Author: almakos

Ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, Renate Kobler, apeloi deri tek politikanët në vend që sa më shpejtë të formojnë Qeverinë dhe të vendosin në funksion institucionet e vendit, për shkak se, siç tha ajo, një gjë të tillë e meritojnë qytetarët e Maqedonisë. Ambasadorja Kobert nuk e komentoi vizitën e eurokomisarit Han, por potencosi se nuk është mirë që zvarritet formimi i Qeverisë. “Shpresoj se së shpejti do të vijë në formimin e Qeverisë, në ç’do kuptim, nuk është mirë për një vend kur formimi i qeverisë zgjatë së tepërmi. Ajo ka ndikim në të gjitha institucionet në të gjithë…

Lexo më Shumë

Benzinat dhe dizeli do të lirohen për dy denarë për litër, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetik, përcjell SHENJA. Sipas vendimit, çmimi i EUROSUPER BS-95 do të jetë 65 denarë për litër, një litër EUROSUPER BS-98 do të jetë 67 denarë për litër. Nga ana tjetër çmimi i EURODIZEL po ashtu lirohet për dy denarë, dhe tani sipas vendimit një litër do të kushtoj 52.00 denarë për litër. Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të shitet për 40.50 denarë për litër.

Lexo më Shumë

20 March Maqedonia rendit si vend i palumtur  duke u renditur në vendin e 92-të nga 155 vende të marra në shqyrtim. Këtë përfundim ka nxjerrë Raporti i Lumturisë, një studim që mbështetet çdo vit nga OKB-ja. Në këtë klasifikim Maqedonia radhitet në pozitën e 92 nga 155 shtete të mbarë botës që janë marrë në shqyrtim. Ndërsa vendi më i lumtur i botës në këtë raport u vlerësua Norvegjia, ndërsa vendi më i i palumtur ishte Republika e Afrikës Qëndore. Në shqyrtim janë marrë 155 shtete në mbarë botën dhe vendi ynë radhitet në pozitën 92, duke mos ndryshuar asgjë…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollës së mesme teknike “Shën Naumi i Ohrit” dhe shkollës së mesme hotilerike “Vanço Pitosheski” në Ohrër, kanë braktisur mësimin për tu bashkangjitur protestave të iniciativës “Për Maqedoni të Bashkuar”. Nxënësit thonë se kanë dalë në protesta kundër dygjuhësisë dhe federalizmit të shtetit. Ata kanë dhënë përkrahje për politikën e presidentit Ivanov. Po ashtu ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta të mërkurën. [embedded content]

Lexo më Shumë

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han vlerësoi se situata në vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më tej është delikate dhe zgjidhja e përhershme është e mundur vetëm në kornizat ndërkombëtare, gjegjësisht brenda në BE. “Ne nuk fokusohemi në datat për anëtarësim. Flasim për procesin inkuadrues dhe me cilën shpejtësi përparojnë vendet, varet vetëm prej tyre”, theksoi Han në një intervistë për gazetën e Vjenës “Kurir”. Sa i përket rezistencës për pranim të mëtutjeshëm të vendeve në BE. ai thekson se shumica e qytetarëve të vendeve anëtare janë të përmbajtur, për çka është e rëndësishme ata njerëz të binden se anëtari i…

Lexo më Shumë

Sekretari gjeneral i LSDM-së Oliver sot duhet të paraqitet në në Prokurorinë Themelore Publike, të Marko Zvrlevskit. Lëndë hetimi e Marko Zvrlevskit janë dyshimet rreth raportit financiar të LSDM-së dhe financimi i partisë. Para Spasovskit në bisedë informative në Prokurori ishte edhe shefi i tij, Zoran Zaev. Zaev të premten deklaroi se Zvrlevski hap kundër-hetim gjithmonë kur PSP-ja do të hap ndonjë hetim të ri. Hetimi i Prokurorisë sipas shkrimeve të një pjese të medieve të afërta me pushtetin, mes tjerash është nxitur nga dyshimi se LSDM-ja ka paraqitur shpenzime joreale në raportet për fushatën zgjedhore.

