Author: almakos

22 March Prokuroria Speciale Publike ka paralajmëruar se nesër në ora 11.00 do të paraqitet në një Konferencë për shtyp. Lajmin Prokuroria e bëri të ditur përmes një postimi në faqen e tyre të “Facebook-ut”. Ka tërhequr shumë vëmendje njoftimi i kësaj Prokurorie ku thuhet se “Transportuesi ka në total 300 targa te Tifani”. Detajet më të hollësishme do i mësojmë gjatë ditës së nesërme.

Lexo më Shumë

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar ndihmë nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk në rast se vendi i tij do të përballet me fluksin e refugjatëve, raporton AA. Sipas një deklarate të bërë nga Presidenca bullgare, Radev sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk.

Lexo më Shumë

22 March Bëhet fjalë për një autobus të kompanisë “Nasir Turs”. Megjithatë raportohet se në autobus nuk ka pasur udhëtar por vetëm shoferi i cili ka kaluar pa lëndime. Derisa nga flakët është shkaktuar dëm material pasi autobusi është djegur tërësisht. Ekipet policore dhe të prokurorisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë hetimet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Autobusi ka marrë flakë rreth orës 18:20 minuta, e për fat të mirë, nuk ka asnjë të lënduar. Këto të dhëna i konfirmojnë nga ministria e brendshme për Televizionin SHENJA. Nga MPB thonë se në momentin kur autobusi është kapluar nga flakët, në të nuk ka pasur udhëtarë, por në të ka qenë vetëm shoferi i autobusit, i cili gjithashtu ka kaluar pa pësuar ndonjë lëndim. Ndërkohë, autobusi është djegur plotësisht, ndërsa ekipet policore dhe të prokurorisë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë hetimet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/ ________________________________________________ Një autobus ka marrë…

Lexo më Shumë

Një autobus ka marrë flakë para pak minutash në rrugën Shkup-Tetovë, në afërsi të pikës pagesore në fshatin Gllumovë, njofton SHENJA. Ekipet e zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe po përballen me zjarrin. Deri tani nuk ka informacione nëse ka viktima ose të lënduar, por ekipi i Televizionit SHENJA është në kontakt me Ministrinë e Brendshme dhe brenda edicionit të lajmeve do të ju informojmë për detaje më të reja nga ky incident. Pas pak minutash, gjatë edicionit të lajmeve në televizionin Shenja do të kemi edhe lidhje të drejtpërdrejt nga vendngjarja. /SHENJA/ [embedded content]Autobusi përfshihet nga flakët by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Banorët e Haraçinës në shenjë proteste kundër faturave të larta nga EVN kanë bllokuar sot rrugën e hyrjes së fshatit me paralajmërim se ky është vetëm fillimi i shprehjes së mllefit të tyre. “Protesta është vetiniciative e qytetarëve të Komunës së Haraçinës. Dua të them se na vijnë fatura drakonike, a ne nuk kemi fabrika nëpër shtëpi. Si mundet me ardhur një faturë 15 mijë, e 150 mijë. Prej në 90 mijë deri në 120 mijë. Prandaj nuk jemi të kënaqur, faturat na vinë paushallë, ato nuk i paguajmë”, tha njëri nga banorët. “Mua më erdh rryma, kur e pash…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev është i bindur në mbështetjen e partive shqiptare për formimin e Qeverisë dhe i sigurt se asnjë parti shqiptare nuk do të pranojë të bëjë koalicion me VMRO DPMNE-në. Duke komentuar kërkesën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të reja, Zaev tha se humbësi i vetëm prej zgjedhjeve eventuale do të jetë Nikolla Gruevski pasi që edhe po të fitojë më shumë deputetë se LSDM-ja, besimi i partive dhe qytetarëve shqiptar është kthyer kah LSDM-ja dhe askush nuk do të dëshirojë të bëjë koalicion me VMRO DPMNE-në. “Të supozojmë në mënyrë teorike, Nikolla Gruevski të fitojë 62 deputet, me cilën…

Lexo më Shumë

22 March Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sërish sot u paraqit në Prokurori ti parë dëshmitë e Zvërlevskit kundër tij. Zaev me një punonjës tjetër të partisë dyshohet se i kanë falsifikuar raportet financiare të LSDM-së, dhe në mënyrë të paligjshme kanë siguruar para për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme dhjetorin e kaluar. Lideri i LSDM-së siguron se financimi i partisë është i ligjshëm. Zaev nuk ka informacion nëse hetimi i Prokurorisë do të zgjerohet, dhe nëse përveç tij edhe persona të tjerë të partisë janë të dyshuar për abuzime. Përveç Zaevit, në gjykatë ishte edhe sekretari…

Lexo më Shumë

Institucionet po përgatisin rregullore e re për çmimin e ujit. Deri më tani askush nga kompetentët nuk tregon sa do të shtrenjtohet uji i pijshëm që qytetarët e marrin nga ujësjellësi i qytetit. Vetëm paralajmërojnë se të gjitha ndërmarrjet komunale punojnë me humbje.  Të gjithë duam të paguajmë më pak për ujë, kuptohet të paguajmë çmim më të ulët, të kemi shpenzim më të ulët në muaj, por dikush për këto shërbime që na i ofron shpenzon para. Kjo do të thotë se shfrytëzohen disa para tjera të grumbulluara për mbulimin e shpenzimeve të këtilla. Pikërisht kjo reformë në NPK…

Lexo më Shumë

BE dhe Hahn në Maqedoni kanë ardhur me porosi të qartë që sa më shpejtë të formohet Qeveria dhe të mos taktizohet. Kështu kryetari i SHGM-së Naser Selmani e vlerësoi vizitën e komisarit Han gjatë emisionit të mbrëmshëm “Arena” në televizionin Shenja. Ai ka shtuar se përpos kritikave nga VMRO-DPMNE-së, diplomatët kanë kritikuar edhe qasjen e LSDM-së, e cila sipas tij po taktizon për dy arsye. Njëra për shkak se mendon se koha po punon për ta, e që e kanë gabim, vlerëson Selmani, dhe e dyta të zbusin kërkesat e shqiptarëve, gjë që deri diku edhe kanë arritur. “Në…

Lexo më Shumë

Edhe sot dështuan tentimet për të zgjedhur kryetarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, gjë që është parakusht për vazhdimin e seancës konstituive, shkruan SHENJA. Fillimisht, bisedimet filluan sot në mesditë dhe zgjatën vetëm një orë e gjysmë, kur u raportua se do të ketë një pauzë deri në ora 15:30. Mirëpo, në kohën kur duhej të rifillojë takimi, nga kuvendi njoftuan se takimi është anuluar dhe se do të mbahet nesër në ora 11:00. Partitë nuk dhanë sqarime shtesë, por thanë se mbeten në qëndrimet e tyre diametralisht të kundërta. /SHENJA/

Lexo më Shumë

[embedded content] 22 March 22 marsi, dita botërore e taksistëve. Por pothuajse asnjë nga taksistët e anketuar nuk kishin njohuri se edhe për ta ka një ditë botërore, edhe pse me këtë profesion merren me vite. Ata thonë se përballen me shumë probleme, ndër më të theksuarat mungesa e hapësirë për parkim dhe konkurrenca e padrejtë. “Kemi licencë por më mirë mos ta kemi, për arsye se më shumë ka nga ata që punojnë ilegalisht se sa ata legal. Ligji ekziston por nuk kemi inspektor që punojnë në këtë drejtim, tatimet i kërkojnë çdo gjë kërkojnë por detyrën e vet…

Lexo më Shumë