Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka marrë vendim për anulimin e vizitës së paraparë në Australi, bëhet e ditur nga kabineti presidencial. “Gjendja politike në vend dhe tensionet mes BE-së dhe Turqisë për ndërprerje të marrëveshjes për migrantët janë arsyet për shkak të të cilave presidenti Ivanov nuk do ta realizojë vizitën në Australi”, informojnë nga kabineti I Ivanovit. Vizita parashihte takime të presidentit të Maqedonisë me kreun shtetëror të Australisë. Ivanov po ashtu duhej të realizonte takime me guvernatorin e përgjithshëm, kryeministrin, kryeparlamentarin, kryetarin e Senatit Australian, me përfaqësuesit e grupit maqedonas-australian të miqësisë në Parlamentin e Australisë si dhe me përfaqësuesit e bashkësisë maqedonase në Australi. /SHENJA/
Data 16.06.2026
Aktuale
- Rikonstruimi i Qeverisë, Azir Aliu pret të mbetet në krye të Shëndetësisë!
- Vrasja e Valter Lleshit në Mirditë, po udhëtonte në makinë me një koleg! Miku i tij zbriti nga automjeti para ekzekutimit
- Shaqiri nga BDI: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk ka element sanksionues
- Japonia propozon një iniciativë të përbashkët mes vendeve të G7, për grumbullimin e mineraleve kritike
- Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
- Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta doktori i fëmijëve, Edi Tushe
- Tottenham futet në garë për Tonalin, De Zerbi e ka prioritet absolut
- VLEN: Autostrada nuk kalon te tokat e tyre, prandaj po bërtasin!

