Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me një delegacion, gjatë ditës së sotme është takuar me Sekretarin gjeneral të OSBE-së, Lamberto Zanier. Në takim janë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe sfidat me të cilat përballet shteti pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka shprehur qëndrimet lidhur me atë se sa e rëndësishme është funksionalizimi i institucioneve dhe që politikanët sa më shpejtë të reflektojnë në zgjidhjen e krizës, politike, kushtetuese dhe institucionale. Veprimet e Lëvizjes BESA do të jenë në drejtim të daljes nga kriza dhe kthimit të Maqedonisë në…
Author: almakos
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier, gjatë vizitës së tij në Maqedoni takoi presidentin Gjorgje Ivanov dhe figura tjera politike. Ai përmes një postimi në Twitter ka treguar se për çfarë konkretisht kanë biseduar gjatë takimit me Ivanovin. “Sot në mëngjes u takova me Kryetarin e shtetit dhe me ministrin e Punëve të Jashtme. Porosia ime kyçe ishte që liderët t’i përgjigjen sfidës, të tejkalojnë interesat partiake dhe të zgjidhin krizën politike në dobi të të gjithë qytetarve. Nuk duhet lejuar të kalojë në tensione ndëretnike!”
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga sekretari Oliver Spasovski dhe anëtarja e Këshillit Ekzekutiv të kësaj partie, Renata Deskoska, sot është takuar me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier. Në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në Maqedoni pas përpjekjeve, siç thonë nga LSDM, për bllokim të proceseve demokratike nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov. “Vullneti i shumicës së qytetarëve të R.Maqedonisë i shprehur në zgjedhje është kërcënuar nga kriza kushtetuese që e shkaktoi presidenti Gjorgje Ivanov me vendimin për të mos e dhënë mandatin për formimin e Qeverisë dhe pavarësisht shumicës së siguruar prej 67…
09 March Pas takimit te sotshme me Sekretarin e Pergjithshem te OSBE-se, Lamberto Zanier dhe deputetin special te ministrisë se Jashtme te Gjermanise, Kristian Lembah, VMRO-ja ngelet me qëndrimet e mbajtura deri me tani: se Platforma e Tiranës është tentative për rinegocimin e Marrëveshjes se Ohrit, e cila ne zgjedhjet e fundit as u votua e as mori besimin e qytetareve ne zgjedhjet e fundit. Nga VMRO-DPMNE thonë se Zanierit dhe Lembah ju është thënë se Marrëveshja për koalicion mes LSM-së dhe BDI-së do të thotë se është shkelur principi për koalicion fituesi me fituesin. E vetmja rrugëdalje nga kjo…
[embedded content] 09 March Në seancën gjyqësore për rastin “Kumanova” ka dëshmuar i akuzuari Shefqet Kallaçi i cili sikur edhe anëtarët e tjetër të grupit tha se kishte ardhur në Maqedoni për shkak të pakënaqësive të shqiptarëve nga mos-zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Në Kumanovë tha se ka ardhur me 5 maj i ftuar nga Xhafer Zymberi. Me 8 maj është dashur të largohemi, Mirsadi i ka bërë presion grupit që ka qen në Hotel të vijë Lagjen e Trimave. Mirsadi na tha se do të qëndrojmë edhe një javë dhe se ai i di arsyet për këtë . Me…
Mbi 600 policë të diplomuar protestuan sot para MPB-së, për shkak të zvarritjes së punësimit të tyre nga ana e ministrisë së brendshme dhe ministrisë së Financave. Policët deklaruan se tashmë pesë muaj po u zvarritet punësimi. Elena Millanovska, njëra nga protestueset deklaron se u duhet mundësi që të dëshmohen dhe të zbatojmë të gjithë atë që mësuan. Por se u duhet edhe mundësi për ekzistencë. “Tashmë tre muaj kaluan nga betimi jonë i fundit dhe pesë muaj kalojnë prej kur e mbaruam me sukses trajnimin tonë njëvjeçar në qendrën për trajnim, dhe çështja jonë se kur do të punësohemi…
