Author: almakos

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev është paraqitur sot në Prokurorinë Themelore, ku akuzohet për “keqpërdorim të parave në fushatë zgjedhore”. Pas daljes nga seanca, Zaev deklaroi se u janë prezantuar indikacionet për keqpërdorim të fushatës parazgjedhore të vitit 2016. “E kemi të qartë atë që na u prezantua me gojë nga ana e prokurorit. U morëm vesh për hapin e radhës, të mërkurën në orën 12:00,  në pajtueshmëri me procedurën, të bëjmë ekspertizën e dëshmive që të mund ta japim mbojtjen tonë. Siç e dini këtu jemi për të dëshmuar pafajësinë tonë, duke respektuar institucionet, në procedurë të rregullt normale,…

Lexo më Shumë

Komisari për Politika Fqinjësore dhe Zgjerim, Johanes Hahn të martën do të vijë në Shkup, së bashku me tre eurodeputetët Edvard Kukan, Ivo Vajgël dhe Knut Flenkeshtajn, ka vërtetuar sot zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. “Ata do të takohen me të gjithë përfaqësuesit e gjithë partive politike, si dhe me presidentin Ivanov. Ata do ta përsërisin porosinë e fuqishme të BE-së të respektohet rezultati zgjedhor dhe të mundësohet që proceset demokratike të rrjedhin dhe sa më shpejt të formohet Qeveri e cila do të vazhdoj të implementoj Marrëveshjen e Përzhinos”, ka thwnw Maja Kocijançiq, zëdhënëse e KE-së. Ajo ka…

Lexo më Shumë

Deputeti i koalicionit “Rilindje me BESË”, Fadil Zendeli vlerësoi se nuk duhet të ndalen përpjekjet për të formuar Qeveri me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet rehati dhe perspektivë. Ai në emisionin “Arena”, ka thënë se nuk është moment për të nënçmuar situatën e sigurisë dhe se e vetmja mënyrë për të tejkaluar këtë situatë është që të ketë institucione stabile të cilët do të ballafaqohen me problemet. “Status quo mund të jetë zgjidhje e momentin por, nuk është zgjidhje për ditën e nesërme. Kemi status quo, ndoshta edhe këto dy subjekte VMRO dhe BDI ndonjëherë nuk janë të interesuar që…

Lexo më Shumë

[embedded content] 17 March Në dhjetë vitet e ardhshme shteti të miratojë ndalesë të plotë për peshkimin e troftës së Ohrit, kërkon koncesioneri i Liqenit të Ohrit. Sipas tij kjo është mënyra e vetme bashkë me mbrojtjen e duhur fizike që ky lloj i rrezikuar endemik i peshkut, sërish të kthehet në liqen. Kërkesë të këtillë që prej 10 ditëve koncesioneri ka dërguar pranë Ministrisë së Bujqësisë. Për këto katër-pesë vite, ne kemi peshkuar sasi të vogël të troftës dhe evitojmë peshkimin e saj. Nëse pajtohet ana e Shqipërisë të miratojë ndalesë, do të isha i kënaqur dhe shpresoj që…

Lexo më Shumë

[embedded content] 17 March Nëse nuk ndërpritet emigracioni i qytetarëve nga vendet e vogla drejtë Shkupit, kryeqyteti mund të përjetojë katastrofë, vlerësojnë një pjesë e sociologëve. Ata thonë se mbipopullimi mund të shkaktojë presion të madh ndaj kryeqytetit, ndërsa qytetarët shumë më vështirë do të mund të gjejnë vende pune. Përderisa në qytetet më të mëdha do ketë mungesa të çerdheve dhe shkollave, qytetet dhe vendet e vogla prej ku shpërngulet popullata, do të ballafaqohen me pamundësinë e formimit të paraleleve për mësim. Ministria e Pushtetit Lokal pranoi se Qeveria nuk e jep përqindjen e Prodhimit Bruto Vendor të garantuar…

Lexo më Shumë

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoni (BNJVL) ka bërë të ditur se pas takimit të sotëm me kryetarët e komunave dhe përfaqësues të këshillave komunal, ka përkrahur mendimin e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale për kohëzgjatjen e mandateve të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve deri më 15 maj 2017-të.“Është bërë apel për sigurimin e kushteve për shpalljen sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale sepse në të kundërtën do të kemi situatë ku komunat dhe institucionet të cilën janë në kompetenca të komunave: shkollat, çerdhet, institucionet kulturore, ndërmarrjet publike, njësitet e zjarrfikësve nuk do të mund t’i kryejnë detyrat…

