Nga numri i përgjithshëm i popullatës në Maqedoni, 49.9 për qind janë gra. Ato jetojnë 3.9 vite më shumë se burrat, apo 77.4 vjet, tregojnë të dhënat që sot i publikoi Enti Shtetëror për Statistikë me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave të shpalosura, në vitin 2015 ka pasur 282.078 gra të punësuara, ndërsa prej tyre 76.3 për qind kanë qenë të punësuara në kompani në pronësi private. Mbi 95 për qind e grave të punësuara janë me orar të plotë të punës. Në raport me burrat është më i madh…
Author: almakos
Sulmin vandal mbi Shtëpinë e Alfabetit e kanë dënuar edhe nga LSDM-ja, të cilët kërkojnë që sa më shpejt institucionet përgjegjëse ta zbardhin rastin. Ata thonë se kanë paralajmëruar se dhuna dhe urrejtja e nxitur personalisht nga Nikolla Gruevski dhe e përkrahur nga Gjorge Ivanov, çojnë në pasoja të dëmshme dhe serioze për qytetarët e Maqedonisë. “Shumica e qytetarëve në zgjedhjet e 11 dhjetorit u deklaruar kundër politikave të ndarjes, izolimit, urrejtjes dhe mosdurimit të pushtetit të tanishëm dhe kanë zgjedhur jetë të përbashkët në një shoqëri për të gjithë”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA. Sipas tyre, skenarët që…
07 March Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetarja Radmilla Shekerinska, realizoi një takim me ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Suedisë dhe të Hollandës, Kristine D. Althauzer, Çarls Garet, Mats Stafanson dhe Vauter Plomp. Nga LSDM njoftojnë se në takim është vlerësuar se është e domosdoshme proceset demokratike në Maqedoni të vazhdojnë me qëllim që të formohet Qeveria e re reformuese, sipas pritjeve të qytetarëve. “Patëm zgjedhje kredibile, në të cilat shumica e qytetarëve e mbështetën konceptin e një shoqërie, zhvillimin e Republikës së Maqedonisë dhe jetën cilësore. Përkthyer në mandate deputetësh, janë 67 mandate me të…
Disa huliganë në orët e hershme të mëngjesit kanë sulmuar dhe demoluar Muzeun e Alfabetit në Manastir. Sulmi ndaj Shtëpisë së Alfabetit është kryer me koktej molotovi, ndërsa të gjitha dritaret e muzeut janë thyer, derisa kati i sipërm është përfshirë nga flakët, por pa dëme të konsiderueshme. Ekipi i Televizionit SHENJA është në vendin e ngjarjes dhe po ndjekë situatën ndërsa në lajmet e orës 15:55 do të ju sjellim të gjitha detaje mbi këtë akt vandal. Më poshtë janë pamjet nga gjendja momentale e Muzeut pas sulmit. [embedded content]SHTEPIA E ALFABETIT by tvshenjaofficial
07 March Seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik është shtyrë edhe sot. Nuk ka shpjegim zyrtar se përse Këshilli nuk është mbledhur. Kryetari Peter Anevski nuk dha deklaratë për mediat. Përmes sigurimit i njoftoi gazetarët se mbledhja është shtyrë për të enjten. Sot në rend dite ishin lëndët “Puçi” dhe “Sopoti”. Këshilli u desh të debatojë për tërheqjen e akuzave kundër Zoran Zaevit dhe të përcaktojë nëse Prokuroria Speciale ka juridiksion për ta marrë përsipër rastin “Sopoti”. Tani për tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse Janeva do ti japë dokumentet e “Puçit” siç kërkohet nga Këshilli i Prokurorëve Publik.
