Author: almakos

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka marrë vendim për anulimin e vizitës së paraparë në Australi, bëhet e ditur nga kabineti presidencial. “Gjendja politike në vend dhe tensionet mes BE-së dhe Turqisë për ndërprerje të marrëveshjes për migrantët janë arsyet për shkak të të cilave presidenti Ivanov nuk do ta realizojë vizitën në Australi”, informojnë nga kabineti I Ivanovit. Vizita parashihte takime të presidentit të Maqedonisë me kreun shtetëror të Australisë. Ivanov po ashtu duhej të realizonte takime me guvernatorin e përgjithshëm, kryeministrin, kryeparlamentarin, kryetarin e Senatit Australian, me përfaqësuesit e grupit maqedonas-australian të miqësisë në Parlamentin e…

Lexo më Shumë

16 March Gjimnazi i Prilepit “ Mirce Acev” është përfshirë në protesta. Ndërsa një pjesë e nxënësve të nxitur nga drejtori i shkollës Kiril Nikollovski i janë bashkuar nismës së protestuesve kundër platformës shqiptare, një pjesë tjetër të mbështetur nga prindërit kanë protestuar kundër politizimit të nxënësve nga drejtori i shkollës. Në këtë video të siguruar nga portali Nova tv, shihen grupe nxënësish për të cilët thuhet se janë nga një shkollë tjetër e mesme, të cilët kanë hyrë në gjimnazin e Prilepit dhe iu kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre të dalin në protesta.  Ne prindërit jemi mbledhur këtu…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE vlerëson se reagimet e sotme të LSDM-së dhe PSP-së tregojnë se këto dy institucione janë të njëjtë dhe se hapja e lëndëve nga PSP që nuk kanë bazë, sipas tyre bëhet me qëllim defokusimit të opinionit nga Platforma e Tiranës. “LSDM po fundoset dhe është në panik. E panë se politika e tyre antishtetërore dhe antinacionale nuk kalon tek populli. Qytetarët në mënyrë masive e refuzuan Platformën e Tiranës dhe qindra-mijëra qytetarë po e tregojnë në rrugët e Maqedonisë. Ishte e pritshme aktivizimi I PSP-së, nëpërmjet lëndëve pa bazë, me qëllim të bëhet presion ndaj mediave që të defokusojnë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është takuar me ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, Milan Jazbec, dhe kanë biseduar për zhvillimet politike në Maqedoni si dhe për mënyrat e daljes nga ngërçi politik dhe institucional. “Ahmeti e ka njoftuar ambasadorin slloven se BDI-ja ka biseduar me partitë kryesore parlamentare për të inicuar koordinim parlamentar në mënyrë që të vazhdojë dhe të përfundojë seanca konstitutive e Kuvendit. Kryetari i ri i zgjedhur i Kuvendit pas përfundimit të asaj seance duhet ta njoftojë institucionin e presidentit të shtetit për shumicën e re parlamentare dhe të kërkojë ndarjen e mandatit…

Lexo më Shumë

16 March Të paktën 160 pika ka vënë në shqyrtim në seancës e së martës Qeveria teknike e Maqedonisë. Përveç karakterit teknik disa nga pikat që kanë kaluar në ekzekutiv kanë qenë edhe me përmbajtje politike. Alsat disponon edhe dëshmi se vendime të tilla kanë kaluar në qeveri. Ish ministri Nenad Novkovski, thotë se qeveria aktuale nuk ka kompetenca të miratohen vendime politike. Qeveria që tani është në funksion është qeveri që nuk ka asnjë mandate, nuk është as qeveri që kryen funksionin e asaj teknike dhe është larg një qeverie me autorizime të plota. Në këtë kuadër ajo duhet…

Lexo më Shumë

16 March Lideri i LSDM-së Zoran Zaev nesër në orën 12:00 duhet të merret në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike. Këtë për Alsat e konfirmuan nga Prokuroria e Marko Zvërlevskit. Zaev duhet të sigurojë informata rreth mënyrës së financimit të LSDM-së, por edhe për falsifikimin e mundshëm të të dhënave financiare të partisë. Përveç Zaevit në bisedë është thirrur edhe sekretari i përgjithshëm, Oliver Spasovski. Ai në pyetje duhet të vijë të hënën ose të martën, javën e ardhshme. Para disa ditëve, Prokuroria njoftoi se ka hapur hetim kundër Zoran Zaevit në kohën kur ka qenë kryetar i Strumicës. Alsat-M

