Author: almakos

Prindërit e fëmijëve me sindromën Daun që jetojnë në qytete të vogla në Maqedoni rregullisht përballen me probleme për shkak të mungesës së stafit profesional që duhet të punojnë për zhvillimin e fëmijëve të tyre. Brankica Jovanova nga Radovishi, nënë e Maksimit i cili ka lindur me sindromën Daun, thotë se në qytetin e tyre i punësuar është vetëm një defektolog. “Duhet të kushtohet vëmendje për më shumë logopedë dhe defektologë, Radovishi është një vend i vogël dhe në të gjithë komunën kemi vetëm një defektolog, nuk është i aftë që vetëm një defektolog të kujdeset për fëmijët, prandaj shumica…

Lexo më Shumë

[embedded content] 18 March Edhe pse kanë sallë sporti, nxënësit e shkollës fillore “Edinstvo” në fshatin Oktisi të Strugës, orët e edukatës fizike i mbajnë nëpër klasa apo jashtë shkollës. Kjo ndodhë për shkak se nuk ka kush të investojë rreth tre mijë euro, aq edhe sa nevojiten për ta vënë objektin në funksion. Salla është jashtë përdorimit disa vite dhe si e tillë ka nisur të shkatërrohet. Ka shumë lagështi si dhe nuk ka dysheme. Më kritike është pjesa e jashtme, ndërsa nuk ka as vegla përkatëse për ushtrime. Për këtë shkollë donacionet arrijnë vetëm nga mërgimtarët. “Çdo vit…

Lexo më Shumë

[embedded content] 18 March Pjesa më e madhe e të punësuarve në institucionet në Dibër janë nga komunat tjera. Kështu reagojnë nga shoqata qytetare “Një dollarë për Dibrën” duke kërkuar përfaqësim më të madh të shqiptarëve në institucione si dhe përdorim të plotë të gjuhës shqipe. Kërkojnë t’u mundësohet dibranëve ankesat përveç maqedonisht t’i shkruajnë edhe shqip. Nga kjo shoqatë vlerësojnë se kërkesën për përdorimin e shqipes në formë peticioni ta dorëzojnë tek të gjitha ministritë dhe organet shtetërore. Reagon edhe vetëqeverisja lokale e Dibrës. Kryetari i Këshillit, Bashkim Mashkulli, për Alsat M tha se në disa institucione shtetërore siç…

Lexo më Shumë

[embedded content] 18 March Ndonëse publikisht ishte paralajmëruar një sulm i mundshëm nga një grup i armatosur nga jashtë, policia dhe shërbimet vendase nuk kishin ndërmarrë asgjë për parandalimin e një kërcënimi të tillë, që sipas vlerësimet të ndryshme kishte për qëllimin shpërqendrimin e vëmendjes së opinionit nga afera e përgjimeve që kishte tronditur vendin. Para se të ndodhte sulmi në Goshincë të Likovës e që javë më pas pasoi me përleshjen e armatosur në Kumanovë, ish gjenerali i policisë në vitin 2001, Stojançe Angellov kishte paralajmëruar një skenar. Angellov pretendonte se për realizimin e tij janë dhënë 2 milion…

Lexo më Shumë

[embedded content] 18 March Dhjetëra tabela që tregojnë për praninë e zyrave të avokatëve dhe të përkthyes gjyqësore qëndrojnë të varura në hyrje të barakave thuajse të rrënuara në rrugën ” 1737” ose ndryshe e  njohur si rruga e avokatëve në Komunën Qendër të Shkupit. Rruga në fjalë është e shkatërruar ndërkohë që numri i madh i makinave të parkuara vështirëson edhe më shumë qarkullimin e këmbësorëve. Një pjesë avokatëve që pranuan të flasin para kamerave ankohen se institucionet kompetente nuk kujdesen për zgjidhjen e problemit me rrugën dhe kushtet në zyrat e tyre. Duhet te jetë e rregulluar më…

