Author: almakos

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, sot në Bruksel do ta shqyrtojnë situatën në Republikën e Maqedonisë dhe vendet tjera nga Ballkani Perëndimor dhe do të sjellin konkluzione të cilat pastaj shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së do t’i miratojnë në Samitin e Këshillit Evropian të enjten. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, sot pasdite do t’i informojë shefat e diplomacive të vendeve të BE-së për situatën në Ballkanin Perëndimor pas vizitës së saj në shtetet e rajonit javën e kaluar. Këshilli i sotëm i…

Lexo më Shumë

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa në malet më të larta borë. Posaçërisht më shumë reshje priten në pjesët e skajshme perëndimore dhe lindore. Do të fryj erë mesatare deri e përforcuar jugperëndimore, më shumë do të jetë prezent në pjesët perëndimore të vendit. Temperatura do të lëviz prej 8 deri 17 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperaturë deri 17 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, në intervistën për televizion kroat HRT, ka thënë se kriza në Maqedoni mund të përfundoj në dy mënyra, të cilat sipas tij partia që drejton ai tani më i ka ofruar në opinion. “Njëra është që të mbahen zgjedhje të parakohshme në muajin maj së bashku me zgjedhjet lokale, në të cilat Zaev do të del me platformën, dhe mënyra e dytë është që Zaev të pranon ofertën e VMRO-DPMNE-së, të heq dorë nga platforma, ndërsa të fitoj Qeveri të pakicës me përkrahje të VMRO-DPMNE-së, ka thënë Gruevski për HRT, transmeton SHENJA. Gruevski më tej ka thënë…

Lexo më Shumë

[embedded content] 05 March Ministria e Arsimit edhe zyrtarisht ka dhënë pëlqimin për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të shkollës fillore për arsim muzikorë “Pance Peshev” në Kumanovë, për t’i hapur rrugën hapjes së një paralele në gjuhën shqipe në këtë shkollë. Para disa javësh nga seanca e këshillit komunal të Kumanovës kur u bë aprovimi i ndryshimeve statutare të shkollës së ulët të muzikës” Pançe Peshev”, ai dokument është drejtuar deri te “MASH” ku fatmirësisht në një periudhe shumë të shkurt duke iu falënderuar ministrit Pishtar Lutfiu kanë sjellë vendim për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe – deklaroi…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së ka folur sot për faktin se kanë siguruar 67 mandate dhe janë në prag të formimit të Qeverisë. Kështu deklaroi kreu i socialdemokratëve Zoran Zaev, në fjalimin e tij në marshit me rastin e 8 Marsit.  “I pritëm ndryshimet, prej 120 mandateve, 67 mandate kemi pas nesh dhe ja ku jemi para formimit të Qeverisë. Nuk dëshirojnë ta dorëzojnë pushtetin, gjejnë arsyetime banale vetëm e vetëm që të mos e dorëzojnë pushtetin, ndërsa ne dëshirojmë me të mirë, dëshirojmë me të mirë sepse jemi pakë, jemi kushërinj, aq e kemi Maqedoninë”, ka deklaruar Zaev, përcjell SHENJA. Zoran…

Lexo më Shumë

Pa shtet juridik nuk mund të ketë të drejta kolektive. Kështu ka deklaruar profesoresha universitare Besa Arifi, në intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ajo vlerëson se të drejtat etnike dhe kolektive janë shumë të rëndësishme dhe burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet. Profesoresha Arifi vlerëson se gjithmonë është koha e duhur për hapjen e çështjeve të cilat janë të lidhura me avancimin e të drejtave të një bashkësie, por se pak është gabuar në vendosjen e prioriteteve në platformën e partive shqiptare.  “Për shkak se edhe në të njëjtën flitet edhe për çështje juridike, flitet edhe për raportin e Pribesë…

