Author: almakos

Ish deputeti Nazer Ziberi, që është i ftuar në emisionin “Arena” që po emitohet në Televizionin SHENJA, tha se vendimi i Presidentit Ivanov për të mos ia dhënë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, është i pakuptimtë, kontër-kushtetues dhe se mund të ketë reperkusione të rënda për sigurinë e vendit. “Meqë Zoran Zaev i dorëzoi 67 nënshkrime, me të cilat e dëshmoi formalisht se ka siguruar shumicën në parlament, Kryetari i shtetit menjëherë duhej që t’ia jep mandatin. Mosdhënia e mandatit, paraqet shkelje të rëndë të dispozitave Kushtetuese”, tha mes tjerash Ziberi. Nga ana tjetër, ish deputeti tjetër që gjithashtu…

Lexo më Shumë

Kandidati për president të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka kërkuar sot nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuiçiq, që të paraqes dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi garon për president të Serbisë. Jeremiq, po ashtu, ka kërkuar që Vuçiq ta zhbllokoj Parlamentin e Serbisë. Mëtutje, Vuk Jeremiq ka kërkuar nga Vuçiqi, që të mundësoj mbajtje të lira të zgjedhjeve presidenciale dhe ka paralajmëruar se së bashku me ata që e mbështesin, nëse zgjedhjet nuk janë të lira, do të ndërmarrë hapa në mbrojtje të rendit kushtetues. Zgjedhjet presidenciae në Serbi mbahen më 2 prill.

Lexo më Shumë

Gazetari Borjan Jovanovski është sulmuar sot në njërin nga restorantet e Shkupit nga një person. E për të qenë turpi më i madh, një shoqërues i sulmuesit, e ka filmuar të gjithë incidentin. Vetë gazetari ka komentuar për incidenti, duke thënë se i është afruar një person i moshës së mitur, duke e quajtur tradhtar dhe duke e pështyer në fytyrë. “Fëmija është i keqpërdorur. Porositësi më është i njohur pasi ishte i pranishëm në të njëjtin restorant. Ishte Milenko Nedellkovski”, ka shkruar mes tjerash Jovanovski, duke shtuar se edhe porositësi edhe personi që kanë kryer sulmin, do të mbajnë përgjegjësi për këtë…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogerini ka takuar drejtuesit e partive parlamentare, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI, Lëvizjes Besa, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së në hapsirat e Kuvendit të Maqedonisë. Temë qëndrore ka qenë situara e krijuar pas vendimit të presidentit Gjorgji Ivanov për të mos I dhënë mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev dhe perspektivën euro atlantike të vendit. Pas takimit, kreu i LSDM-së, u shpreh i kënaqur që edhe më tej Bashkimi Evropian mbështet Maqedoninë, ndërsa ftoi presidentin Ivanov që të rishqyrtojë vendimin e tij dhe të respektojë vullnetin e 700 mijë…

Lexo më Shumë

02 March Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot u takua me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëskryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini me të cilën bisedoi për gjendjen aktuale politike në vend.  Ivanov, siç informoi Kabineti i tij, vlerësoi se “me gjendjen status kuo në integrimin evropian, Republikës së Maqedonisë i është penguar e drejta e prosperitetit dhe mundësohet ndikim i rritur i aktorëve të tjerë ndërkombëtarë. BE nuk mund të lejojë që kjo të vazhdojë dhe përfundimisht duhet ta identifikojë Ballkanin si një prej prioriteteve të saj më të…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në kombinatin “Jugohrom” në Jegunovcë të Tetovës, të organizuar nga Sindikata “Jugohrom Alzar” kanë protestuar sërish sot, ku si shenjë proteste kanë mbajtur të bllokuar disa orë Tetovë-Shkup në të dy drejtimet, duke kërkuar nga organet qeveritare që të tërheqin vendimin për pezullimin e punës së këtij kombinati. Ata kanë thënë se punëtorët deri tash janë në marrëdhënie pune, megjithatë akoma nuk dihet se çfarë do të ndodh më tutje. “Qeveria është organ kompetent e cila mund të anuloj vendimin e inspektoriatit. Në moment ata janë ende në detyre, e kryen atë detyrë dhe shpresojmë se nesër do…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, ka kërkuar nga presidenti Ivanov që të tërheq vendimin e tij dhe në pajtueshmëri me kushtetutën e vendit, mandatin t’ia ndajë liderit të partisë që ka shumicën parlamentare. Ajo tha se vendimi I Ivanovit është në kundërshtim me vlerat demokratike dhe të NATO-së dhe e ka futur vendin në një krizë të thellë. “Kërkoj nga presidenti që të reflektojë në vijim dhe të rishqyrtojë vendimin në interes të të gjithë qytetarëve të vendit dhe siç thotë Kushtetuta, t’ia dorëzojë mandatin liderit të partisë që ka shumicën parlamentare. Kjo është…

