Data sot shënon 7 Mars, Dita e Mësuesit. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet shqiptare kur të gjithë kujtojmë mësuesit.Hapja e Mësonjtores së parë shqipe në Korçë në 7 Mars të vitit 1887, ishte arsyeja e kthimit të kësaj date në një festë për gjithë arsimtarët. Që nga kjo ditë, “Mësonjtorja e parë” hyri në histori si pionierja e arsimit kombëtar dhe dita e çeljes së shkollës si festë, duke bërë kështu që çdo 7 Mars të nderohen kontribuuesit më të mëdhenj në edukimin e brezave. Gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohet aktivitete…
Author: almakos
Presidenti Bujar Nishani, do të takojë përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por do të interesohet edhe për arsimin shqip dhe kulturën në jug të Serbisë, ku shumica e banorëve janë shqiptarë. Kjo është vizita e parë e një presidenti shqiptar në këtë zonë. Shqip Kamberi, kryetar i Bujanocit, beson se Tirana ka mundësi ta ndihmoj Luginën e Preshevës. Qytetarët shpresojnë se ndikimi politik i Shqipërisë mund të zgjidh shumë problem për ta si ndërmjetsues tek qeveria në Beograd. Pas vizitave të kryeministrit Rama, kanë ndodhur shumë ngjarje, por qasja ndaj shqiptarëve në Serbi ka ndryshuar pak. Presidenti…
Kandidati presidencial i koalicionit qeverisës nën Partinë Përparimtare Serbe (SNS), Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia do të punojnë në ruajtjen e paqes në rajon, dhe se asnjëherë nuk do të pajtohet për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Vuçiq, në një miting në Mladenovc, siç raporton “Politika”, ka thënë se rajoni gjendet para periudhave të trazuara, por ka shtuar se ekzistojnë kufij të cilat Serbia nuk i tejkalon “dhe nuk do t’i tejkalojë kurrë”. “Shqiptarët në Kosovë e Metohi, përmes Kushtetutës së tyre të cilën ne nuk e njohim, dëshirojnë të formojnë ushtrinë e tyre. Serbia asnjëherë nuk…
“Politikanët të mos luajn me zjarr sa i përket konfrontimeve ndëretnike, jam e shqetësuar për stuatën në shkup por shoh potencial për zgjidhjen e krizës, siç është seanca parlamentare dhe zgjedhja e zgjedhja e kryetarit të Kuvendit”. Këto janë fjalët e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, gjatë diskutimeve të sotme të Këshillit për punë të jashtme të BE-së për Maqedoninë. “Nuk do të jap detaje se çfarë tha ndonjë ministër në mbledhjen e sotme, por mund të them se në përgjithësi të gjithë ministrat fuqishëm i kanë mbështetur të gjitha porositë që unë i dhash në Shkup. Në…
Në lidhje me situatën politike në Maqedoni, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Kanadasë. Nëpërmjet një komunikate me shkrim, ministrja e jashtme e Kanadasë, Kristia Frillend, u ka bërë thirrje liderëve të Maqedonisë që të lejojnë formimin e qeverisë së re pa humbur kohë. Ajo po ashtu ka apeluar që të vazhdohet me mbështetjen dhe përforcimin e parimeve të përbashkëta demokratike, përfshirë edhe respektimin e institucioneve demokratike dhe sundimit të së drejtës. “Apeloj presidentin që te kryejë obligimin e tij kushtetues dhe të pranoj formimin e qeverisë së re, që vijon pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni të mbajtura më…
Oda Ekonomike e Maqedonisë sot prezantoi projektin “Vendosje e rregullativës së re për kontroll të emetimeve të ajrit nga objektet industriale” dhe njëkohësisht paralajmëroi hyrjen në fuqi të ligjit për ndotjen industriale. Besa Tateshi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, njoftoi se janë në fazën fillestare përgatitjes së ligjit për ndotjen industriale dhe i njëjti do të filloj të implementohet diku në vitin 2018. “U munduam ta njoftojmë publikun për ligjin e ri që do të hyjë së shpejti në fuqi, ligjin mbi ndotjen industriale. Ky ligj deri më tani, pra e kemi përgatitur draftin e parë dhe deri…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, këto ditë do t’u përkushtohet vetëm festave të 7 dhe 8 Marsit, ndërkaq sa i përket faktit që drejtorët e shkollave shihen në protestat e fundit, edhe atë gjatë orarit të punës, nga kjo ministri thonë se do të shqyrtohen më pastaj.