Në lidhje me situatën politike në Maqedoni, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Kanadasë. Nëpërmjet një komunikate me shkrim, ministrja e jashtme e Kanadasë, Kristia Frillend, u ka bërë thirrje liderëve të Maqedonisë që të lejojnë formimin e qeverisë së re pa humbur kohë. Ajo po ashtu ka apeluar që të vazhdohet me mbështetjen dhe përforcimin e parimeve të përbashkëta demokratike, përfshirë edhe respektimin e institucioneve demokratike dhe sundimit të së drejtës. “Apeloj presidentin që te kryejë obligimin e tij kushtetues dhe të pranoj formimin e qeverisë së re, që vijon pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni të mbajtura më 11 dhjetor të vitit 2016. Presim që hapat e ardhshëm të ndërmarra të përfaqësuesve të autoriteteve në Shkup, përfshirë edhe të presidentit, do të jenë në pajtueshmëri me procesin demokratik dhe Kushtetutën. Kanadaja u bën thirrje të gjithë palëve të jenë të përmbajtur dhe të veprojnë në drejtim të asaj që është në interes më të mirë për Maqedoninë dhe të gjithë qytetarët e saj”, ka deklaruar Frillend, përcjell SHENJA.
Data 15.06.2026
Aktuale
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi
- Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen
- Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup
- Mundësi të reja për studentët dhe administratën
- Nga java e ardhshme, Mickoski paralajmëron ulje të konsiderueshme e çmimeve të benzinave
- U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin, djalin e Erzen Breçanit
- Maqedonia anëtare e rrjetit global për siguri kibernetike “FIRST”
- Kujdestarja nga Kosova pretendon se u dhunua nga punëdhënësi në Tetovë

