Author: almakos

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite, posaçërisht në pjesët perëndimore, vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri 19 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare jugore. Temperatura mëngjesit do të ulet deri në tre, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 18 gradë.…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Fondin për zhvillim teknologjik dhe inovacion organizuan sot prezantim për thirrjen e katërt për instrumentet për Ko-financim të granteve për kompanitë e reja Start-up, spin-off dhe grantet për ko-financim dhe kredi të kushtëzuara për komercializimin e inovacioneve. Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik u bën thirrje për kompanive të interesuara që të aplikojnë për grante deri 30 mijë euro. Përveç kësaj thirrje, parashihet edhe mbështetja për dhjetë mikrokompani, kompanitë vogla dhe të mesme, që dëshirojnë të bëjnë komercializim dhe inovacion. OEMVP në bashkëpunim me Fondin për inovacion dhe zhvillim teknologjik po punon…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar sot u takua me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev në të cilin kanë biseduar për procesin e formimit të qeverisë së re. Në takim, siç theksohet në kumtesën e LSDM-së, është theksuar nevoja e pjekurisë tek subjektet politike dhe të institucioneve për transferim të shpejtë dhe të qetë të pushtetit, që do të mundësojë vazhdimin e proceseve të filluara demokratike në Maqedoni. Zaev kumtoi se janë dorëzuar 67 nënshkrime dhe se pret se së shpejti do ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re, theksohet në kumtesë. “Tërësisht jemi të…

Lexo më Shumë

Marsh protestues në organizim të Nismës qytetare për Maqedoni të përbashkët u mbajt sot, siç thonë, “kundër ndryshimit të Kushtetutës dhe mbrojtjes së emrit dhe thelbit të shtetit”. Marshi filloi para Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, vazhdoi drejt zyrës të presidentit Gjorge Ivanov dhe përfundoi para Kuvendit të RM-së. Igor Durlovski nga Nisma qytetare për Maqedoni të përbashkët e lexoi Manifestin në të cilën kërkohet nga partitë politike “ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe të obligohen se nuk do të punojnë në ndryshimin e emrit dhe thelbit të shtetit tonë”. Nga Shoqata paralajmëruan se protesta do të vazhdojë…

Lexo më Shumë

Gjykata themelore Shkupi 1 ka mohuar se Këshilli Penal  ka dhënë dritë jeshile që dëshmitë e siguruara gjatë kontrollit tek Grujovski të përdoren në procedure. Nga gjykata, thonë se me vendimin e Këshillit Penal, lënda kthehet në rishqyrtim tek gjykatësi për procedure paraprake. Ndërkohë, lidhur me ankesat që PSP i ka parashtruar kundër gjyqtarëve të Gjykatës Themelore Shkup 1, nga kjo gjykatë thonë se këto janë pjesë e presioneve dhe kërcënimeve mbi gjyqtarët, në mënyrë që këta të fundit të vendosin sipas dëshirës së PSP-së.

Lexo më Shumë

27 Shkurt Ambasada e SHBA-së në Shkup ka porositur partitë politike që t’i respektojnë proceset demokratike dhe institucionet. Nga kjo ambasadë kanë thënë se pajtohen me qëndrimet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltentenberg dhe të euro komisionarit Johanes Hann për formimin e qeverisë. Të gjitha partitë duhet t’i respektojnë proceset demokratike dhe institucionet të fokusohet në zbatimin e reformave kyçe. “Vetëm në atë mënyrë Maqedonia do të shënoj përparim me qëllimin e saj strategjike për anëtarësim në NATO dhe BE, diçka që SHBA që moti e përkrahin” thuhet në një reagim të ambasadës së SHBA- ve. Sekretari i…