“Besoj se sot, nesër dhe pasnesër kemi ditë solemne, kemi ditën e shtatë marsit, poashtu dita e 8 marsit, janë ngjarje të rëndësishme për shoqërinë tonë, ndërsa obligimet e dënimeve nuk besoj se janë temë e këtyre ditëve, t’i kalojmë këto festa ashtu siç e meritojnë të gjithë arsimtarët, siç e meritojnë të gjitha…
Ballkani Perëndimor do të jetë temë e rëndësishme në bisedimet e sotshme në Bruksel. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, pas vizitës së javës së kaluar në Maqedoni dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do të raportoj sot para Këshillit të punëve të jashtme të BE-së, për situatën politike në rajon. Mogerini para takimit të Këshillit deklaroi se situata në Ballkanin Perëndimor është e tensionuar por, ka kapacitet për t’u përballur me sfidat nëse përkrahet me integrim të besueshëm euroatlantik. “Sot do t’i informoj ministrat për punë të jashtme të anëtarëve të…
Për momentin në Maqedoni nuk ekziston kapacitet i thellë politik i cili do të zgjidhte krizën e cila po thellohet edhe më shumë me kalimin e afatit për shpalljen e zgjedhjeve lokale. Kjo situatë madje mund të reflektojë edhe në dhunë qytetare por edhe ndëretnike. Kështu vlerësojnë ish-kryetari i Kuvendit, Stojan Andov dhe analisti politik Ismet Ramadani. Analisti Ramadani madje nënvizon se tanimë vetëm faktori ndërkombëtar mund të zgjidh situatën e krijuar, përmes etiketimit të drejtpërdrejtë të thelluesve të krizës. “Do të kemi porosi më të theksuara më direkte dhe definitivisht me emër dhe mbiemër të izolohen dhe të përdoren…
Profesioni i shenjtë i mësuesit, duhet të jetë profesioni më i respektuar në shoqëri, dhe rrjedhimisht, më i respektuari edhe nga institucionet e sistemit. Fatkeqësisht, kjo nuk vlen për shtetin dhe shoqërinë tonë. E kjo, thotë mësuesja Fitore Qirezi, nuk është diçka e re, por është një problem që i tangon përgjatë gjithë karrierës. E pyetur për pagat që marrin mësuesit, Qirezi thotë se ushtruesit e këtij profesioni, në raste të jashtëzakonshme janë të gatshëm që pa pagesë të ushtrojnë profesionin e tyre. Mirëpo, ajo thotë se në kushte normale, mësuesit nuk mund t’ia dalin me pagat që sillen rreth…
Tre kate në objektin e Lidhjes së Sindikatave, dy klasa në UEJL dhe një tjetër hapësirë në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit”, kështu i gjen studentët e vet, përvjetori i parë i Universitetit “Nëna Teresë”. Sipas ushtruesit të detyrës së rektorit në këtë Universitet, tanimë janë aplikuar dhe janë në aplikim e sipër të gjitha hapat që janë planifikuar për themelim dhe konsolidim të arsimit në këtë universitet. “Ne në këtë objekt që filluam, jemi zgjeruar edhe me një kat, pra I kemi bërë tre kate dhe është mjaft kommode për realizimin e aktiviteteve të planifikuara. Do të vazhdojmë me…
Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Bert Kunders, ka deklaruar se është i shqetësuar për situatën politike në Maqedoni. Para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Kundersa ka bërë thirrje në qetësimin e tensioneve dhe në respektimin e shumicës parlamentare në Maqedoni. “Shqetësimi është i madh për shkak të situatën në Maqedoni. Jemi të hapur për ecuri të mëtutjeshme të Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s, por kjo duhet të zgjidhet në mënyrë të qetë.”, ka thënë Bert Kunders, Ministër i jashtëm i Holandës. Kunders nuk ka komentuar pozitat e VMRO DPMNE-së, por ka thënë se është…

