Author: almakos

02 March Kanë vazhduar reagimet e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare pas vendimit të Ivanovit për mos dhënien e mandatit, me arsyetimin se platforma është përgatitur në një vend fqinj duke aluduar në Shqipërinë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një status në rrjetin social facebook shkruan se Ivanov ka qasje anti-shqiptare dhe se shqiptarët tashmë duhet të marrin fatin e të drejtave në duart e veta. Shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues dhe Maqedonia duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj. Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit të…

Lexo më Shumë

Kryetarja e parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq, sot shpalli datën për zgjedhjet presidenciale në Serbi, të cilat do të mbahen më 2 prill të këtij viti, raporton AA. Gojkoviq ftoi qytetarët që të votojnë dhe të vendosin se kush do të jetë president i Serbisë. “Iu bëj thirrje qytetarëve që me kujdes të ndjekin fushatën zgjedhore dhe me votën e tyre në radhë të parë të vlerësojnë programet zgjedhore. I ftoj qytetarët dhe dëshiroj që të zgjedhin kandidatin më të mirë, i cili me seriozitet dhe me përgjegjësi do të bashkëpunojë me qeverinë e Serbisë dhe i cili do të…

Lexo më Shumë

02 March Pavarësisht vendimit të presidentit Ivanov, partitë politike shqiptare, nënshkruese të platformës thonë se nuk do të heqin dorë nga mbështetja për Zaevin që ky i fundit të marrë mandatin për formimin e Qeverisë. BDI, BESA, dhe Aleanca për Shqiptarët nuk heqin dorë nga Platforma. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet e BDI-së të aprovuara nga mbledhja e fundit e kryesisë. Ne na shqetëson tentimi për t’i dhënë krizës aktuale politike dimensionin e konfliktit dhe urrejtjes ndër-etnike, që mund të ketë pasoja serioze për të ardhmen e vendit- tha Bujar Osmani, BDI. Nga Lëvizja Besa thanë se po shqyrtojnë…

Lexo më Shumë

Takimi i zyrtarëve të BeH-së me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv/presidenten e Komisionit Evropian, Frederica Mogherini, e cila ishte planifikuar të mbahet sot, u anulua për shkak të pamundësisë së aterimit të aeroplanit në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës, raporton AA. Mogherini sot pritej të arrijë për vizitë në Bosnjë e Hercegovinë, pasi dje qëndroi për vizitë në Mal të Zi. Sipas planit të vizitës, Mogherini është dashur të takohet së pari me anëtarët e presidencës së BeH-së. Pas bisedimeve me Kryesuesin Mlladen Ivaniq dhe Dragan Çoviq, si dhe Bakir Izetbegoviq,…

Lexo më Shumë

Edhe Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier, ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit në Maqedoni, konkretisht për vendimin e presidentit, Gjorgje Ivanov, për të mos ia dhënë mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Zanier në Twitter ka shkruar se rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit janë një bazë e fortë për të formuar një qeveri që do t’i shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve. “Sudimi i drejtësisë mund të mbisundojë. Do ta vizitoj Shkupin javën e ardhshme, do të takohem me fytyra publike, politikanë dhe me shoqërinë civile”, shkruan Zanier në profilin e tij në Twitter.

Lexo më Shumë

Një ditë pas reagmit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për vendimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka reaguar kryeministri teknik, Emil Dimitriev, duke e porositur Ramën se ndërhyrja e vazhdueshme e Tiranës në punët e brendshme të Maqedonisë shkakton dëm të madh në marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe është kundër vlerave evropiane. “Besoni, ajo nuk i ndihmon askujt. Nuk i ndihmon Shqipërisë qytetarët e së cilës presin nga ju të angazhoheni në dobësitë e qeverisjes dhe ato ekonomike. Nuk i ndihmon BE-së sepse ato e kanë të qartë që ju kërkoni vetëm arsye për tu zënë me fqinjët që të…

