Në zgjedhjet e radhës, kurdo qofshin ata, ne do të jemi fitues absolut. Kështu tha kryetari i Lëvizes BESA, Bilall Kasami gjatë emisionit Arena në TV SHENJA, duke komentuar anketat e fundit të cilat e nxirrnin Lëvizjen BESA para BDI-së. “Ambienti politik tek votuesit shqiptarë tanimë është edhe më shumë pro Lëvizjes BESA”, tha Kasami, duke shtuar se tanimë Lëvizja BESA do të ketë mundësi që të mbrojë votën e shqiptarëve nëpërmjet institucioneve, përfshirë këtu edhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Kasami shtoi se krahas anketave të ndryshme, Lëvizja BESA më shumë është fokusuar në ndërtimin e strukturave të mirëfillta partiake. /SHENJA/…
Author: almakos
Lëvizjes BESA ju vodhën të paktën 3 mandate deputetësh! Kështu mes tjerash tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, gjatë emisionit Arena në TV SHENJA. Ai shtoi se ata mandate do të ishin vendimtare që sot të kemi një qeveri reformatore. Kasami tha se BDI po mundohet që platformën e përbashkët të partive politike shqiptare ta shfrytëzojë për interesa partiake dhe klanore. https://www.youtube.com/watch?v=KFCgvUVR6AE “BDI nisi bisedimet me VMRO-DPMNE-në pa u konsultuar me partitë që ishin përkrahëse të deklaratës dhe asnjëherë nuk e pa të arsyeshme të deklarojë se bisedimet me VMRO-DPMNE-në ishin të bazuara në këtë deklaratë”, tha mes tjerash…
Në emisionin Arena që në këto momente po transmetohet në Televizionin SHENJA, i ftuar është kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili tha se zgjedhjet e 1 dhjetorit nuk dhanë edhe zgjidhjen e krizës së thellë institucionale në të cilën gjendet Maqedonia. “Në vend që zgjedhjet të prodhonin një Qeveri reformatore, ku do të kishte forca të cilat ishin të interesuara që Maqedonia të kthehet në binarë, fatkeqësisht ata forca që ishin pjesë e qeverisjes 10-vjeçare, e që e sollën Maqedoninë në këtë situatë, kanë shumicën në Parlament”, tha mes tjerash Kasami. Ai më tej shtoi se BDI dhe…
Pas mbarimit të diskutimeve mes nënkryetarëve të BDI-së me përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët, Teuta Arifi tha se ky takim është në vazhdën e frymës së platformës së partive politike shqiptare. “Kishim takim pune në frymën e platformës. Gjithashtu mund të them se kemi pasur bisedë konstruktive, kemi folur rreth pikave për të cilat mendojmë se janë të rëndësishme”, deklaroi Teuta Arifi nga BDI. Edhe Arben Taravari nga LR-PDSH deklaroi se kanë pasur takim konstruktiv, duke theksuar se është e rëndësishme të realizohen të gjitha pikat nga platforma, pa dallim kush do ta udhëheq Qeverinë.