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar mbi aktin vandal ndaj Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon sulmin e ditës së sotme ndaj Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir (Bitola), në këtë ditë të shënuar për gjuhën shqipe dhe të gjithë shqiptarët. Kërkojmë nga autoritetet e Maqedonisë zbardhjen sa më shpejt të këtij akti vandal dhe dënimin e autorëve. Sulmet e përsëritura ndaj Muzeut janë dëshmi e kërkesës për mbrojtje më efektive të kësaj trashëgimie të përbashkët nga autoritetet kompetente”,…
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga nënkryetarja Radmilla Sheqerinska, sot është takuar me ambasadoren e Gjermanisë, Kristine Althauzer, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Çarls Garet dhe me ambasadorët e Spanjës dhe Holandës, Mats Stefanson dhe Vauter Plomp. Në takim është shprehur shqetësimi për stagnimin e proceseve demokratike në Maqedoni, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. “Kishim zgjedhje kredibile në të cilat shumica e qytetarëve e mbështetën konceptin e një shoqërie, zhvillimit në Maqedoni dhe jetës cilësore. Të shndërruar në mandate deputetësh ata janë 67 deputet me të cilët është siguruar shumica e parlamentare dhe janë krijuar kushte për bisedime…
Sulmi ndaj Shtëpisë se Alfabetit është sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe, ndaj kulturës, ndaj traditës dhe ndaj identitetit kombëtar shqiptar.“Sulmi ndaj shtëpisë së alfabetit nuk është sulm i parë ndaj një institucioni kaq të rëndësishëm për një popull të tërë. Ky sulm paraqet mllefin e atyre të cilën në mungesë të fakteve dhe argumenteve, sulmojnë shtëpi me qëllim që të fusin vendin në krizë akoma më të thellë. Aleanca për Shqiptarët apelon deri tek institucionet kompetente që sa më parë të merren masa në mbrojtje të objektit, simbol i gjuhës shqipe si dhe të ndriçojnë të gjitha rastet vandale deri…
Ministria e Kulturës ka dënuar aktin e demolimit të Shtëpisë së Alfabetit. “Ministria e Kulturës e dënon ashpër dëmtimin në fasadën e institucionit nacional ‘muzeu i Alfabetit Shqip’ në Manastir, në të cilin është prezantuar një pjesë e historisë kulturore të popullit shqiptar. Historia e popullit shqiptar është pjesë e trashëgimisë së përbashkët multikulturore, që përbën një tipar të fuqishëm të Maqedonisë. Dhe në këtë drejtim apelojmë për t’u distancuar nga aktet e dhunshme dhe të respektohet trashëgimia kulturore e shtetit tonë”, thuhet në reagim.
VMRO-DPMNE ka dënuar incidentin me demolimin e Shtëpisë së Alfabetit. Siç thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, kjo është një ngjarje e izoluar dhe duhet të dënohet nga ana e të gjithëve, me qëllim që të pengohet keqpërdorimi i saj për qëllime partiake dhe politike. “VMRO-DPMNE vlerëson se kujdesi për historinë dhe kulturën e çdo popullit është e drejt elementare dhe element i rëndësishëm në një shoqëri multikulturore, siç është edhe Maqedonia”, thuhet në komunikatën e VMRO-së, përcjell “SHENJA”. Partia i bën thirrje policisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe fajtorët të sanksionohen. “Ky incident është tentim i disa…
07 March Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka drejtuar një letër deri tek anëtarët e Këshillit Evropian, kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe deri tek dy partnerët strategjik të Republikës së Maqedonisë, presidentit të SHBA-së dhe atij të Turqis, Donald Tramp dhe Rexhep Taip Erdogan, për ti njohur me siç thuhet në letër gjendjen aktuale dhe me gjithë atë që po ndodh në Republikën e Maqedonisë. “Republika e Maqedonisë tanimë dy vjet e gjysmë po kalon nëpër një krizë të thellë politike. Me lehtësimin e BE-së dhe SHBA-ve u arrit Marrëveshja…
07 March Nga numri i përgjithshëm i popullatës në Maqedoni, 49,9 për qind janë gra. Ato jetojnë 3,9 vite më gjatë se burrat, tregojnë të dhënat që sot i publikoi Enti Shtetëror i Statistikave me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Sipas të dhënave të publikuara, në vitin 2015 ka pasur 282.078 gra të punësuara, ndërsa prej të cilave 76,3 për qind kanë qenë të punësuara në kompani në pronësi private. Mbi 95 për qind e grave të punësuara janë të punësuara me orar të plotë të punës. Në raport me burrat, më i madh është numri…