Lexo më Shumë

Vendimi i Apelit për miratim të pjesshëm të ankesës së mbrojtjes së afaristit Sead Koçan është i dyshimtë për ish prokurorin Aleksandar Nakov. Ai thotë se krahas asaj që vendimi për paraburgim duhet të vazhdohet shkaku se Sead Koçan është i pakapshëm për organet e drejtësisë, vlerësimi i Gjykatës se ai nuk mund të ndikojë tek dëshmitarët dhe nuk mund ta përsërisë veprën le hapësirë për manovra juridike të mbrojtjes.  Kushti i parë për arrati është pranuar, ndërsa edhe të tjerët janë miratuar nga mbrojtja dhe tani vijmë te një situatë të re, në kuptimin se qëllimi gjatë miratimit të…

Lexo më Shumë

[embedded content] Një pjesë e analistëve nuk përjashtojnë mundësinë për obstruksione dhe shtyrjen e mbledhjes së Kuvendit, pas nismës së LSDM-së për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. Edhe nëse do të ketë përpjekje nga VMRO-ja për të mbajtur të bllokuar Kuvendin, ish gjykatësi Trendafil Ivanovski thotë se LSDM dhe partitë shqiptare që përbëjnë shumicën parlamentare, duhet të jenë më këmbëngulës dhe të marrin vendime të guximshme për të vënë në funksion institucionin ligjvënës. Një problem që mund të shfaqet edhe nëse caktohet seanca sipas Ivanovskit do të jetë përbërja e komisionit parlamentar për…

Lexo më Shumë

Javën e ardhshme pritet të shtohen presioni ndërkombëtarë për zgjidhjen e krizës në Maqedoni. Zbritja e komisionarit evropian për zgjerimin Jahnes Han ditën e martë në Shkup nga analistët shihet si përpjekje shtesë të Brukselit për të ndihmuar në funksionalizimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. Malinka Ristevska vlerëson se Bashkimi Evropian është i vendosur që të mos lejojë eskalimin e situatës dhe kjo gjë shihet përmes porosive të qarta për zgjidhjen e krizës sa më parë me qëllim që të shmanget detabilizimi i vendit, konfliktet ndëretnike. Porosia që do të vjen nga Han do të duhet të…

Lexo më Shumë

Një ditë pasi dorëzoi nismën për vijimin e seancës konstitutive të kuvendit, LSDM-ja shprehet e bindur se Komisioni për zgjedhje dhe emërime do të formohet të martën ndërsa pa vonesa do të zgjidhet e kryeparlamentari i ri. Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski në emisionin 360 gradë zbardhi se brenda pak ditësh Zaev në takim me liderët shqiptarë do të vendos edhe për emrin e kreu të ri të legjislativit.  Përfliten emra nga të gjitha subjektet politike. Secila parti politike ka kandidat dhe dëshiron që ky post ti takojë partisë të cilës i takon. Pra kandidat ka edhe LSDM-ja,…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi theksoi se nuk ekziston plan B sa i përket formimit të qeverisë por se Ivanov duhet t’ia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit. Arifi në një intervistë për Rrjetin Ballanik për Gazetari Hulumtuese gjithashtu theksoi se programi i LSDM-së nuk përmban asgjë problematike përkundrazi se ajo është platformë evropiane dhe e orientuar në përmbushjen e reformave e që lë hapësirë për hapjen e debatit për çështje të ndjeshme në të ardhmen. Nënkryetarja e BDI-së ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se përmbajtja e platformës shqiptare nuk është anti-kushtetuese por ka të bëjë me çështjet e rëndësishme të…

Lexo më Shumë

LSDM të heqë dorë nga platforma e Tiranës dhe realizimi i elementeve që i përmban ajo, ndërsa VMRO-DPMNE do t’u japë mbështetje të formojnë qeveri. Nëse Zoran Zaev akoma vlerëson se elementet e Platformës së Tiranës duhet pranuar, atëherë që të mos i mashtrojë qytetarët, le të pranojë zgjedhje parlamentare së bashku me lokalet dhe le t’i kyç elementet e platformës në Programin e saj, e përsëritën nga VMRO-DPMNE qëndrimin për dalje nga kriza në vend. Heshtja e LSDM-së dhe Zaevit lidhur me deklaratat e tilla dhe të ngjashme të dhëna në periudhën e kaluar dhe mosprononcimi kundër platformës së Tiranës,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se po realizon aksion për shkatërrimin e grupit të organizuar kriminel, i cili merret me shitjen e narkotikëve brenda në shtet. Policia nuk kumton më shumë hollësira për aksionin, por paralajmëron se pas përfundimit të tij, do ta informojë opinionin.

Lexo më Shumë