26 Shkurt Familjarët e të akuzuarve të rastit “Monstra” presin që qeveria e re te votojë Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve për të zbardhur në tërësi rastin. Sipas Bedri Ajdarit familjar i të akuzuarve ligji në fjalë për partitë shqiptare duhet të ketë prioritet njëjtë si Ligji për gjuhën shqipe dhe i njëjti duhet të votohet para votimit të qeverisë. Ata që dëshirojnë që sinqerisht të zbardhen raste duhet edhe të punojnë dhe kontribuojnë në këtë dhe të rinë pas për implementimin e këtij ligji dhe me që prokuroria Speciale kërkon që kushdo që të bëjë qeveri të përkrahë ligjin…
Author: almakos
Kundër tre shkupjanëve është ngritur padi penale për “vjedhje”, “nxitje”, “mbulim” dhe “ndihmë” me çka kanë fituat pronë të paligjshme prej rreth 275.770 denarë. Kallëzimi penal është ngritur kundër S.S (34), B.T. (60) dhe O.B. (32). Kundër S,S. ekzistojnë baza të dyshimit se ka kryer katër vepra penale “vjedhje”, kundër B.T. se ka kryer katër vepra penale “nxitje”, “ndihmë” dhe “mbulim”, ndërsa kundër O.B. se ka kryer një vepër penale “ndihmë” dhe “mbulim”. Policia sot kumtoi se nga e gjykatësit të procedurës paraprake S.S. i ka shqiptuar masë të paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa B.T. është në arrati.…
26 Shkurt Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa ia kanë deponuar firmat e deputetëve të tyre liderit të LSDM-së Zoran Zaev me qëllim që të mund ta marr mandatin për qeverinë e re. Kreu i LR PDSH-së Zijadin Sela, para fillimit të Kuvendit Qendror të Aleancës në një deklaratë për Alsat tha se janë të gatshëm të marrin përgjegjësi në qeveri, por u shpreh kategorik se pa plotësimin e pikave të platformës së partive shqiptare Aleanca nuk do të bëhet pjesë e ekzekutivit. Pjesëmarrja jonë në qeveri është e kushtëzuar me platformën tonë politike. Sepse realisht çfarë kuptimi do të…
Me vendosjen e kurorave me lule përpara pllakës përkujtimore në kodrën Matiça mbi Mostar, sot u shënua 13 vjetori i vdekjes së presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski i cili me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e ekuipazhit humbën jetën në një aksident ajror në afërsi të Mostarit gjatë mbërritjes për në Konferencën ndërkombëtare për Investime, raporton Anadolu Agency (AA). Në nder të presidentit të Maqedonisë i cili humbi jetën në mënyrë tragjike kurora me lule vendosi udhëheqësia e Qytetit të Mostarit, ku të pranishëm ishin përfaqësues të niveleve më të larta të pushtetit në Bosnjë e Hercegovinë dhe trupit diplomatik në BeH…
Gjatë kontrollit në një automjet të udhëtarëve në autostradën Gjevgjeli-Shkup në afërsi të fshatit Udovë, dje policia ka zbuluar një grup prej 15 emigrantëve, midis të cilëve shtatë persona dhe një fëmijë nga Iraku, pesë persona dhe një fëmijë nga Siria dhe një person nga Pakistani. Siç informon MPB-ja, dje në orën 07:20 minuta nëpunësit policorë në autostradën Gjevgjeli-Shkup në afërsi të vendit të quajtur “Avllak” kanë vërejtur një automjet “krajsper” me targa të Velesit, me shumë persona, i cili me shpejtësi të madhe ka lëvizur në drejtim të Shkupit. Policia e ka ndaluar automjetin në afërsi të Udovës, te…
26 Shkurt Lideri i LSDM-së Zoran Zaev të hënën do ti dorëzojë nënshkrimet në Presidencë për ta kërkuar nga kreu i shtetit Gjorge Ivanov mandatin për formimin e Qeverisë së Re. Këshilli qendror i LSDM-së ditë më parë i dha dritë jeshile liderit të kësaj partie Zoran Zaev për të kërkuar mandatin nga presidenti. Vijon një periudhë ku do të përkushtohemi në vendosjen e një programi cilësor qeveritar që do ta realizojnë politikanë të përgjegjshëm, që do të udhëheqin politika reale, ashtu siç zgjodhën qytetarët e Maqedonisë”, theksohej ndër të tjera në njoftimin e LSDM-së – thanë nga Lidhja Socialdemokrate…
Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie vlerëson se Maqedonia është në prag të daljes nga kriza politike. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL) ai tha se pret formimin e një Qeverie të qëndrueshme që do të sigurojë mirëqenien e të gjitha bashkësive etnike në vend. Presim që partitë politike të merren vesh sa më shpejtë që është e mundur, për një koalicion funksional që do të mund të qëndrojë sa më gjatë që është e mundur, kurse pika e dytë që ne e mendojmë, jashtë koalicionit qeveritar, është të ekzistojë pajtueshmëri mes partive politike të të gjitha…
Tashmë askush nuk mund ta mohojë se kriza politike është pasojë e lidershipit dhe Kushtetutës së Maqedonisë. Kështu thotë nënkryetari i Lëvizjes BESA, Arben Labënishti, në një shkrim të tij ku theksohet se shteti duhet të ridefinohet. Ja edhe postimi i tij i plotë: “Nëse problemi i një krize nuk adresohet saktë dhe nuk ofrohet zgjidhje, kriza rëndom thellohet edhe më shumë. Tashmë askush nuk mund ta mohojë me argumente se kriza politike në vend është pasojë e mosfunksionimit të sistemit politik, i cili lidhet drejtpërdrejt me kushtetutën e vendit dhe sjelljen e lidershipit. Por, pavarësisht nga kjo, aktorët e…
26 Shkurt Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie vlerëson se Maqedonia është në prag të daljes nga kriza politike. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL) ai tha se pret formimin e një Qeverie të qëndrueshme që do të sigurojë mirëqenien e të gjitha bashkësive etnike në vend. Presim që partitë politike të merren vesh sa më shpejtë që është e mundur, për një koalicion funksional që do të mund të qëndrojë sa më gjatë që është e mundur, kurse pika e dytë që ne e mendojmë, jashtë koalicionit qeveritar, është të ekzistojë pajtueshmëri mes partive politike të…
Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 humbi jetën presidenti i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacioni tetë-anëtarësh i Maqedonisë, i cili ka udhëtuar për në konferencë ndërkombëtare në Mostar. Për fatkeqësinë e cila ndodhi në atarin e fshatit Huskoviq, në afërsi të Mostarit, për shkaqet e rënies së “kingerit”, për atë nëse ka ndodhur fatkeqësi aeroplani apo ka qenë “terrorizëm”, prej atëhgerë e deri më tnai janë kryer dy hetime dhe janë publikuar dy raporte, të dy komisioneve me të cilët kryesuan Sallko Begiq dhe Omer Kupiq, e në të cilët morën pjesë edhe…
26 Shkurt Sot bëhen 13 vjet nga vdekja e ish presidentit Boris Trajkovski, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti ajror në afërsi të Mostarit. Në Shkup tek varrezat në Butel, në varrin e Trajkovskit do të vendosin lule pjesëtarë të familjes së tij, disa delegacione dhe qytetarë. Shënimi i vdekjes së Trajkovskit do të bëhet edhe para sallës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup Powered by WPeMatico
26 Shkurt Sot në Maqedoni do të mbajë mot kryesisht me vranësira. Në viset e ulëta të vendit do të paraqiten periudha të shkurtra dielli ndërsa në viset jugore do të ketë kushte për reshje shiu. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin mes 1 dhe 7 gradë celsius ndërse temperatura më e lartë gjatë ditës do të arrij deri në 15 gradë. Nga e marta pritet që moti të stabilizohet dhe të rriten temperaturat. Powered by WPeMatico

