Author: almakos

Kryetari i VMRO-DPMNE së Nikolla Gruevski ka filluar takimin me komisarin Johnes Hahn. Para fillimit të takimit, Gruevski nuk ka lejuar që ekipet televizive të marrin inserte nga takimit. Nuk ka paralajmërime nëse ai do të jep ndonjë deklaratë pas mbarimit të takimit. Kjo nuk është hera e parë që Gruevski tu ikë kamerave, të njëjtën gjë e bëri edhe muajin e kaluar në takimin me komisionarin Han, kur nuk lejoi xhirime e as nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me komisarin Johnes Hahn tha se mesazhet e eurodeputetëve dhe komisarit janë të qarta. “Jemi dakorduar se proceset duhet të vazhdojnë. Një ditë e humbur për Maqedoninë, është ditë e humbur për të gjithë qytetarët, edhe për perspektivat Evropiane të Maqedonisë. Përshpejtimi i proceit nuk do të thotë se duhet të mos jemi të kujdesshëm për ndaj të gjithë provokimeve që ndodhin nga ana tjetër. Por një gjë është e qartë: Duhet të përshpejtojmë”, ka thënë  Zaev pas takimit. Ai tha se tërë kohën janë me një përkushtim të madh ndaj këtij procesit.…

Lexo më Shumë

Mosmarrëveshjet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së rreth zgjedhjes së kryetarit të Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime kanë ndërprerë takimin e sotëm koordinues mes shefave të grupeve parlamentare në Kuvend. Përpjekjet për zhbllokimin e këtij trupi kuvendor pritet të vijojnë nesër në orën 12;00 tek ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski. Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski, pas takimit akuzoi VMRO-DPMNE-në se në mënyrë të padrejtë po kërkon të merr kreun e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Sipas tij, deputetët e Gruevskit përmes vendosjes së kushteve të ndryshme po tentojnë të mbajnë të bllokuar Kuvendin për të mos i hapur rrugë formimit të qeverisë…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka hyrë në takim me komisarin Johanes Hahn i shoqëruar nga Radmilla Sheqerniska dhe Oliver Spasovski. Më parë Hahn kishte takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, Bilall Kasami nga BESA dhe Ziadin Sela nga “Aleanca për Shqiptarët”. Takimin e fundit Hahn do ta ketë me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me komisarin Johanes Hahn tha se e kanë njoftuar atë në lidhje me zhvillimet në vend. “Ata shfaqën një interesim të jashtëzakonshëm mbi zhvillimet dhe kërkonin mundësi se si mund situata të tejkalohet dhe vendi të kthehet në normalitet me institucione funksionale duke filluar nga Kuvendi deri tek konstitutimi i Qeverisë.  Porosi, mesazhe ishin shumë miqësore që vendi duhet t’i tejkaloj të gjitha mosmarrëveshjet, dhe të marrim obligim të gjitha forcat politike në vend, deri në konstituimin e suksesshëm të institucioneve këtu në Maqedoni”, deklaroi Ali Ahmeti. Ai tha se ka kërkuar nga…

Lexo më Shumë

Praktika e deritanishme për caktim të kryetarit të komisionit për zgjedhje dhe emërime është që ky post t’i takoj grupit më të madh parlamentare. Kështu ka thënë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski. “Por nëse qëndrojnë në vendimin për të formuar ndonjë shumicë, apo edhe ndonjë Qeveri partitë tjera,  pa pjesëmarrjen e partisë më të madhe parlamentare, duhet të jenë të vetëdijshëm se një  veprim i tillë, do të bart pasoje politike por edhe juridike”, ka thënë Dimovski. Ai ka shtuar se asnjëherë nuk ka ndodhur që kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërim të vjen nga partia e dytë e…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauzer, ka thënë se prioritet për vendin është formimi i Qeverisë dhe pastaj të fillohet me problemet të cilat i tangojnë qytetarët, e ato janë uji dhe ajri i pastër. Këto komente Althauzer i bëri në Tetovë në promovimin e projektit për qytet më të pastër. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që në këtë moment të formohet Qeveria e re dhe pastaj të fillohet me problemet më të rëndësishme që ballafaqohen qytetarët, e ato janë uji dhe ajri i pastër”, tha ambasadorja gjermane.

Lexo më Shumë

Sekretari i LSDM-së, Oliver Spasovski pas takimit koordinues të partive parlamentare, tha se ata kanë kërkuar që të vazhdohet seanca po se gjithmonë kanë hasur pengesa nga ana e VMRO-DPMNE-së. “Kemi pranuar që VMRO të ketë 6 përfaqësues. Pasi që u pranuar edhe ajo, tani parashtrohet një kusht tjetër, që kryetari për zgjedhje dhe emërime të jetë anëtarë i VMRO-DPMNE-së. Nëse kjo nuk ndodh nuk do të ketë vazhdim të seancës konstitutive dhe përzgjedhje të kryetarit të Kuvendit. Kjo tregon edhe njëherë se VMRO-DPMNE në kundërshtim me të gjitha dispozitat demokratike po mban peng Maqedoninë dhe institucionet e saj”, tha…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka deklaruar sot se Mali i Zi, shumë shpejt do të anëtarësohet zyrtarisht me të drejta të plota në NATO. Sipas saj Shqipëria ishte ndër vendet e para, që ratifikoi në Kuvend protokollin e aderimit në Aleancë të Republikës së Malit të Zi, transmeton AA. Kodheli ka pritur sot në një takim në Tiranë ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ku kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët për mediat. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se Kodheli, gjatë fjalës së saj deklaroi se e ardhmja e përbashkët e…

Lexo më Shumë

 Partitë politike parlamentare nuk kanë arritur të merren vesh për kryetarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërim. Takimi i kordinatorëve me kryetarin e deritanishëm Trajko Veljanovski është ndërprerë para pak minutash dhe vazhdimi i saj është caktuar për nesër në mesditë. Siç merret vesh VMRO-DPMNE insiston se atyre ju takon kryetari i Komisionit pasi kanë më shumë deputet, ndërsa LSDM thotë se kryetarin e zgjedh shumica parlamentare me shumicë votash në komision. Nga ky komisionit varet edhe vazhdimi i seancës konstituive ku duhet të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme për Rastin e Kumanovës kanë dëshmuar dy të akuzuar, Mirsad Qerimi dhe Valdet Zekaj. Mirsad Qerimi gjatë fjalës së tij, tha se në Maqedoni është ftuar nga Beg Rizaj i cili ka punuar në lokalin e tij dhe në Maqedoni ka ardhur për të rregulluar ca kompjuter. Ai tha se është dorëzuar bashkë me Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizajn dhe anëtarë të tjerë me 9 maj ndërsa më pas është keqtrajtuar  shumë nga ana e forcave policore. Edhe avokatja mbrojtëse Snezhana Stefanovska tregoi se i akuzuari Mirsad Qerimi në dëshminë e sotme tregoi si dhe përse…

Lexo më Shumë