Ministri për Punë dhe Politikë Sociale dhe Demografi, Fatmir Limani ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Besa për shkarkimin e tërë kryesisë. Limani përmes një postimi në Facebook thotë se rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt dhe jo monark. Një grumbull njerëzish, të nisur me qëllime të ndryshme, i mbajti bashkë shpresa se një ditë planet e tyre do të jetësoheshin. Por koha, ky gjykatës i pamëshirshëm, kaloi shpejt. Sot, për shumë përkrahës që shohin nga anash, synimet bëhen çdo ditë e më të largëta dhe loja bëhet gjithnjë e më e qartë. Si Ministër i çështjeve sociale, demografisë dhe rinisë,…
Author: almakos
Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) thotë ka mbështetur autoritetet shqiptare në zbulimin dhe ndalimin e një rasti të dyshuar të eksportit të paligjshëm të mbetjeve industriale të rrezikshme të kompanisë Kurum nga Porti i Durrësit drejt Tajlanda. Në një njoftim zyrtar thuhet se hetimi nisi në vitin 2024, pasi OLAF informoi autoritetet doganore shqiptare për një ngarkesë që dyshohej se përmbante sasi të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme të deklaruara gabimisht si oksid hekuri. Dokumentacioni i eksportit e përshkruante ngarkesën si material industrial të zakonshëm, por analizat laboratorike zbuluan se bëhej fjalë për një nënprodukt toksik të prodhimit të çelikut, që…
Anëtarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Cveta Ristovska, sot i paraqiti dorëheqjen Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Siç thotë ajo, ky vendim erdhi pas disa javësh dyshimesh të shprehura në publik në lidhje me punën e saj. “Pas disa javësh polemikash publike dhe dyshimesh të shprehura në lidhje me punën time në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kam marrë vendimin të paraqes një dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i anëtares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, shkroi Ristovska në një dorëheqje me shkrim të paraqitur Kryetarit të Kuvendit. Më parë, KSHPK hapi dy raste kundër aktivistes…
Ambasada Gjermane në Tiranë njoftoi se ambasadori Karl Bergner zhvilloi sot një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho, ku në fokus ishte forcimi i sundimit të ligjit në Shqipëri. Sipas njoftimit zyrtar, shkëmbimi i mendimeve u përqendrua tek rëndësia e konsolidimit të institucioneve të drejtësisë dhe vijimi i reformave kyçe. Ambasada theksoi se sundimi i ligjit përbën një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjermania, si një nga vendet kryesore mbështetëse të procesit të integrimit, rikonfirmoi përkrahjen e saj të fortë politike dhe financiare për rrugëtimin evropian të vendit. Në deklaratë thuhet se Berlini zyrtar do…
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ka shpallur shitjen e 24 automjeteve përmes një ankandi publik elektronik që do të zhvillohet nga data 17 deri më 23 shkurt 2026. Në listën e mjeteve të ofruara përfshihen marka luksoze dhe modele të njohura si Audi (A4, A5, A6, A8, Q7), Mercedes-Benz, Porsche, BMW dhe Opel. Sipas njoftimit, procesi do të jetë i ndarë në dy faza. Ankandi i parë, i cili është një përsëritje e procedurës, do të mbahet më 17 shkurt për tri automjete me çmime fillestare që variojnë nga 34.000 deri në 630.000 denarë. Ndërkohë, faza e dytë…
Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Bullgarisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar, të nënshkruar më 6 nëntor 2025 në fshatin Gjueshevë. Marrëveshja e arritur është rezultat i përpjekjeve afatgjata të Bullgarisë për të zbatuar lidhjen hekurudhore midis Sofjes dhe Shkupit dhe është një hap i rëndësishëm drejt lidhjes së rrjeteve hekurudhore të dy vendeve dhe ndërtimit të pjesës që mungon të Korridorit 8, thuhet në memorandumin shpjegues të projektligjit. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Komunikacionit bullgar, në dorëheqje, Grozdan Karadzhov, theksoi…
Operatorët e televizioneve janë solidarizuar me operatorin e News24, Aldo Kashri, i cili mbeti i lënduar në protestën e opozitës, pasi gjatë raportimit një molotov i shpërtheu duke bërë që rrobat e tij të merrnin flakë.[embedded content] Operatori Kashri arriti të shpëtonte pa pasoja të rënda, me disa lëndime. Sot, në shenjë solidarizimi, operatorët që ndodhen para SPAK, kanë ulur kamerat e tyre përtokë, duke treguar dhe simbolikën se stativët dhe këto pajisje janë të shenjta, por jo sa jeta e njeriut.
Javën e fundit, në Maqedoni u raportuan 1,306 raste me grip/sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 12.8 përqind më pak krahasuar me javën e kaluar. Numri i personave të raportuar këtë javë krahasuar me javën e gjashtë të sezonit të kaluar u ul me 54.7 përqind, dhe krahasuar me numrin për javën e gjashtë të kurbës tipike epidemike, u ul me 46.7 përqind. “Sa i përket shpërndarjes së moshës, 715 persona janë të moshës 15 deri në 64 vjeç, 228 janë fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeç, 184 – fëmijë të moshës 0 deri në 4 vjeç…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me grabitjen me armë ndodhur mesditën e së enjtes (12 shkurt) në filialin e FiBank, në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se autori Bardhyl Fusha ka treguar se kishte rreth 70 milionë lekë të vjetra borxhe të pa shlyera tek punëtorët, për shkak se ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimeve. Ai ka deklaruar më tej se kishte zgjedhur të grabiste FiBank për shkak se kishte shkuar edhe herë të tjera aty kur kryente pagesat. Fusha, me origjinë nga Gramshi jetonte në Tiranë me familjen në një banesë me qira. Ai u afrua…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mbi 2.4 ton produkte me origjinë shtazore dhe fruta të thata në tregun Agroushqimor në Tiranë. Sipas një njoftimi nga AKU, mësohet se gjatë kontrolleve të kryera në pesë subjekte u konstatuan 197.5 kg produkte të pasigurta djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi (sallam dhe fruta të thata). Për shkeljet janë vendosur gjithsej 7 masa administrative me gjobë, për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi në vlerën totale 1.600.000 lekë. Njoftimi i AKU-së Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në tregun Agroushqimor…
Kërkohej për kultivim droge, kapet në arrati 28-vjeçari i dyshuar. Policia e Krujës njoftoi sot se ka vënë në pranga të riun me inicialet S. X., banues në Tiranë. Ai ishte i dënuar në mungesë me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022. Operacioni është koduar “Catch” (Kapja), me qëllim arrestimin e personave të kërkuar. “Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacione të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, S. X., 28 vjeç,…
Sot shënohen shtatë vjet nga fatkeqësia e rëndë e autobusit të kompanisë “Durmo Turs” në Llaskarcë të Shkupit, ku humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë pësuan lëndime. Tragjedia, që tronditi opinionin publik, u pasua nga një proces gjyqësor i gjatë, raporton SHENJA. Në përfundim të gjykimit fillestar, gjashtë persona u shpallën fajtorë dhe u dënuan me gjithsej 39 vjet burg. Sipas aktgjykimit, përgjegjësia kryesore i atribuohej shoferit të autobusit, i cili mori dënimin më të lartë – 14 vjet heqje lirie. Pronari i kompanisë transportuese u dënua fillimisht me katër vjet burg, por më vonë, me vendim të…