Lexo më Shumë

Pajtohemi plotësisht me qëndrimet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, dhe me qëndrimet e eurokomisarit, Johanes Han, për formimin e qeverisë. Kështu thonë nga ambasada amerikane në Shkup, për agjencinë META. “Të gjitha paritë duhet t’i respektojnë proceset demokratike dhe institucionet dhe të fokusohen në angazhimet e tyre të përbashkëta në zbatimin e reformave kyçe. Vetëm në këtë mënyrë Maqedonia do të përparojë në angazhimet e saj strategjike për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, proces që këto SHBA-të ka kohë që po e mbështesin”, thonë nga ambasada e SHBA-vë në pyetjen e agjencisë META. Stoltenberg dje deklaroi…

Lexo më Shumë

27 Shkurt Ndryshe nga çfarë ishte paralajmëruar, BDI-ja për sot nuk ka paraparë mbledhje të Kryesisë Qendrore për të diskutuar pjesëmarrjen e mundshme në koalicionin e ardhshëm qeveritar. Në mbledhjen e tre ditëve më parë, partia e Ahmetit vendosi të japë nënshkrimet e deputetëve të saj në mbështetje të kreut të LSDM-së Zoran Zaev për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re kurse paraprakisht miratoi draft ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Nga BDI-ja nuk bëjnë me dije se kur do të jetë takimi i radhës i kryesisë ku ajo pritet t’i japë drite jeshile një koalicionimi me…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian kërkon që vendi të lufton krimin ekonomik, larjen e parave dhe financimin e terorrizmit. Për këtë qëllim, do të realizohet edhe një projekt kundër krimit ekonomik, si pjesë e programi Horizontal Facilities për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, i cili u prezantua sot në Shkup. Projekti realizohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, ndërsa ka për qëllim kontributin drejt demokracisë dhe sundimit të së drejtës, përmes preventivës dhe kontrollit të krimit ekonomik, në pajtueshmëri me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Koordinatorja e programit në zyrën e Këshillit të Evropës në Shkup, Monika Martinez, deklaroi se përveç ndihmës teknike, gjithashtu…

Lexo më Shumë

27 Shkurt Një grup qytetarësh kanë paralajmëruar sërish protesta përpara qeverisë. Thirrja për këto kërkesa është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe organizohet nën moton “Vijat e kuqe i kaluat por jo edhe vijat kuq e verdhë” duke aluduar në flamurin shtetëror dhe simbolin e VMRO – DPMNE-së. Në këtë thirrje thuhet se ka ardhur momenti i ngritjes së zërit për një Maqedoni të Përbashkët, të lirë në të gjitha sferat e jetës për të gjithë qytetarët.

Lexo më Shumë

[embedded content] 27 Shkurt Anëtarë të tjerë të VMRO-DPMNE-së nga Ohri, ditëve të fundit kanë marrë ftesa për t’u marrë në pyetje në Prokurornë Speciale, mëson Alsat M. Ata do të merren në pyetje në Shkup lidhur me mënyrën e financimit të partisë së tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2014. Nuk ka informacion se sa prej tyre kanë pranuar ftesa. Avokati Igor Qiçec shprehet se ligji për procedurë penale obligon anëtarët e VMRO-së të paraqiten në Prokurorinë Speciale pasi në të kundërtën ata mund merren në mënyrë të detyrueshme.  Në rastin konkret u krijua revolt meqë ishin…

Lexo më Shumë

Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi” dhe Shoqata qytetare “Legis”, këtë javë në e shpallën “Javën e solidaritetit me fëmijët refugjatë nga Siria”, në kuadër të fushatës “Ndihmë për Halepin”, për refugjatët të cilët janë të vendosur në kampe në zonën kufitare të Turqisë me Sirinë. Qëllimi i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes tek të rinjtë në institucionet edukative-arsimore për gjendjen në të cilën ndodhen bashkëmoshatarët e tyre ngan Siria, si dhe nevoja për solidaritet dhe ndihmë për njerëzit të cilët vuajnë nga lufta. Drejtori i Ambasadës për Fëmijë “Megjashi”, Dragi Zmijanac, tha se fëmijët dhe të…

Lexo më Shumë