Parlamenti duhet të jetë në gjendje që pas kësaj krize të gjatë të marr në dorë punën e tij me qëllim që të përkushtohet në çështjet urgjente me të cilat përballet vendi. Kjo është porosia që Gjermania i ka drejtuar sot politikanëve në Maqedoni, nëpërmjet të dërguarit special të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Kristian Helbeh, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup. Ai ka përcjellur se Gjermania riafirmon qëndrimin për mbështetjen e Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së dhe se janë në linjë me deklaratat e përfaqësues së lartë të BE-së, Federika Mogerini dhe…
Zyrtarizimi i gjuhës shqipe është shndërruar në një mollë sherri mes partive politike për formimin e Qeverisë së ardhshme në Maqedoni. Kjo temë zë vendin kryesorë në retorikën e përditshme të Bashkimit Demokratik për Integrim edhe pse kjo parti shumë herë deri më tani ishte lavdëruar se zyrtarizimi i gjuhës shqipe ishte një nga të arritur më të mëdha të kësaj partie. Konstatimet e këtilla u lansuan që në vitin 2011 dhe në vitin 2012, nga kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti.“Të mos flasim për gjuhën shqipe tërësisht zyrtare”, kishte deklaruar më 18 maj 2011, Ahmeti.“Gjuha shqipe është në proces…
VMRO-DPMNE ka njoftuar se ka realizuar takim me Shefin e OSBE-së, Lamberto Zannier. Gjatë takimi siç qëndron në kumtesën partiake, përcjell SHENJA, është shprehur pakënaqësia nga Platforma e Tiranës e cila thonë ata “është krijuar nën patronazhin e një shteti fqinjë dhe paraqet tentim për rinegociim të Marrëveshjes së Ohrit. Ajo Platformë nuk është votuar dhe nuk ka marrë përkrahje nga qytetarët në zgjedhjet e fundit” Në takim është theksuar se është prishur edhe principi i koalicionimit “fituesi me fituesin”, i cili princip, është promovuar fuqishëm nga BDI, por edhe nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe shtete mike. “Shkelja e…
VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar lidhur me takimin që ka pasur kryetari i kësaj partie me deputeti special të Gjermanisë për Evropën Juglindore dhe ambasadoren Kristine Althauzer. Nga ana e partisë në takim, thuhet në komunikatë, është theksuar se Platforma e Tiranës është paraqitur në një moment shumë të pavolitshëm. Sipas tyre shumica e maqedonasve ndjehen sikurse dikush tjetër, nga një vend fqinjë dëshiron ta hartoj fatin e tyre. Madje ata thonë se “edhe përfaqësues të LSDM-së, ndjehen të manipuluar ngase nuk kanë votuar për këtë platformë që është krijuar pas zgjedhjeve”. Nga ana e VMRO-së është…
VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar lidhur me takimin që ka pasur kryetari i kësaj partie me deputeti special të Gjermanisë për Evropën Juglindore dhe ambasadoren Kristine Althauzer. Nga ana e partisë në takim, thuhet në komunikatë, është theksuar se Platforma e Tiranës është paraqitur në një moment shumë të pavolitshëm. Sipas tyre shumica e maqedonasve ndjehen sikurse dikush tjetër, nga një vend fqinjë dëshiron ta hartoj fatin e tyre. Madje ata thonë se “edhe përfaqësues të LSDM-së, ndjehen të manipuluar ngase nuk kanë votuar për këtë platformë që është krijuar pas zgjedhjeve”. Nga ana e VMRO-së është…
Është ngritur padi penale për njërin prej sulmuesve ndaj gazetarëve të portalit A1on, të cilët u rrahën gjatë protestave të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”. Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu realizoi sot një takim me kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmanin, pas të cilit njoftoi se për një person është ngritur padi penale dhe se janë duke vazhduar hetimet për të identifikuar edhe personat e tjerë, që kanë marrë pjesë në sulmin e gazetarëve të A1On-it. Nuhiu u shpreh se do të vazhdojë të bashkëpunojë në drejtim të respektimit të institucioneve të sistemit shtetëror, të…