Në takimin me disa politikanë, që ka nisur si një mëngjes lutjesh, ambasadori amerikan Lu është shprehur se verifikimi i vizës së kryeprokurorit ka qenë e vetmja nismë e ndërmarrë nga Tirana dhe ka qenë një vendim i Konsullates, jo i ambasadorit. Burime të besueshme thanë për Top Channel se ambasadori Lu ka deklaruar se, pas rastit të Llallës, përfaqësisë në Tiranë i është kërkuar nga Uashingtoni që të verifikohen edhe gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë. “Ky ishte një urdhër dhe unë nuk kisha opsione ta zbatoja apo jo. Për njerëzit që u është hequr viza, kishte dyshime se qëllimi…
Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmit të arrestimit të 4 autorëve të dyshuar të grabitjes së ndodhur disa ditë më parë afër Rinasit. Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se “Policia Shtetit tregoi përsëri se forca e saj zbuluese e goditëse rritet përditë”. “Zbardhja e shpejtë e grabitjes së bankës, sukses shembullor”, shkruan Rama në Facebook, duke e mbyllur postimin me hashtagun ‘”qentë le të lehin, karvani do të shkojë përpara”, shkruan Rama. 14 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)
Nënkryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti, kanë arritur në selinë e LR-PDSH-së në Tetovë, që është pjesë e koalicionit “Aleanca për shqiptarët”. Në këtë takim, siç njoftuan më herët nga “Aleanca për shqiptarët”, pritet të diskutohet për hapat e mëtejmë pasi BDI mori materialet nga LSDM-ja e Zoran Zaevit. “Planifikojmë sot të kemi takim me BDI-në, në të cilin takim do të kemi konsultime për të shqyrtuar materialet e shkruara të cilat partia i mori nga LSDM. Takimi është me kërkesë të BDI-së”, kanë thënë nga “Aleanca për Shqiptarët”. https://www.youtube.com/watch?v=cqJ_I9iIAfs
Ka filluar implementimi i projektit “Pilot aksioni për qasje ndaj të drejtave të punës së personave me handikap”, i cili realizohet nga organizatat LINK dhe Polio Plus nga Maqedonia. Mbështetës të këtij aktiviteti është edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe me përkrahjen e IPA programeve. Elena Koçeska, nga ‘Poli Plus’, tregoi që ky aktivitet do të zgjas 12 muaj dhe si qëllim kanë ngritjen e vetëdijes së popullatës dhe rritjen e kapaciteteve të personat me handikap. “Fillojmë një aktivitet të ri në drejtim të promovimit të drejtave të personave me handikap, në drejtim të puësimeve me qëllim që…
Qytetarët dhe organizatat e tyre angazhohen për të drejta për drejtësi dhe dinjitet dhe përfshirja e tyre siguron mundësi që në mënyrë kolektive të tejkalohen sfidat. Kjo u tha mes tjerash në panel diskutimin “Ngushtimi i hapësirës për veprimotari të shoqërisë civili”, të organizuar nga “Civili” në bashkëpunim me fondacionin Hajnrih Bell. Profesori universitar, Nano Ruzhin, tha se instucionet në vend nuk funksionojnë në bazë demokratike por autoritare. Sipas tij, lideri ka shpërndarë paratë e qytetarëve së bashku me klikën e tij nëpër kompani të ndryshme ofshor por edhe përkrah dëshmive Prokurori Publik heshtë ndërsa PSP nuk është e fuqishme.…
Gjithsej 318 amendamente janë dorëzuar për propozim rezolutën për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, të cilën muajin e kaluar e përgatiti dhe prezantoi para Komitetit për punë të jashtme të PE-së, raportuesi Ivo Vajgëll. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, eurodeputetët grekobullgarë janë prijës të amandamenteve ndaj rezolutës për Maqedoninë të cilët kanë dorëzuar pothuajse dy të tretën nga vërejtjet e tekstit të parë të përgatitur nga Vajgëll. Eurodeputetët më së shumti kanë kërkuar fshirje të tërësishme të termeve “Republika e Maqedonisë”, “Maqedonia”, mbiemrit “maqedonas”, dënimit për krizën politike dhe marrje të rekomandimit për fillim të negociatave për anëtarësim në…
Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me një delegacion, i përbërë nga anëtarët e Kryesisë Qendrore, Arjanit Hoxha dhe Kastriot Rexhepi, ka realizuar një takim me Ambasadorin e Francës në Shkup, Christian Thimonier. Në këtë takim është biseduar për realitetin e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, me ç’rast janë shprehur qëndrimet e Lëvizjes BESA përkitazi me zhvillimet e fundit dhe kombinatorikat qeveritare. “Me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë theksuar se platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro – integrimeve. BESA ka bërë të ditur se koha…
Ministria e Shëndetësisë nuk mban përgjegjësi për përfaqësim adekuat të të punësuarve në institucionet publike shëndetësore. Në pyetjen drejtuar këtij dikasteri se pse në Qendrën e Shëndetit Publik në Tetovë, numri i përfaqësuesve shqiptarë është vetëm 10%, dhe nga viti 2006 nuk është pranuar asnjë shqiptar, ata u përgjigjen se Ministria e Shëndetësisë nuk ka kompetenca sa i përket punësimit të personelit nëpër institucionet shëndetësore publike. “Informojmë se në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, procedura për punësimin e personave në institucionet publike shëndetësore (përfshirë edhe Qendrat për Shëndet Publik) është në kompetenca të vet institucioneve”, kanë thënë për TV…

