Author: almakos

[embedded content] 04 March Pasojat nga retorika nacionaliste e politikanëve dhe vendimi i fundit i Ivanovit po reflektohen edhe nëpër rrugë duke krijuar ndarje të thella në shoqëri. Qytetarët maqedonas mbështetës të këtyre politikanëve, sërish sot kanë dalë në protesta në disa qytete kundër platformës shqiptare dhe qeverisjes eventuale të LSDM-së me BDI-në.

Lexo më Shumë

Të indinjuar nga gjendja e arsimit shqip në Maqedoni, Shoqata Kulturore “Vizioni M”, në vitin 2015 startoi me projektin e 7 marsit “Another Brick in the Wall”, ku nëpërmjet muzikës dhe aktiviteteve të ndryshme skenike shfaqet revolta e rinisë për situatën e përgjithëshme. Në këtë frymë ishin edhe organizimet e: – Vitit 2015, ku për temë kishim kushtet e rënda në arsimin shqip në Maqedoni. – Vitit 2016, fokusim i jonë ishte nënçmimi dhe ofendimet në tekstet shkollore. Këtë vit projekti “Another Brick in the Wall” i ShK “Vizioni M”, vjen me moton: “NOTA ime, NDERI im”, ku vihet në…

Lexo më Shumë

[embedded content] 04 March Departamenti amerikan i shtetit kritikon vendin për shkeljen flagrante të drejtave të njeriut. Në raportin vjetor të tij janë nënvizuar një sërë mangësish në funksionimin e thuajse të gjitha institucioneve por më problematike rezulton të jetë gjyqësori. Sipas raportit sistemin gjyqësor në Maqedoni e karakterizojnë ndërhyrjet politike, jo efikasiteti, standardet e dyfishta, vendimet që favorizojnë figura të caktuara politike, zvarritje të proceseve, shkelje e së drejtës për gjykim publik si dhe korrupsioni.Në shënjestër të kritikave janë edhe obstruksionet e institucioneve ndaj punës së Prokurorisë Speciale si dhe drejtësia selektive. Në raport nënvizohet qasja e ndryshme e…

Lexo më Shumë

04 March BDI-ja edhe zyrtarisht konfirmoi pjesëmarrjen në koalicionin e ardhshëm qeveritar me LSDM-në. Pas mbledhjeve të gjata të kryesisë qendrore të kësaj partie, zëdhënësi Bujar Osmani deklaroi gjithashtu se partia e tij do të iniciojë një hetim të plotë të veprimtarisë së saj, paralel me reformat në sistemin gjyqësor. Participi jonë në këtë Qeveri, është si rezultat i vullnetit të shprehur të popullit shqiptar në zgjedhjet e 11 dhjetorit si dhe për të analizuar programet që kishte si përbetim para votuesve shqiptar. BDI-ja do të kërkojë edhe hetim të plotë të gjithë veprimtarisë së kësaj partie që nga formimi…

Lexo më Shumë

04 March Pas vendimit të një ditë më parë të BDI-së për pjesëmarrje në Qeverinë e re me LSDM-në, nga partia e Zaevit deklarojnë se hapi i ardhshëm është transferimi i shpejtë dhe i qetë i qeverisë pa pengesa nga Gruevski dhe Ivanovi. Sipas tyre, nëse vullneti i shumicës së votuesve nuk respektohet tani, nuk do të respektohet as pas zgjedhjeve të reja. Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja duhet ta pranojë konceptin e një shoqërie për të gjithë, që e përforcon unitetin e shtetit dhe sjellë jetë kualitative për qytetarët, në vend të ndarjeve fiktive. Proceset demokratike kanë filluar dhe vullneti…

Lexo më Shumë

Gjatë viteti të kaluar gjithsej 6.196 qytetarë të Maqedonisë kanë marrë shtetësi të Bullgarisë. Kështu thotë raporti i Komisionit për shtetësi bullgare dhe bullgarët në shtete të jashtme. Sipas Raportit nëse krahasohet ky numër me vitin 2015, numri i shtetasve të Maqedonisë që kanë marrë pasaportë bullgare është rritur në vitin 2016 për 1.881 persona. Siç bën të ditur rrjeti i gazetarisë hulumtuese ballkanike BIRN, nga 2005 e deri në vitin 2016, gjithsej 63.823 shtetas të Maqedonisë kanë deklaruar se kanë prjeardhje bullgare, respektivisht kanë marrë pasaportë bullgare.

