Author: almakos

17 March Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim Johanes Hahn të martën do të vij në Shkup. Bashkë me të do të jenë edhe eurodeputetët Flekenshtajn, Kukan dhe Vajgëll. Sipas zëdhënëses së KE-së Maja Kocijançiq, vizita e Hahnit bashkë me eurodeputetët ka për qëllim ritheksimin e pozicionit të BE-së për respektimin e vullnetit zgjedhor dhe formimin e qeverisë e cila do të zbatojë pikat nga marrëveshja e Përzhinos. Komisioneri evropian Johanes Hahn më 21 mars do të udhëtojë për në Shkup. Bashkë me Hahnin do të jenë edhe tre eurodeputetët, Knut Flekenshtajn, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgëll. Bashkërisht do të…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev  pas marrjes në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike, tha se deri më 24 mars pret që të ketë Qeveri të re. “Shpresoj të kemi Qeveri më 24 mars. Sa i përket mua, unë shpresoj se Qeveri do të formohet nesër. Por kjo nuk varet prej meje. Skenari i vetëm të cilin e pres që të ndodh në përudhën e ardhshme është ai që në Maqedoni të formohet Qeveri. Shpresoj që Trajko Velanovski do të dërgoj shkresë deri te Presidenti i vendit dhe do të respektoj afatin prej 10 ditëve”, tha Zaev, përcjell SHENJA. Kujtojmë se…

Lexo më Shumë

17 March Kreu i LSDM-së Zoran Zaev gjatë një deklarate është shprehur se Maqedonisë i nevojitet proces që shpie vendin përpara. “Si mandatar nuk do të harxhoj 20 ditë për të formuar qeverinë e re. Do të bëj çmos që  në rast se e marr mandatin ti shkurtoj të gjitha këto afate që të kursejmë kohë për shkak se pritjet e të gjithëve janë që në shtet të zhvillohet një garë reale demokratike”, tha Zaev. Duke u përgjigjur rreth pyetjes për akuzat që rrëndojnë mbi te, tha shkurt se gjithçka që ka punuar në jetë e ka bërë në pajtim…

Lexo më Shumë

Komisari për politik fqinjësore dhe zgjerim Johanes Hahn të martën do të vij në Shkup, së bashku me tre eurodeputetët Edvard Kukan, Ivo Vajgël dhe Knut Flenkeshtajn, ka vërtetuar sot zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq. “Siç mund të shihni në agjendën, komisari Hahn të martën me 21 mars, do të udhëtoj në Shkup së bashku me tre eurodeputetët që i njihni shumë mirë, Flenkeshtajn, Kukan dhe Vajgëll. Ata do të takohen me të gjithë përfaqësuesit e gjithë partive politike, si dhe me presidentin Ivanov. Ata do ta përsërisin porosinë e fuqishme të BE-së të respektohet rezultati zgjedhor dhe të…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar marrja në pyetje e liderit të LSDM-së Zoran Zaev në Prokurorinë Themelore Publike, raporton SHENJA. “U paraqitëm në Prokurorinë themelore Publike për ta dëshmuar pafajësinë tonë. Financat për zgjedhjet janë publikuar dhe ne mund të shërbejmë si shembull i një partie politike si duhet të udhëheq me financat.”, tha Zaev, duke shtuar se doherë kur PSP do të hap ndonjë procedurë kundër ndonjë funksionari të pushteti aktual, ai menjëherë bëhet target i Prokurorisë Themelore. Zaev siç ishte paralajmëruar duhej të jepte deklaratë në lidhje me një proces parahetimor për keqpërdorimi të mjeteve financiare në fushatë zgjedhore. /SHENJA/

Lexo më Shumë

17 March Prokuroria Speciale Publike me heqjen dorë nga rasti “Puçi”, me lirimin nga paraburgimi të Verushevskit dhe me sulmin e sotëm ndaj mediave ka vërtetuar se nuk ka asnjë arsye racionale për vazhdimin e mandatit të saj”, thuhet në njoftimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së. “Prokuroria Speciale Publike është dorë e zgjatur kriminelit Zoran Zaev. Ata e kanë rolin e censurës që të qërojnë hesapet me mediat të cilat nuk I ka nën kontroll dhe të cilat Zoran Zaev I shpalli si armiq”, thuhet më tej në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. Partia e Gruevskit gjithashtu thekson se VMRO-ja ka votuar për…

