Author: almakos

09 March Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanieri takoi sot presidentin Gjorge Ivasnov me të cilin kanë diskutuar për krizën politike. Ivanov ka porositur qëndrimin e tij se platforma nga Tirana patjetër duhet të dënohet dhe refuzohet. Ndërsa  Zanieri shprehu shqetësim për tensionet ndëretnike dhe porositi që të gjithë të bëjnë hapat konstruktiv për tejkalimin e krizës. Ai është pajtuar me Ivanovin se liderët e rajonit duhet të përmbahen nga retorika e dëmshme. Ivanov dhe Zanieri kanë biseduar për sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia, e që janë rezultat i krizës politike dhe institucionale. Sipas agjendës së planifikuar, Zanieri…

Lexo më Shumë

Përveç energjisë elektrike, ngrohjes dhe derivateve Komisioni Rregullator për Energjetikë nga fillim i vitit të ardhshëm do ta përcaktojë edhe çmimin e ujit që e paguajnë qytetarët. Këtë kompetencë do ta marrë përsipër nga këshillat komunale. Rregullatorët do të përcaktojnë tarifën minimale dhe maksimale, pas së cilëve kryetarët e komunave dhe këshillat do të vendosin se sa do të kushtojë një metër kub ujë. Tani për tani nuk ka pasur përllogaritje nëse kostoja e ujit do të rritet, sepse punohet në metodologjinë e përllogaritjes. Kompania e parë që i dorëzon të dhënat dhe që do të punojë në modelin për…

Lexo më Shumë

[embedded content] 09 March Kreu i LSDM-së Zoran Zaev është optimist se ditët në vijim do të ketë zhvillime pozitive për zgjidhjen e krizës. Sipas tij për normalizimin e situatës nuk do të nevojitet ndonjë plan B por, ai nuk dha detaje nëse ka ndonjë marrëveshje me partitë tjera. Zaev pret që së shpejti të mblidhet Kuvendi dhe të zgjidhet kryeparlamentari i ri ndërsa tha se nuk është kundër që në këtë pozitë të vjen ndonjë deputetë shqiptarë. Unë shpresoj të mos ketë nevojë për plan B. Pra, pres që të realizohet plan A. Qëllimi ishte që të marrim mandat…

Lexo më Shumë

BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja gjatë periudhës së negociatave për formimin e Qeverisë së re që përfundoi në janar, kanë arritur marrëveshje edhe për propozim ligjin për zgjatjen e mandatin të Prokurorisë Speciale. Ashtu siç deklaroi anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Nikolla Todorov për Televizionin Telma, skenari i partive ka qenë që të merren vesh për të mos u marr vesh. Gjegjësisht, atëherë kur BDI-ja do të propozonte ligjin në Kuvend, VMRO-DPMNE-ja do ta hidhte poshtë atë.  Ata vlerësojnë se mandati i PSP-së duhet të vazhdohet. Arsyet për këtë  i dinë ata vetë dhe nuk është korrekte t’i them unë ato…

Lexo më Shumë

Lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela tha se në takimin me diplomatin gjerman Kristijan Helbah kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me situatën politike në Maqedoni. “I bëjmë apel njerëzve të rinë të qetë, mos të shqetësohen, asgjë e madhe nuk është duke ndodhur në Maqedoni, nuk po preket integriteti territorial i shtetit, është duke u prekur vetëm integriteti, nëse ka, i parave të korruptuara i kriminelë dhe oligarkëve të cilët u instaluan këto dhjetë vite të fundit në Maqedoni”, ka thënë Sela pas takimit, raporton SHENJA. Ai tha se partitë politike shqiptare janë të vendosura dhe se nuk…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami pas takimit me diplomatin gjerman Kristijan Helbah ka thënë se me diplomatin kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm. Ai tha se ata vlerësojnë lartë përkushtimin e shtetit të Gjermanisë dhe përkrahjen që Maqedonia të del nga kjo krizë, në të cilën krizë sipas Kasamit, vendin e kanë futur politikanët e papërgjegjshëm.  “Jam optimist që politikanët do të reflektojnë dhe do ta kuptojnë se veprimet e tyre janë të rëndësishme dhe përcaktuese, determinuese për fatin e çdo qytetari këtu në Maqedoni dhe në këtë drejtim edhe veprimet serioze dhe veprime që para interesit personal do…