Lexo më Shumë

Ushtruesi i Detyrës Kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Stojançe Ribarev, sot ka pasur takim me Prokuroren Speciale, katica Janeva. “Sot Stojançe Ribarev në hapësirat e kësaj Gjykata ka realizuar takim me prokuroren Katica Janeva nga Prokuroria për ndjekje të veprave penale që janë të lidhura dhe dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve. Në takim është biseduar për çështjet aktuale dhe bashkëpunimin mes dy institucioneve”, qëndron në komunikatë, transmeton SHENJA. Përndryshe në periudhën e kaluar Prokuroria Speciale Publike ka reaguar shpesh për shkak obstrukcioneve të Gjykatës Penale dhe mënyrës së procesuimit të gjykatësve, gjegjësisht të bllokimit të lëndëve të…

Lexo më Shumë

17 March Ushtruesi i ri i detyrës kryetar i Gjykatës Penale Stojançe Ribarev ka realizuar takim me prokuroren Speciale Katica Janeva. Ky informacion u bë i ditur nga Gjykata Themelore Shkupi 1 e cila është kompetente për lëndët e Prokurorisë Speciale. Nuk dihet se si ka kaluar takimi, përveç asaj se është biseduar “Për çështje aktuale lidhur me bashkëpunimin e dy institucioneve”. Nga gjykata shprehen se gjatë ditës janë realizuar edhe aktivitete të tjera si shqyrtim i rezultateve nga puna, ndërsa kryetari i ri i ka dëgjuar edhe propozimet për orarin e ri të punës të Penales.

Lexo më Shumë

17 March Policia ende nuk e di vendndodhjen e biznesmenit, Sead Koçan. Ndonëse fletë- arresti ndërkombëtar është në fuqi, Ministria e Brendshme deri tani nuk ka informacione se ku ndodhet ai. Një ditë më parë Gjykata e Apelit e konfirmoi paraburgimin për pronarin e televizionit Nova. Megjithatë, Gjykata më e lartë pranoi një pjesë të ankesës së avokatëve të tij. Për Apelin është jorelevante se kur është bërë ndryshimi i pronësisë së “Transmetit” dhe nëse ndryshimet kanë ndodhur disa ditë para se Koçanit t’i caktohet masa e paraburgimit. Gjykata e pranoi vetëm bazën “rrezik për arratisje” dhe për këtë arsye…

Lexo më Shumë

17 March Kisha Ortodokse Maqedonase dhe bashkësitë tjera fetare në Maqedoni ka bërë thirrje për qetësi dhe bashkëjetesë mes qytetarëve, pavarësisht përkatësive etnike apo fetare. Komunitetet fetare gjithashtu kërkojnë nga partitë dhe politikanët që në frymën e respektimit dhe tolerancës të ndërmarrin masa të përbashkëta, të bazuara mbi rregullat legjitime e ligjore të shtetit, me qëllim të tejkalimit të sfidave dhe rreziqeve me të cilat po përballet vendi. Ky rast është mundësi historike të dëshmojmë se vërtet e duam atdheun tonë të përbashkët – Republikën e Maqedonisë, pa marrë parasysh cilit komb dhe cilit komunitet fetar i takojmë. Duhet ta…

Lexo më Shumë

[embedded content] 17 March Babai i njërit prej nxënësve të gjimnazit të Prilepit “ Mirce Acev” dhe LSDM -ja kanë ngritur padi penale ndaj drejtorit të kësaj shkolle Kire Nikollovski, i cili në një video të publikuar ditë më parë, iu bënte thirrje nacionaliste nxënësve dhe i detyronte që të dalin në protesta kundër Platformës Shqiptare. Iniciuesit e padive thonë se askush nuk guxon t’i keqpërdor fëmijët për interesa politike.  Në vend që t’i mbrojë fëmijët nga keqpërdorimet partiake, të cilën e kanë detyrim, Nikolloski përmes fjalimeve partiake në gjimnaz i ka nxitur nxënësit në protestë, duke përhapur urrejtje kombëtare.…

Lexo më Shumë

Kryesuesi me seancën konstituive Trajko Velnaovski ka njoftuar se sot ka pranuar kërkesën prej 67 deputetëve për vazhdimin e seancës konstitutive. “Nga këto arsye, dhe pas konsultimeve të bërë me përfaqësues të partive politike, kam caktuar takim kordinativ të martën më 21 mars 2017 në orën 12. Në takimin koordinativ do të duhet të vërtetohet propozimi për përbërje të Komisionit për çështje të përzgjedhjeve dhe emërimeve i cili do të shërbej si bazë për caktimin e vazhdimit të seancës Konstitutive të Kuvendit të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Velanovskit, përcjell SHENJA.

Lexo më Shumë