Lexo më Shumë

Presidenti i shteti Gjorge Ivanov në një intervistë për gazetën hungareze “Magyar Hírlap”, ka thënë se partitë zgjidhjen për daljen nga kriza duhet ta gjejnë nëpërmjet sjelljes së përgjegjshme dhe në përputhshmëri me Kushtetutën e vendit. Sipas tij asnjë vendim nuk duhet të cenoj karakterin unitar të shtetit dhe duhet të jetë në drejtim të mbrojtjes së interesave të Maqedonisë. “Nënkuptohet zgjidhje e mundshme për tejkalimin e situatës janë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat qytetarët do të deklarohen për tema të cilat u imponuan kohëve të fundit”, ka thënë Ivanov. Ivanov ka thënë se pa refuzimin e…

Lexo më Shumë

Pas informacionit të djeshëm nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruveski se përgatisin dokument për dalje nga kriza politike LSDM-ja sot kumtoi se “programi i qeverisë së re reformuese të udhëhequr nga LSDM-ja është dokumenti i vetëm që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe e garanton unitetin e shtetit. “Mbi 700.000 qytetarë presin sa është e mundur më shpejtë të zgjidhet qeveria e re e cila do të sigurojë drejtësi për të gjithë, jetë cilësore për të gjithë dhe unitet. Për këtë votuan në zgjedhje dhe për këtë qëndruan me 67 mandate deputetësh pas kryetarit të LSDM-së,…

Lexo më Shumë

Rreziku më i madh për Maqedoninë për momentin është Zoran Zaev dhe pranimi i kushtëzimeve nga ana e tij për ta realizuar platformën e Tiranës, vlerësojnë në VMRO-DPMNE. Ata përsëri kërkojnë nga Zaevi që të heq dorë prej skenarit të tillë, ndërsa si kthim, thonë, ta marrë mbështetjen e tyre për formimin e qeverisë. “Nëse frikësohet prej shantazheve dhe premtimeve të cilat i ka dhënë, le ta nxjerrë platformën e Tiranës në zgjedhje që populli t’i tregojë se çfarë mendon për të”, theksojnë në kumtesën e sotme nga VMRO-DPMNE. Në kumtesën thuhet se Zaev është kapur mat në një numër…

Lexo më Shumë

Oda stomatologjike e Maqedonisë sot do ta shënojë 20 marsin, Ditën botërore të shëndetit oral me një sërë aktivitetesh si pjesë e fushatës për ngritjen e vetëdijes për higjienë orale.Siç kumtoi Oda stomatologjike, ekipet e stomatologëve në tre lokacione në kryeqytet, qendrat tregtare “Zebra” dhe “Ramstor Mall” dhe në sheshin “Maqedonia”, ku do të informojnë qytetarët për shëndetin e tyre oral.Krahas këshillave të mjekëve stomatologë, do të ndahen edhe materiale promovuese nga kompani prodhuese të mjeteve dentale për higjienë.

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do të qëndrojë për vizitë pune në Hungari. Ivanov në Budapest, lajmëroin rpaortuesi i MIA-s, do të ketë takime me presidentin e Hungarisë, Janish Ader, me kryeminsitrin Viktor Orban dhe me kryetarin e Parlamentit Lasllo Kover.

Lexo më Shumë

Sektori i biznesit për çdo ditë e më shumë merr goditje të rënda, si pasojë e zvarritjes së procesit të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, theksojnë përfaqësuesit odave ekonomike të vendit. Kryetari i Federatës së biznesit në Maqedoni, Mile Boshkov, për Radion Evropa e Lirë thotë se kriza politike në masë të madhe ndikon negativisht në sektorin e biznesit veçanërisht zhvillimin e ekonomisë. Si më problematike, Boshkov fokuson bllokimin e operacioneve financiare në mes kompanive private dhe institucioneve të shtetit të cilat i kanë kompetencat e kufizuara përderisa nuk formohet qeveria e re e Maqedonisë. “Zvarritja e procesit të…

Lexo më Shumë