimet tjera “Mexhitlija” në Manastir dhe ai në Dojran janë të hapur për lëvizje. Nga LAMM këshillojnë të vozitësit të jenë të kujdesshëm dhe t’I respektojnë rregullat e trafikut, sepse nëpër grykat dhe zonat malore është e mundur rrëshqitja e dheut për shkak të lagështisë së tokës në këtë periudhë të vitit.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë e vlerësoi si “provokim të pastër” shkrimin e publikuar nga redaksia maqedonase e Dojçe Veles, në të cilin, siç thuhet, është bërë tentim që shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov që t’i ngarkohet ideja për ndarje të Maqedonisë Qëllimi i shkrimit, sipas Moskës zyrtare, ka qenë “që të nxehen tensionet në Maqedoni”. “Lavrov asnjëherë nuk ka dhënë deklarata me përmbajtje të tillë ose të ngjashme, por përkundrazi çdoherë ka dënuar deklarata të ngjashme të çfarëdo llojshme”, thuhet në reagimin nga MPJ­-a ruse. Ideja për ndarje të Maqedonisë, thuhet në kumtesë, erdhi nga ana…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë që kundërshtonte ligjin e “Vetting”-ut. Gjykata ka argumentuar së padia ishte e njëjtë me atë të Partisë Demokratike. “Ligji për rivlerësim të gjyqtarëve asnjë të drejtë ligjore. Në padinë e tyre, gjyqtarët nuk paraqitën asnjë prove të re”, – deklaron Gjykata. Në 22 dhjetor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e ngritur nga PD për të shfuqizuar “Vetting”-un, duke i hapur rrugë zbatimit të tij. Në të vërtetë, dy shoqata të gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, kanë depozituar para disa kohësh një padi në Gjykatën Kushtetuese për…

Lexo më Shumë

Cilat ishin arsyet e divorcit të Vangjel Dules me Edi Ramën dhe a beson ai në opozitën e Bashës? Çështja çame, afrimi i Idrizit dhe ftohja me Athinën. Si dhe “Përse”-të e panjohura të vizitës së Dules në ceremonitë e Presidentit Trump. A është ai pika lidhëse mes opozitës së djathtë dhe stafit të ngushtë të shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë? Për këto dhe të tjera pyetje, i ftuar këtë të hënë në Top Story është vetë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Intervista Sokol Balla: Çfarë ndodhi realisht? Nga ajo ikje e zhurmshme e prillit të 2009 dhe…

Lexo më Shumë

Kompaia energjetike EVN realizoi sot një takim me qytetarët, gjegjësisht me përfaqësuesit e Këshillit Organizativ të protestave, ku diskutuan për kërkesat që ky këshill i ka përpiluar në emër të qytetarëve ndaj EVN-së dhe për të cilat qytetarët protestuan ditë më parë në Tetovë. Pas takimit disa orësh mes tyre, Blerim Fejzulli nga Këshilli organizativ i protestave njoftoi se kërkesat e tyre janë pranuar nga EVN dhe për të njejtat kanë marrë premtime se do të realizohen, mirëpo konkretizim të këtyre kërkesave do të kenë ditët në vijim. “Pas takimit të sotëm ku patëm një diskutim të hapur dhe konstruktiv,…

Lexo më Shumë

Anketa më e re të cilën e publikoi televizioni Telma pak minuta më parë tregon se rejtingjet e partive politike kanë ndryshuar dukshëm pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Sipas anketës, tashmë Lëvizja BESA është partia e parë shqiptare, me 3,5% përkrahje në nivel republikan ose 15,1% në bllokun politik shqiptar. Rënia e BDI-së së Ali Ahmetit ka vazhduar edhe pas zgjedhjeve. Ata tashmë janë partia e dytë me vetëm 3,3% përkrahje në nivel republikan ose 14,2% në bllokun politik shqiptar. Aleanca për Shqiptarët ka 1,5% mbështetje në nivel republikan ose 6,7% në mesin e shqiptarëve, ndërkohë PDSH ka 2,2% në…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të kallëzoje penalisht Avokaten e Shtetit, Alma Hicka. Sipas një njoftimi për shtyp, kallëzimi penal do të bëhet ditën e martë, pasi Hicka i ka kërkuar sot policisë së Tiranës që të arrestojë Edmond Spahon, kryetar i komisionit hetimor parlamentar të çështjes CEZ. Deklarata e PD-së Avokatja e shtetit, një zyrë e rëndësishme që varet drejtpërdrejt nga Edi Rama ka nxjerrë sot në mesditë një shkresë ku i kërkon policisë së Tiranës të arrestojë në flagrancë z.Spaho, sepse ky i fundit e ka thirrur të dëshmojë në komisionin hetimor parlamentar për çështjen CEZ. Kjo…

Lexo më Shumë

Sot, në Spitalin e Prishtinës, në moshën 71-vjeçare ndërroi jetë gazetari Faik Mustafa nga Tetova. Me këtë rast, do të mbahet nesër (e martë), në orën 13:00, një Mbledhje komemorative në Qendrën Kulturore në Tetovë. Varrimi i të ndjerit, Faik Mustafa, do të bëhet të martën, pas namazit të Ikindisë, në varrezat e qytetit në Tetovë. Gazetari i ndjerë, Faik Mustafa, u lind më 19 maj 1945 në Tetovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme e ka kryer në Tetovë, ndërsa studimet në Fakultetin Filologjik- Dega e Albanologjisë, në fillim në Beograd, kurse më vonë i kreu në Prishtinë. Kjo…

Lexo më Shumë

Përfaqësim diskriminues i shqiptarëve edhe në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë. Sipas të dhënave rreth këtij institucioni, numri i të punësuarve shqiptarë është minimal. Ndërsa, prej vitit 2006 në këtë institucion nuk është pranuar asnjë shqiptar. Edhe pse gjatë kësaj periudhe ka pasur disa herë konkurse për pranimin e të punësuarve, në asnjërin prej tyre nuk kanë janë punësuar përfaqësues shqiptar. Në Repartin e higjienës nga gjithsej 21 të punësuar, 19 janë maqedonas dhe vetëm 2 shqiptar. Në epidemiologji ka 11 të punësuarve prej të cilëve shqiptarët janë të përfaqësuar vetëm me një të punësuar. Në mikrobiologji prej 22…

Lexo më Shumë

Asnjë hap drejt formimit të Qeverisë së re ose të paktën sigurimit të shumicës së nevojshme për marrjen e mandatit nga presidenti Ivanov. Të paktën zyrtarisht partitë nuk japin asnjë informatë nëse gjatë fundjavës ose gjatës ditës së sotme kanë zhvilluar takime dhe nëse ka ndonjë përparim nga bisedimet e fundit. Por diplomatët ndërkombëtarë kanë shtuar thirrjet për formimin sa më të shpejtë të një Qeverie stabile. Me qëndrim të këtillë kanë dalë edhe nga BDI, gjegjësisht krahu i cili kundërshton koalicion me VMRO-DPMNE-në, ndërsa ishin pjesë e negociatave me LSDM-në. Maqedonisë i nevojitet sa më shpejtë formimi i Qeverisë,…

Lexo më Shumë