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, nesër në orën 12 duhet të paraqitet në Prokurorinë Themelore Publike. Marrja në pyetje e Zaevit ka të bëj me përdorimin e mjeteve të palejuara për fushatë zgjedhore, si dhe shtrembërim të të dhënave në raportet financiare të partisë. Përpos Zaevit në pyetje do të merret edhe Sekretari Gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili duhet të paraqitet në prokurori, të hënën ose të martën.  /SHENJA/

Lexo më Shumë

[embedded content] 16 March A do të mblidhet Kuvendi i Maqedonisë, do të zgjidhet së shpejti kreu i ri i institucionit ligjdhënës, si rrugë që ti bëhet me dije presidentit se duhet t’ia japë mandatin kandidatit për kryeministër, liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev? Do të fillohet me shthurrjen institucionale të krizës apo do të vazhdohet me agoninë e saj.  Mbi këto çështje në “Rruga drejt” sonte në orën 20:40 i ftuar është Talat Xhaferi, deputet i BDI-së në përballje me Zoran Bojarovskin gazetar dhe hulumtues dhe Shkëlzen Aqifin nga redaksia e lajmeve në ALSAT.

Lexo më Shumë

LSDM është kundërpërgjigjur ndaj komunikatës së VMRO-DPMNE-së, në lidhje me përcaktimin e masës së paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Sipas tyre, çdokush që ka punuar në kundërshtim me Ligjin do të duhet të bartë përgjegjësi. “Ranë maskat e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Komunikata në të cilën VMRO-DPMNE e mbron partnerin medial dhe të biznesit, Sead Koçan, vërteton se gjithçka që bën kjo parti ka një qëllim të vetë, mbrojtjen të krimeve dhe pasurive të tyre. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së duhet menjëherë të ndaloj me keqpërdorimin e njerëzve duke i dërguar në protesta, madje përfshirë këtu  fëmijë dhe nxënës. Të ndalojnë dhe të…

Lexo më Shumë

VMRO–DPMNE ka akuzuar sërish liderin e LR-PDSH-së Ziadin Selës, për mohimin e identitetit maqedonas dhe mosrespektimin e  himnit dhe flamurit shtetëror. Partia e Gruevskit, vlerëson se pas paralajmërimeve të liderit të LSDM-së Zoran Zaev se do të hapet debat për disa pika të platformës së Tiranës, kjo gjë tashmë po ndodh. Deklaratat e tilla sipas VMRO-së kanë për qëllim federalizmin e  vendit . Në reagimin e partisë së Gruevskit thuhet se Sela publikisht po mohon identitetin maqedonas duke thënë para 100 viteve maqedonasit nuk kanë ekzistuar. Gazetarja  Katerina Bllazhevska  vlerëson se deklaratat e Selës kundër identitetit maqedonas i shkojnë në…

Lexo më Shumë

“Kur ta kujtojmë Përzhinon do ta shohim se ai është një proces i mundimshëm, megjithatë solli zgjidhje. Prej saj duhet ende që të plotësohet disa punë të caktuara, përpara se gjithash prioritetet reformuese. Shpresoj se Qeveria e ardhshme do të përkushtohet në plotësimin e reformave”, ka deklaruar sot ambasadori i BE-së, Samuell Zhbogar, gjatë qëndrimit të tij në Vallandov ku po zbatohet projekti “BE për ty”.Në pyetjen se përse komesari Hahn po vjen në Shkup, Zhbogar u përgjigj: “Nuk ka vërtetim formal por ka interes të madh në Bruksel për zhvillimet në Maqedoni”.

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve Publik është duke shqyrtuar raportin gjashtë mujor të PSP-së të dorëzuar ditë më parë. Pas shqyrtimit të detajuar, pritet që e para e Speciales Katica Janeva të thirret dhe të njoftohet me qëndrimin e Këshillit. Në fund, këshilli do të prononcohet nëse pranon ose jo raportin e PSP-së. Raporti është dërguar edhe në Kuvend, por në mungesë të përbërjes dhe trupave parlamentare, raporti nuk do të mund të diskutohet në Komisionin për sisteme politike. Partitë politike me përjashtim të VMRO-së e cila PSP-në quan organ të LSDM-së, e kanë vlerësuar raportin ndërsa kanë përsëritur qëndrimin mbështetës për…

Lexo më Shumë