Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga Sarajeva, ku po qëndron për vizitë, ka thënë se nënshkrimet për marrjen e mandatit janë siguruar, dhe se Qeveria e re do të formohet në muajin mars. “Tani duhet patjetër që të merremi vesh për ndarjen e ministrave dhe për platformën reformuese të Qeverisë së ardhshme”, ka thënë Zaev në Sarajevë. Zaev është dashur të paraqitet në seancë për rastin “Mitmarrja”, megjithatë ai nuk u paraqit, pasi që siç tha avokati i tij, sot në Sarajevë ka shkuar që ta pranojë çmimin për “kryetari më i mirë i komunës në Evropën Juglindore”. Powered by…
Author: almakos
Një autobus, i cili ka transportuar 40 ushtarë serbë në relacionin Nish – Vranje, në mëngjes në afërsi të Vlladiqin Hanit ka dalë nga rruga, me ç’rast janë lënduar më shumë persona, kumtoi Ministria serbe e Mbrojtjes. Sipas informatave të para, më shumë ushtarë janë lënduar, prej të cilëve njëri më rëndë.Tani për tani nuk janë të njohura shkaqet për aksidentin. Powered by WPeMatico
Gjatë seancës së sotme për rastin e Kumanovës, Andi Krasniqi i njohur si komandant Malisheva, tha se ky rast është ë një rast i montuar politik, dhe se, akuzat për terrorizëm, duhet t’i drejtohen Qeverisë, në të cilën bën pjesë edhe Ali Ahmeti, raporton SHENJA. Ai disa herë ka shpjeguar se krerët e grupit, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, kanë pasur kontakt me Ali Ahmetin, Sadulla Durkaun dhe Ejup Alimin, por nuk është i sigurt për përmbajtjen e bisedave, vetëm në ditën e ngjarjeve të 9-majit, e ka dëgjuar Mirsad Ndrecajn, teksa ka biseduar me Ali Ahmetin, dhe i ka…
VMRO-DPMNE-ja sot akuzoi se LSDM-ja ka për qëllim ta ridefinojë shtetin vetëm për të ardhur në pushtet dhe se për këtë qëllim planifikon ta shkelë edhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. “Atë që e kemi paralajmëruar gjatë tërë fushatës parazgjedhore, tani e shohin të gjithë, LSDM-ja tenton vetvetiu të garojë në zgjerimin e ofertës ndaj partive shqiptare që të vijë në pushtet me çdo kusht. LSDM-ja fuqishëm ka hyrë me qëllim për ridefinim të Republikës së Maqedonisë. LSDM-ja për këtë qëllim të saj planifikon ta shkelë Kushtetutën e Republikës së Maqedoni. Këtë nuk do ta lejojmë”, thotë VMRO-DPMNE-ja. Në kumtesë…
Në lidhje me sulmet që po i bëhen Shtëpisë Botuese “Logos-A”, nga ana e pushtetit, ka reaguar edhe akademiku Rexhep Qosja, duke e quajtur sjelljen e tillë, një sjellje barbare dhe e turpshme. Akademiku ka shtuar se sjelljen e tillë do ta dënojë rëndë kujtesa e popullit. Ja dhe reagimi i plotë i tij: “Me keqardhje të madhe sapo e mësova lajmin për sjelljen barbare të pushtetit ndaj shtëpisë shumë të rëndësishme botuese Logos -A. Keqardhja ime është aq më e madhe sepse, si po dëgjoj, në këtë sjellje barbare ndaj jush, prandaj edhe ndaj kulturës shqiptare në Maqedoni në…
Seanca e sotme për rastin “Mitmarrja” është anuluar për më 3 prill. Arsyeja e anulimit është mungesa e të akuzuarit Zoran Zaev, i cili nuk u paraqit në gjykatë, raporton SHENJA. Siç tha avokati i tij Filip Medarski, Zaev ka qenë në Sarajevë, ku pritet të merr shpërblimin për kryetarin e komunës më të mirë në Evropën Juglindore. Muajin e kaluar seanca u anulua për shkak kërkesës që prokurori Zlatko Bikovski të largohet nga lënda. Ai si prokurorë kishte ardhur në seancën e fundit për të zëvendësuar prokurorin Vlladimir Milloshevski, të cilit i ka skaduar afati. Powered by WPeMatico