Lexo më Shumë

04 March Siguria e vendit është e rrezikuar seriozisht pas zhvillimeve të fundit që u nxitën nga ashpërsimi i retorikës nacionaliste të ish kryeministrit Gruevski si dhenta vendimi i fundit i presidentit Ivanov. Akademiku Abdylmenaf Bexheti vlerëson se situata në Maqedoni po shkon duke u përshkallëzuar dhe mund të eskalojë nëse së shpejti nuk vihet nën kontroll.  Fatkeqësisht nëse gjykojmë nga e kaluara mund të dëshmojmë se nuk po ndodh për herë të parë kjo situatë dhe mund të ketë eskalim të situatës pasi të gjithë faktorët tashmë vlerësojnë se nuk kemi të bëjmë vetëm me një krizë politike por…

Lexo më Shumë

Këtë fundjavë në bulevardin “Boris Trajkovski” do të vendoset regjim i përkohshëm komunikacioni dhe sinjalizim adekuat rrugor. Qyteti i Shkupit informon se regjimi i përkohshëm është për shkak se sot dhe nesër do të bëhen gërmime për vendosjen e instalimeve frenuese në bulevardin “Boris Trajkovski”. Gërmimet do të bëhen para derës së dytë të fabrikës “OHIS” dhe te semafori në lagjen Pintia, prej orës 8 deri në orën 16.

Lexo më Shumë

04 March Projekti i ri për tregun e Bit Pazarit në Shkup vazhdon të ngelet një ëndërr për shitësit dhe qytetarët që frekuentojnë këtë treg. Drejtuesit e komunës së Cairit dhe ata Tregut të Shkupi vazhdimisht premtojnë se ky projekt i shumë përfolur do të fillojë të realizohet por këtyre premtimeve askush nuk u beson. Nga ana tjetër shiteshit vazhdojë akoma të punojnë në kushte shumë të këqija. “Është biseduar para 4 apo 5 viteve se do të bëhet tregu por asgjë nuk është bërë dhe nuk më besohet se do të bëhet diçka ““Asnjëherë nuk do të behet premtojnë…

Lexo më Shumë

“Shumica e qytetarëve, rreth 700.000 mijë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare zgjodhën ndryshime, drejtësi dhe jetë. Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, duhet të kuptojnë konceptin e një shoqërie për të gjithë, e cila e forcon unitaritetin e shtetit, sjell jetë kualitative për të gjithë qytetarët, në vend të ndarjeve fantome”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, përcjell SHENJA. Më tej ata shtojnë se qytetarët në mënyrë të qartë kanë treguar se duan integrim dhe jo izolim të Maqedonisë. “Proceset demokratike kanë filuar dhe vullneti shumicë i qytetarëve e shndërruar në 67 deputetë duhet që sa më shpejtë të realizohet me…

Lexo më Shumë

04 March Vendimi i presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për t’ia mohuar të drejtën liderit socialdemokrat Zoran Zaev për të krijuar qeverinë e re, ndonëse ka shumicën e nevojshme me 67 deputetë, pakkënd e ka befasuar, por shumëkënd e ka shqetësuar, shkruan publicisti maqedonas Risto Popovski në një analizë për «Al-Jazeera Balkans». «Në vend se të ruajë unitarizmin dhe sovranitetin, me të cilat e shpjegoi vendimin e tij, Ivanovi hodhi benzinë në nacionalizëm dhe tensione ndëretnike, ndërsa krizën shumëvjeçare e kulmoi, pas së cilës të gjitha opsionet janë të hapura». Sipas Popovskit mbështetësit e ish-kryeministrit Nikola Gruevski e kanë përkrahur…

Lexo më Shumë

04 March Një banor i fshatit Kosmatec, mbrëmë është shkelur nga traktori i tij dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, njoftoji sot Ndihma e Shpejtë e Kumanovë, ndërsa lajmi është vërtetuar edhe nga MPB-ja. 78-vjeçari me iniciale R.I, mbrëmë rreth orës 10  ka ndezur traktorin dhe në momentin që është munduar të manovrojë mjetin është shkelur nga ai dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes. Menjëherë është dërguar në Ndihmën e Shpejtë në Kumanovë por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të.

Lexo më Shumë