Lexo më Shumë

02 March Sead Koçan për momentin po merret në pyetje në Gjykatën Penale. Prokuroria Speciale Publike kërkon paraburgim për Koçan dhe për drejtuesin e firmës Sileks Nemetali. “Transmet SHPK-Shkup”, “Sileks Nemetali” nga Kratova dhe “Vato SHPK” nga Studeniçani janë tre kompanitë që ngarkohen nga Prokuroria Speciale për përfitimin e 17 milion eurove nga “REK Bitola”. Kjo prokurori hapi lëndën më të re me emrin “Trust”. Tre firmat, sipas PSP-së, kanë formuar konsorcium në vitin 2011 për të fituar tender nga kompania shtetërore ELEM. Dyshohen tre persona, udhëheqësit e kompanive. Lëndë e furnizimit ka qenë makineria për gërmimin në kantierin “REK…

Lexo më Shumë

[embedded content] 02 March Sindikta e kombinatit metalurgjik Jugohrom sot në shenjë protesta nga ora 11:00 ka bllokuar autostradën Tetovë-Shkup. Kërkesat e Sindikatës mbesin të njëjta, duke kërkuar me çdo kusht rihapjen e Jugohromit, me ose pa ndërtimin e stacionit filtrues duke thënë se Jugohromi nuk e ndotë ajrin ambiental. Por nga ana tjetër, OJQ Ekologjike insistojnë se Jugohrom është shkaktari më i madh i ndotjes dhe se nuk duhet assesi të hapet pa vendosjen e filtrave. Për nesër është paraparë që krerët e sindikatës të takojnë kryeministrin Emil Dimitriev, nga ku presin se do të mësohet se çfarë do…

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan, Jess Baily, ka komentuar në rrjetin social Twitter për situatën e tanishme politike në Maqedoni pas refuzimit të kryetarit Gjorge Ivanov për ta mandatuar Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re. Baily pajtohet me deklaratën e eurokomisionerit Johannes Hahn, i cili thotë se në demokraci duhet të njihet shumica parlamentare, edhe nëse nuk na pëlqen. Njëherit, ambasadori Baily shprehet i shqetësuar duke deklaraur se Maqedonia është duke u larguar nga parimet e demokracisë dhe të sundimit të ligjit, që janë vlera bazë të NATO-së.

Lexo më Shumë

02 March Ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale në Maqedoni. Për mes një statusi në “Tweeter” ai thotë se pajtohet me deklaratën e eurokomisarit Johanes Han i cili e kritikoi vendimin e presidentit Ivanov mos ia dhënë mandatin Zoran Zaevit. “Maqedonia largohet nga parimet demokratike dhe sundimi së drejtës, të cilat janë vlerat themelore të NATOS”.

Lexo më Shumë

02 March Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në seancën e djeshme e riafirmoi pozitën dhe qëndrimin e partisë “se në rastin konkret, çmimi është më i vogël që të kënaqë dëshirën e LSDM-së e cila dëshiron të marrë pushtetin edhe krahas humbjes të cilën e përjetoi në zgjedhjet e fundit”. VMRO-DPMNE-ja do ta mbështesë qeverinë e tyre të ardhshme, vetëm nëse heqin dorë nga shantazhet dhe tërësisht e hedhin poshtë platformën nga Tirana, bënë të ditur nga kjo parti. Sipas VMRO-DPMNE-së, realizimi i platformës nga Tirana do të thotë ridefinim i plotë i Republikës së Maqedonisë, shndërrimi i saj nga shteti multietnik…

Lexo më Shumë

Pas deklaratave të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, se platforma e partive shqiptare përbën rrezik serioz për të ardhmen e Maqedonisë, ka reaguar edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qasjen e Ivanovit e ka vlerësuar si armiqësore dhe antishqiptare. “Zhvillimet politike në Maqedoni janë shumë shqetësuese. Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti. Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit. Shqiptarët në Maqedoni…

Lexo më Shumë