Author: almakos

Takimi i paraparë i eurokomesarit Han me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi është anuluar. Nga PDSH konfirmojnë se takimi është anuluar me kërkesë të z. Han për shkak të agjendës së ngjeshur. “Edhe pse takimi me Kryetarin e PDSH-se me Komisionarin Han ishte paraprakisht i konfirmuar, por për shkak te agjendës se Komisionarit, si dhe për shkak se PDSH nuk është pjesë e problemit nga ana e BE-se u kërkua që mundësisht takimi mos të zhvillohet këtë radhë! Kryetari Thaçi me mirëkuptim pranoi kërkesën dhe dha mbështetje të plotë përpjekjeve të BE-së për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike…

Lexo më Shumë

Partitë parlamentare kanë arritur marrëveshje për komisionin për zgjedhje dhe emërim ku janë dakorduar që VMRO-DPMNE të ketë 6 anëtar, LSDM 5, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar, raporton SHENJA. Mbledhja kordinative është ndërprerë për një pauzë të shkurtër, ndërsa do të vazhdojë 15:30 kur është caktuar që kordinatorët të caktojnë edhe emrat e anëtarëve. Pas zgjedhjes së anëtarëve të komisionit për zgjedhje dhe emërim kryetari i deritanishëm i Kuvendit, Trajko Veljanovski duhet të thërret vazhdimin e seancës konstituive ku pritet të zgjidhet kryetarë i Kuvendit. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Para EU Info Qendrës, ka filluar protesta e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”. Ata kanë paralajmëruar se protesta e sotme do të jetë më masovike. Ata kanë kërkuar që të takohen me komisarin Johanes Hahn, megjithatë nga Hahn kanë marrë përgjigje negative, raporton SHENJA. Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov i cili nuk do të takohet me komisarin Hahn, ka sugjeruar që kohën e planifikuar për takim me të, ta zhvilloj me përfaqësues të kësaj lëvizjes. Protestuesit kanë sjell me vete edhe kamionë duke bllokuar kështu rrugën. [embedded content]Protesta para EU Info Qendres by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës së Apelit Jovo Vangellovski ka realizuar takim me kryetarin e Prokurorisë Publike, Marko Zvërlevski. Pas takimit, Vangellovski dhe Zvërlevski deklaruar se takimi ka qenë në drejtim të përmirësimit të komunikimit mes Gjykatës së Apelit dhe Prokurorisë Publike, si palë në procedurat para gjykatës më të madhe në vend. Zvërlevski nuk dëshiroi t’i komenton procedurat për parregullsi zgjedhore e as për gjendjen në Gjykatën Penale. Vangellovski sot duhet të takohet edhe me kryetarin e Odës së Avokatëve Nikolla Dodevski dhe Prokuroren Speciale Katica Janeva. Takime janë organizuar me iniciativë të Vangellovskit.

Lexo më Shumë

21 March Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski dhe Prokurori Publik Marko Zvrlevski janë takuar sot. Thirrja për takim ka ardhur nga Kryetari i Gjykatës më të lartë në vend. Dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale si dhe lëndët të cilat shqyrtohen nga Prokuroria Themelore Publike. Raportohet se Zvrlevski nuk ka dashur të përgjigjet rreth asaj se ndaj cilave parti janë hapur procedura hetimore dhe se vallë a po hetohet vetëm LSDM-ja. Përveç me Zvrlevskin, Vangellovski ka paralajmëruar se do të takohet edhe me Nikolla Dodevskin i cili është kryetar i Dhomës së avokatëve dhe Prokuroren Speciale Publike,…

Lexo më Shumë

Opinioni në vend dhe ai ndërkombëtar e dinë se ekziston vetëm një dokument i qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa ky është Programi i Qeverisë së re reformatore, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA. “Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE nuk dëshirojnë drejtësi- dëshirojnë amnisti, dëshirojnë mbrojtje të pasurisë së tyre të fituar në mënyrë kriminele dhe nuk dëshirojnë të përgjigjen për këtë. Për këtë shkak po e çojnë Maqedoninë drejt eskalimit të krizës politike. Kjo nuk është e mundur. Maqedonia nuk duhet të jetë peng i interesave kriminele të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij”, thuhet në reagimin e LSDM-së. .

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese edhe një herë thekson se nëse Zaev heq dorë prej platformës së Tiranës, do të japin mbështetje për qeverinë pakicë. “Zëri i popullit nuk guxon të manipulohet prej të aboluarit Zoran Zaev, i cili për shkak të krimit në të cilin është i ngujuar deri në fyt, pranon çfarëdo shantazhesh, duke përfshirë edhe formimin e Qeverisë sipas notave të Tiranës. Për shkak “Ryshfetit”, Puçit”, “Kullave të mbretit” dhe një sërë krimesh të tjera, i aboluari Zaev e miraton sjelljen e partnerit të tij Ziadin Sela i cili kërkon ndryshim për flamurin, himnin dhe e mohon…

Lexo më Shumë

21 March Komisioneri Johanes Hahn është nisur për në Maqedoni, ndërsa nga aeroplani ka dhënë një porosi. “Rrugës për në Shkup, Johanes Hahn, Eduard Kukan, Knut Flenkeshtajn dhe Ivo Vajgëll porosisin: respektoni demokracinë dhe shumicën parlamentare. Mos nxiti tensione ndëretnike”.

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov nuk do të takohet me komisarin për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn, kanë bërë të ditur nga Kabineti i Presidentit. Ata kanë thënë se Presidenti i Ivanov i cili dje ka qëndruar për vizitë punë në Hungari, në Maqedoni do të kthehet vonë, dhe nuk do të ketë mundësi që të realizoj takim me komisarin Hahn. Në lidhje me mos-mbajtjen e takimit të premten është informuar edhe ambasadori Samull Zhbogar, kanë bërë të ditur nga Kabineti i Presidentit. Presidenti Ivanov thuhet më tej qëndrimet e tij komisarit për zgjerim Johanes Hahn ja ka treguar…

Lexo më Shumë

21 March Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Kumanova” duhet të dëshmojë i akuzuari Valdet Zekaj. Në seancën e kaluar para trupit gjykues dëshmi dha i akuzuari Enver Hoxha-Klain, i cili hodhi poshtë akuzat për terrorizëm duke theksuar se në Maqedoni ka qenë i ftuar pas shqetësimeve të paraqitura lidhur me të drejtat e shqiptarëve. Por, në dëshminë e tij ai nuk përmendi asnjë emër lidhur me pretendimet se ka qenë i ftuar për të mbrojtur shqiptarët në rast të përshkallëzimit të situatës e cila u tensionua pas publikimit të skadalimit me bisedat e përgjuara telefonike të zyrtarëve shtetëror.…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 24 gradë Celsius. Deri në fund të javës së punës, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë më të larta se mesataret për këtë periudhë të vitit. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut të shkurtër veçanërisht të martën dhe të enjten

Lexo më Shumë