Lexo më Shumë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se janë të shqetësuar për situatën politike në Maqedoni. Duke reaguar për zhvillimet e fundit në vend, nga Moska thonë se kriza politike në Maqedoni, e shkaktuar nga ndërhyrja e jashtme në çështjet e brendshme të vendit, po thellohet. “Duam të theksojmë se në Maqedoni në zgjedhjet e 11 dhjetori të vitit 2016, me insistim të BE-së dhe ShBA-së u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat fitoi partia në pushtet në krye me Nikolla Gruevskin. Tani perëndimi me ndihmë të minoritetit shqiptare dhe kërkesat e tyre, o tentojnë që në në…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale në Shkup ka marrë në pyetje pronarin e “Transmet”, Sead Koçan. Ai së bashku me dy persona fizik dhe tre të tjerë juridik janë të dyshuarit në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike, për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it me vlerë 17 milionë euro. Tre persona, udhëheqës të kompanive “Transmet”, “Silleks-jometale” dhe “Vato”, akuzohen se me dokumente të falsifikuara kanë fituar tender me të cilin në mënyrë joligjore kanë përfituar 1 miliardë e 60 milionë denarë. Gjykatësi në procedurë paraprake duhet të dëgjoj të dyshuarit dhe të vendos nëse e pranon apo e refuzon kërkesën e PSP-së për…

Lexo më Shumë

02 March Përfundoi marrja në pyetje e biznesmenit Sead Koçan në Gjykatën Penale. Prokuroria Speciale kërkoi paraburgim për të, si i dyshuari i parë në rastin “Trust”. Por Gjykata sot nuk vendosi për një gjë të tillë. Pronari i Televizionit Nova, pasi doli nga gjykata iu shmang kamerave dhe pyetjeve të gazetarëve. Përveç Seat Koçanit në gjykatë erdhi edhe nënshkruesi i autorizuar i “Sileks Nemetali”, Vasilie Aviroviq. Pas tre orësh edhe ai braktisi godinën e gjykatës, duke iu shmangur kamerave. Penalja informoi se sot nuk pritet vendim për kërkesën e Prokurorisë Speciale për paraburgim për biznesmenin Koçan dhe Vasilie Aviroviq…

Lexo më Shumë

Vendimi i djeshëm i presidentit Ivanov ka ngritur reagimet edhe të krerëve shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se shqiptarët janë popull shtetformues në Maqedoni. “Ivanov, gjuha shqipe nuk është e armikut, po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur president”, qëndron në reagimin e Ramës. Ndërkohë, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, nëpërmjet një komunikate për media, tha se shpreh shqetësimin për situatën e rënduar politike në Maqedoni. Meta tha se inkurajon të gjitha forcat politike në…

Lexo më Shumë

Ambasada amerikane në Shkup ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të presidentit Gjorgje Ivanov. Në një konferencë për media, ambadadori i ShBA-së, Xhes Beji, tha se vendi i tij u zhgënjye kur mësoi se presidenti Ivanov refuzoi, shumicën e qartë parlamentare për të formuar qeverinë e re. Ai ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me vlerat demokratike. “Dua të theksoj se ne u zhgënjyn kur kuptuam se presidenti Ivanov refuzoi të njohë shumicën parlamentare dhe t’u japë mundësi për formimin e Qeverisë së re. Besojmë se kjo nuk është në pajtueshmëri me vlerat themelore të demokracisë…

Lexo më Shumë