Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar mbi aktin vandal ndaj Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.
“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon sulmin e ditës së sotme ndaj Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir (Bitola), në këtë ditë të shënuar për gjuhën shqipe dhe të gjithë shqiptarët. Kërkojmë nga autoritetet e Maqedonisë zbardhjen sa më shpejt të këtij akti vandal dhe dënimin e autorëve. Sulmet e përsëritura ndaj Muzeut janë dëshmi e kërkesës për mbrojtje më efektive të kësaj trashëgimie të përbashkët nga autoritetet kompetente”, thuhet në deklaratë.
Më tej në deklaratë, MPJ i bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të ndalojnë retorikën kundër shqiptarëve. “Kjo retorikë vetëm sa shpërqendron vëmendjen nga problemet reale të vendit, dëmton marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe rrugëtimin e saj euro-atlantik. I bëjmë thirrje shqiptarëve në Maqedoni që të mos bien pre e provokimeve por të tregojnë qytetari e maturi dhe të ruajnë besimin se kriza në vend do të zgjidhet në të mirë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”. /TCH/
Data 15.06.2026
Aktuale
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash
- Qeveria dënon ashpër aktin vandal të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Bullgarisë
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi
- Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen
- Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup
- Mundësi të reja për studentët dhe administratën