Gazetat kryesore në Serbi kanë botuar në ballinat e tyre fotografinë e Presidentit Amerikan Donald Trump me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli. Mediat serbe, të alarmuara nga mbështetja e rikonfirmuar amerikane për Kosovën, kanë nxjerr tituj të ndryshëm, duke alarmuar serbët se SHBA-të sërish do ta mbështesin Republikën e Kosovës. Gazeta “Blic” e ka nxjerr në ballinë titullin: “Trumpi shuplakë Serbisë”, ndërsa në artikull ka përmendur të gjitha argumentet dhe deklaratat e lidershipit amerikan në mbështetje të Republikës së Kosovës edhe për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara por edhe për krijimin e…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot ndau çmimet për vepër jetësore “Krste Petkov Misirkov” dhe për storjen më të mirë hulumtuese “Jashar Erebara”. Çmimi për veprën jetësore e fitoi fotografi nga portali “Sakam da Kazham”, Gjorgji Liçovski, ndërsa për storjen më të mirë hulumtuese u dekorua Vllado Apostollov nga rrjeti i gazetarëve hulumtues “BIRN”. Apostollovski mori këtë çmim për një sërë storjesh hulumtuese lidhur me firmën “Melimejt”. Mirënjohje të veçantë mori edhe gazetari i TV Shenja Mefail Ismaili për kronikën e tij “Si deputetët i vjedhin paratë e qytetarëve”, me çka zbuloi se deputet i BDI-së nënshkruhet në vend të…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbledhur Kryesinë qëndrore dhe deputetët e grupit parlamentar ku siç njoftoi zëdhënësi Bujar Osmani, do të shqyrtojë materialet për të cilat kjo parti ka përafruar qëndrimet me LSDM-në. Osmani tha se nuk ka marrëveshje përfundimtare, por bëhet fjalë për atë që kanë arritur deri më tani në nivel të grupve punuese dhe ekspertëve. Ai shtoi se kryesia ka të drejtë që të pranojë ose të kthejë mbrapa dhe të kërkojë ndërhyrje shtesë në platformë dhe në marrëveshjen e deritanishme me partitë e tjera. Nga mbledhja e sontme nuk pritet të del një vendim i prerë,…
Një qytetar francez është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual të dy fëmijëve refugjatë dhe mbajtje të një sasie të drogës. Arrestimi i tij ka ardhur pas denoncimit të fëmijëve nga Pakistani në moshën 14 dhe 17-vjeçare. Pas denoncimit policia e Selanikut ka arrestuar një qytetar francez, 52-vjeç. Për personin e arrestuar gjykata ka vendosur sot masën e arrestit me burg. Personi në fjalë dyshohet se punonte si vullnetar për një OJF të lidhur me Kishën Katolike. Ndërsa gjatë kërkimit në shtëpinë e tij janë gjetur një sasi e konsiderueshme droge dhe hardisqe. Nga ana tjetër në Greqi momentalisht ndodhen…
Kanë vazhduar edhe sot protestat e të punësuarve pranë ndërmarrjes Hekurudhat e Maqedonisë, të cilët për 6 ditë mbajnë të bllokuar transportin hekurudhor në vend. Të punësuarit kërkojnë pagesën e rrogës së janarit dhe akuzojnë ekipin e menaxherëve të ndërmarrjes publike për shkeljen e marrëveshjes për pagesën e rrogave. Kjo bllokadë, tashmë ka shkaktuar dëme ekonomike për kompanitë të cilat importonin apo eksportonin lëndët e para apo materialet e gatshme duke përdorur transportin hekurudhor. Nga ana tjetër, menaxherët e ndërmarrjes publike Hekurudhat e Maqedonisë, thonë se ata po përballen me situatë të vështirësuar financiare dhe me humbje prej miliona eurosh…
Të gjithë e dinë që jemi të pafajshëm por askush nuk po ndërmerr asgjë. Ishin këto fjalët të cilat tashmë disa vete po i thonë të dënuarit e rastit të Sopotit, të cilat i përsëritën edhe mbrëmë në emisionin ARENA në TV SHENJA. Samet Lutfiu dhe Shaban Limani, deklaruan se edhe krahas të gjitha dëshmive për pafajësinë e tyre, të gjithë të dënuarit vazhdimisht po malltretohen duke u paraqitur në gjykatën e Kumanovës, për shkak se gjykimi i tyre nuk po merr fund, me shtyrje të njëpasnjëshme të seancave. Shaban Limani tha se gjithmonë e kanë treguar pafajësinë e tyre…