Lexo më Shumë

LSDM ende nuk ka filluar kontaktet me partitë shqiptare për të formuar shumicë parlamentare me të cilën do të mund të thirrnin vazhdimin e seancës konstituive në të cilën do të zgjidhej kryetari i ri i Kuvendit, i cili do të shpallte edhe zgjedhjet e rregullta lokale. Nga LSDM për TV SHENJA thonë se nuk kanë ndërmarrë asgjë konkrete në këtë drejtim për shkak se me rëndësi për Maqedoninë është kthimi i rendit kushtetues.  “Për momentin interes i rëndësisë së veçantë në Maqedoni është kthimi i rendit kushtetues, kjo nënkupton që Gjorge Ivanov, patjetër t’ia kthej mandatin LSDM-së dhe Zoran…

Lexo më Shumë

Sonte në mesnatë kalon afati i rregullt për shpalljen e zgjedhjeve të rregullta lokale. Sipas kodit zgjedhor, afati i fundit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale është  7 ose 14 maj, por kjo vështirë se mund të arrihet sepse neni 12 i Kodit zgjedhorë përcakton qartë se kryetari i parlamentit shpallë vendim për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, për kryetarë dhe këshilltarë komunal, në afat më së voni 70 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Nga KSHZ thonë se nuk është asgjë në duart e tyre, dhe se ata nuk mund të fillojnë punën pa marrë aktin e shpalljes së zgjedhjeve nga…

Lexo më Shumë

BDI ka vendosur të reformohet. Të paktën kështu thuhet në komunikatën e BDI-së që u është dërguar mediave. Nga partia e Ahmetit kanë thënë se në mbledhjet e mbajtura të Kryesisë Qendrore, përpos vendimit për të participuar në Qeverinë e ardhshme me LSDM-në, ata kanë diskutuar edhe për nevojën për reformim transparent të të gjitha niveleve dhe strukturave të BDI-së. “Që nga themelimi i vet, si pasardhëse e UÇK-së, e gjer më sot, BDI dhe Ali Ahmeti kanë ngadhnjyer në çdo garë zgjedhore duke marrë besimin dhe përgjegjësinë nga shumica absolute e shqiptarëve në vend. Besimi i qytetarëve për t’i…

Lexo më Shumë

Mënyra e vetme për tu forcuar unitariteti i shtetit është nëpërmjet konceptit të një shoqërie me të drejta dhe obligime të njëjta për të gjithë, ndërsa ky koncept tani më ka fituar, kanë thënë sot nga LSDM. “Koncepti i VMRO-së për përçarje humbi më 11 dhjetor! Kërkesa për zgjedhje të reja është vetëm një tentim për zgjatje të krizës politike dhe bartjes së përgjegjësisë për krimet dhe keqpërdorimet. Kjo nuk do të ndodhë! Qytetarët, qartë votuan për jetë kualitative për të gjithë, arsimim kualitativ dhe shëndetësi për të gjithë, për drejtësi për të gjithë, për shtet në shërbim të të…

Lexo më Shumë

[embedded content] Banorët e lagjes së Studentëve në Tetovë të indinjuar nga neglizhenca e autoriteteve komunale morën iniciativë për rregullimin e rrugës. Me fondet që kanë grumbulluar kanë arritur ta shtrojnë rrugën me rërë ndërkohë që i bënë thirrje komunës që ti vendos pllakat e begatonit. Patëm mbledhje si pronarë banesash dhe ndamë lek krejt që ta bëjmë rrugën por aq e kemi mundësinë, siç e shihni vet, ka ujë kanalizimi nuk punon kemi probleme natën me qentë endacak. Rërën ne e kemi shtruar me parat tona, ndërsa pllakat le ti vendos komuna se votat i lypin ndërsa punë nuk…

Lexo më Shumë

Ka vazhduar edhe sot përplasja ndërmjet partive maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM. VMRO vazhdon të insistojë në kërkimin e zgjedhjeve të reja, ndërsa nga LSDM, thonë se ato zgjedhje nuk do të sjellin asgjë të re, përpos thellimit të krizës. VMRO-DPMNE ka kërkuar sot që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare. “Po afrohen zgjedhjet lokale dhe zgjidhja më e mirë e krizës është që Zoran Zaev marrë guxim dhe pranon që ta vendos platformën para qytetarëve. Me të njëjtin harxhim, ata do të votojnë edhe për zgjedhjet lokale dhe do të deklarohen për Platformën e Tiranës. Nëse…

Lexo më Shumë