Lexo më Shumë

Sekretari Gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski ka dorëzuar iniciativën e LSDM për vazhdimin e seancës konstitutive. “Sot kemi dorëzuar inciativë konkrete që të mos ketë arsyetime dhe dilema në lidhje me sigurimin e shumicës parlamentare dhe këtu kemi dorëzuar 67 nënshkrime. Edhe përskaj asaj se Rregullorja e punës nuk  e kërkon këtë që të vazhdoj seanca konstitutive. Presim që Trajko Velanovski menjëherë të caktoj vazhdim të seancës konstitutive të Kuvendit të Maqedonisë dhe më në fund ky institucion përfaqësues i qytetarëve të Maqedonisë të filloj të funksionoj për arsye se ai duhet të punoj dhe funksionoj në interes të qytetarëve…

Lexo më Shumë

Agjencia për kadastër do të vendos regjistër të adresimit elektronik në Maqedoni sipas standardeve të Bashkimit Evropian.Regjistri duhet të mundësojë që të gjithë banorët të regjistrohen në adresën personale. Aktivitetet për vendosjen e tij do t’i prezantojë sot drejtori i Kadastrës, Sllavçe Tërpeski.Do të vendoset sistem i standardizuar për adresa me të dhëna të integruara grafike dhe atribute me çka në mënyrë unike do të përcaktohet lokacioni i adresës.Të dhënat përshkruese dhe hapësinore për adresat në regjistrin e adresimit do të ruhen dhe zhvillohen në bazën qendrore të të dhënave.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate ka thënë se Prokuroria Speciale Publike është dorë e zgjatur e Zoran Zaevit dhe LSDM-së, duke shtuar se qëllimi i tyre është që të pastrojnë me mediat që nuk janë nën kontroll të LSDM-së. “VMRO-DPMNE ka votuar për një PSP e cila në mënyrë profesionale, pa anshmëri do të kryej punën e vet. VMRO-DPMNE nuk ka votuar për PSP e cila do të jetë bashkëpunëtori i parë i kriminelëve të abonuar dhe do të shërbej si organizatë komunale e udhëheqësisë kriminele të LSDM-së”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA. Ata kanë shtuar se me heqjen…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në orën 12:00 duhet të merret në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë. Këtë e konfirmuan nga Prokuroria e Marko Zvërlevskit. Marrja në pyetje e Zaevit ka të bëj me përdorimin e mjeteve të palejuara për fushatë zgjedhore, si dhe shtrembërim të të dhënave në raportet financiare të partisë. Përpos Zaevit në pyetje do të merret edhe Sekretari Gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili duhet të paraqitet në prokurori, të hënën ose të martën.

Lexo më Shumë

LSDM sot në orën 10.30 do të dërgoj iniciativë për vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit të Maqedonisë. Kryesuesi i seancës Trajko Velanovski duhet të caktoj vazhdimin e seancës konstitutive në të cilën priten të zgjedhjen anëtarët e Komisioni për emërimi dhe përzgjedhjeve, e cila duhet të propozoj kryetarin e ri të Kuvendit. Velanovski nuk ka afat deri kur duhet të thirr seancën e Kuvendit.

Lexo më Shumë

Para “Kapitoll moll”-it në Shkup sot do të shënohet Dita botërore e gjumit prej ku do të dërgohet mesazh deri te qytetarët që të kenë gjumë cilësor në qoftë se dëshirojnë të jenë të shëndetshëm. Persona profesionistë do të flasin për pagjumësi si dukuri në rritje e cila e rrezikon shëndetin e njerëzve, ndërsa do të prezantohen të dhëna konkrete të cilat flasin për sëmundjet e lidhura me këtë dukuri të shpeshtuar.

Lexo më Shumë