Lexo më Shumë

09 March Në Maqedoni prej dy vitesh tashmë nuk bëhet transplantimi i veshkave nga donatorë të vdekur. Sipas shoqatës së të sëmurëve nga veshka “Nefron” shkak për këtë është neglizhenca e institucioneve kompetente. Pra nuk është rregulluar çështja e sigurimit të veshkave nga donatorë të vdekur por operacionet bëhen vetëm në rast të sigurimit të organit nga personi i gjallë. “Për këtë, ne si pacientë apelojmë të formohet sistem dhe trupa pune në institucionet kompetente që do ta punojnë vetëm këtë çështje – tha Dushko Gjeorgjiev, Shoqata “Nefron”. Para dy viteve prej më shumë se 100 transplantime, 12 kanë qenë…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmetit tha se Gjermania qëndron pas gjithë atyre forcave që janë të angazhuar që ky vend të reformohet, që ky vend të mos ketë përplasje por të ketë transferim paqësor të institucioneve. Gjermania është e interesuar që të ketë stabilitet.  “Jemi duke biseduar me të gjitha partitë politike relevante që nuk ka nevojë as për zhurmë as për përplasje që të vazhdoj punën normalisht parlamenti i Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Ali Ahmet pas takimit me diplomatin gjerman Kristijan Helbah, raporton SHENJA. [embedded content]Ahmeti: Po bisedojmë që Kuvendi të mblidhet by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

[embedded content] 09 March A është Maqedonia pranë konfliktit? A rrezikohet paqja si pasojë e protestave të shoqatave që mbajnë emrin Për Maqedoni të përbashkët dhe brohorisin Për Maqedoni të pastër? Cili është plani B i Zaevit për dalje nga kriza politike? Kur pret që të ulet në karrigen e kryeministrit? Çfarë është marrë vesh me partitë shqiptare lidhur me kërkesat e Platformës? Ku dëshiron ta shoh Gruevskin në të ardhmen? A do ti mbajë premtimet e dhëna. Zoran Zaev, pretendenti për kryeministër të Maqedonisë i ftuar i gazetares Arta Tahiri në emisionin “Rruga drejt”, sot në orën 20:40.

Lexo më Shumë

Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE gënjejnë, provokojnë dhunë, urrejtje, tensione në shoqëri, lusin jashtë vendit që të mbeten në pushtet me të vetmin qëllim- thellimin e krizës në Maqedoni. Kjo është përgjigja e LSDM-së, ndaj komunikatës së VMRO-së, në të cilën partia e Gruevskit, akuzon LSDM-në se po shet interesat vitale shtetërore si: stemën, himnin dhe flamurin me qëllim ardhjes në pushtet. “Qytetarët e dinë se këto janë tentime të dëshpëruar të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij me qëllim shpëtimit nga përgjegjësia individuale për pasurimin personal dhe veprat kriminele në shpinë të qytetarëve. Nuk është e mundur! Çdokush që ka vjedhur…

Lexo më Shumë

Diplomati gjerman, Kristijan Helbah, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni ka realizuar takime me presidentin dhe me partitë politike në vend. Ai tha se vizita e tij shërben për të nënvizuar se Gjermani kujdeset për ardhmërinë e Maqedonisë. Ai tha se qëndrimet e Gjermanisë janë në një linjë me ato të Mogerinit dhe Hanit dhe se vendi i tij mbështet Maqedoninë në rrugën euroatlantike, ndërsa ka kërkuar që sa më shpejt të formohet Qeveria e cila do të jetë e përkushtuar në zbatimin e reformave. “Që kjo të jetë e mundur nevojitet formim i shpejtë i qeverisë e…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka pranuar në takim sot Sekretarin gjeneral të OSBE-së, Lamberto Zanier. “Në takim janë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe sfidat me të cilat përballet shteti të shkaktuara nga kriza politike, kushtetuese dhe institucionale. Në kontekst të gjendjes aktuale, kryetari Ivanov ka përsëritur qëndrimet se ka aspekte juridike dhe politike, të cilët janë problem, por edhe parakusht për dalje nga kriza. Në lidhje me aspektin juridik, me dhënien e mandatit, theksoi se kjo është lehtë e tejkalueshme.”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Ivanovit, përcjell SHENJA. Më tej në komunikatë thuhet se në…

Lexo më Shumë