Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes dhe vendim të presidentit të Republikës së Serbisë mbrëmë ka filluar kontrolli i aftësisë operative të një pjese të njësisë së ushtrisë serbe, raporton Anadolu Agency (AA). Bëhet fjalë për vëzhgim të jashtëzakonshëm, të paparalajmëruar, për inspektim në terren mbi aftësitë operative të një pjese të forcave për reagim urgjent i cili do të realizohet deri më 9 mars në disa lokacione në Serbi, u konfirmua sonte nga Ministria serbe e Mbrojtjes. Kontrolli i aftësive operative filloi me dhënien e alarmit nga Qendra operative e sistemit të mbrojtjes, në të cilën ishin të pranishëm…
Author: almakos
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier sot vjen për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë. Sipas paralajmërimeve, Zanier pritet të bisedojë me presidentin Gjorge Ivanov, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe me përfaqësues të partive parlamentare politike.
Dita ndërkombëtare e gruas – 8 Marsi sot do të shënohet edhe në Maqedoni. Janë organizuar një sërë manifestimesh dhe tribunash kushtuar gruas, ndërsa zakonisht në këtë ditë u dhurohen lule dhe dhurata. Me rastin e festës, Platforma për barazi gjinore do të organizojë Marsh për të drejtat e njeriut, i cili do të fillojë në mesditë nga sheshi Kryengritja e Karposhit, do të vazhdojë përmes Urës së Gurit dhe sheshit “Maqedonia” dhe do të përfundojë në parkun “Gruaja luftëtare”. Këshilli nacional për barazi gjinore në bashkëpunim me Shoqatën e personave me invaliditet trupor Mobiliteti Shkup, Shtëpinë e pleqve “Nënë…
Beteja politike që po zhvillohet në Maqedoni, nuk ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me shqiptarët, por me drejtësinë dhe padrejtësinë. Kështu mes tjerash tha analisti Sefer Tahiri gjatë emisionit Arena që po transmetohet në Televizionin SHENJA. Tahiri tha se ka një tendencë që të zhvlerësohen votat e shqiptarëve që iu dhanë LSDM-së. Më pas, Tahiri tha se Qeveria e ardhshme duhet të krijojë sistem gjyqësor të pavarur, dhe të bëhet racionalizimi i administratës shtetërore, por jo me çelës partiak.
Gjykatësja Tatjana Mihailova ka dhënë dorëheqje nga Gjykata Themelore, shkruan e përditshmja në gjuhën maqedonase “Utrinski Vesnik”. Arsyet e dorëheqjes akoma nuk janë bërë të ditura. Ky veprim vjen pasi më shumë gjyqtarë u ankuan deri te Gjykatën e Lartë në lidhje me orarin vjetor që ishte përgatitur pikërisht nga Mihailova, ku atyre pa konsultim ju caktuan vende të reja pune. Mihailova është gjyqtare e rastit për dhunën në komunën Qendër, të hapur nga PSP, ku i dyshuar kryesor është ish kryeministri Nikola Gruevski. Mihajlova në seancën e fundit kishte ndëshkuar Katica Janevan dhe Fatime Fetain me 2 mijë euro…
SHBA-të janë të interesuara për stabilitetin dhe prosperitetin e vendeve të rajonit, tha të enjten në Zagreb zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për rajonin Evropian dhe Euroaziatik, Hojt Brajan Ji. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve në Maqedoni të jenë të gatshme për kompromis dhe të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve. “Unë sinqerisht shpresoj se Presidenti do të lejojë që deputetët të cilët kanë shprehur vullnet, dhe partitë që përfaqësojnë, të formojnë një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur për shkak se Maqedonia ka nevojë për një qeveri që do të vazhdojë dhe do të…
Mijëra qytetarë të tubuar nën ombrellën e nismës “Për Maqedoni të përbashkët”, kanë protestuar në Shkup në ditën e nëntë të protestave të thirrura, kundër, siç thonë ata “Platformës shqiptare”, të përgatitur në Tiranë nga kryeministri Edi Rama dhe të nënshkruar nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, si kusht për formimin e qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA). Njëjtë si në ditët e kaluara, qytetarët të cilët iu përgjigjën thirrjes për protestë u tubuan para godinës së qeverisë, për të vazhduar më vonë drejt destinacionit përfundimtar, që është Parlamenti. Rrugës ata u ndalën para Zyrës Kombëtare të presidentit Gjorge Ivanov, në…
Faktori ndërkombëtar po bën përpjeke maksimale për zgjidhjen e krizës politike në vend. Kështu deklaroi analisti Sefer Tahiri në emisionin Arena të TV Shenja, i cili do të transmetohet sonte. Duke komentuar porositë e fundit nga Brukseli drejtuar Maqedonisë, ai është shprehur se të gjithë janë të vetëdijshëm që situata politike në Maqedoni është shumë serioze dhe mund të kemi implikime, sa i përket stabilitetit jo vetëm politik, por edhe të aspektit të sigurisë. “Ajo që është esenciale unë mendoj se faktori ndërkombëtar po bën përpjekje maksimale që situate të qetësohet dhe të hyn në binare politik dhe ajo që…
Kanë vazhduar protestat rrugëve të Shkupit kundër gjuhës shqipe dhe qeverisë së re. Protestuesit kërkojnë që liderit i LSDM-së të heqë dorë nga Platforma e përbashkët e partive shqiptare. Protestuesit kanë bërë thirrje për platformë maqedonase.
07 March “Gjithçka fillon nga ju, pa marrë parasysh se ku shkoni”, “Nuk duhet të jeni më të mirë se të tjerët, bëhuni vetvetja” . Këto janë mesazhet që përcollën disa nga femrat më të suksesshme në Maqedoni në prag të shënimit të ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit. Fatime Fetai nënë e dy fëmijëve, një prokurore e suksesshme me karakter të fortë ndryshoi perceptimin e femrës në shoqërinë tonë por kjo femër nuk lindi prokurore asaj iu deshën një sërë sfidash për të arritur majat. Sfidat janë dhjetëfish më të vështira kur hapat e suksesit duhet të t’i kalosh…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili qëndron për vizitë në Luginën e Preshevës, deklaroi se vizita e tij është mesazh që tregon interesin e shtetit shqiptar të Republikës së Shqipërisë për të përmirësuar më tej marrëdhëniet me Republikën e Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA). Presidenti Nishani në hapësirat e Komunës së Bujanocit realizoi takim me kryetarin e kësaj komune, Shaip Kamberi, kryetarin e trupit koordinues në Qeverinë e Serbisë për Komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjvës, Zoran Stankoviq si dhe me përfaqësues të tjerë institucional dhe politik. Presidenti shqiptar bëri të ditur se në këto takime ka…
07 March Është dorëhequr gjykatësja Tatjana Mihajllova e cila kryente funksionin e ushtruesit të detyrës të kryetares së Gjykatës Themelore Shkupi 1. Arsyet e dorëheqjen ende janë të panjohura. Përfaqësues të Gjykatës Penale të kontaktuar nga Alsat as nuk e kanë pohuar por as nuk e kanë përgënjeshtruar dorëheqjen e Mihajllovës. Nga Penalja thonë se të gjitha përgjigjet mund të merren në Këshillin Gjyqësor, kryetari i të cilit është i pakapshëm për mediat. Mihajllova ushtronte funksionin e ushtruesit të detyrës së kryetares së Gjykatës Penale, pasiqë ish kreut Vlladimir Pançеvski i skadoi mandati në 4 dhjetor të vitit të kaluar,…

