Author: almakos

Maqedonia ka një numër të madh të mediave por nuk ndan mjete të mjaftueshme të buxhetit për to. Në debatin për gjetjen e një modeli të përshtatshëm financiar për mediat në vend, autorja e analizës Vesna Nikodinovska  deklaroi se mos-përshtatja e ligjeve me nevojat e tregut mediatik, është ndër problemet më të mëdha të mediave në vend si dhe një arsye se pse në Maqedoni nuk nuk ka asnjë kompani mediatike ndërkombëtare. “Asnjëra nga kompanitë në Maqedoni nuk është regjistruar se merret me biznesin mediatik si veprimtari bazë. Maqedonia ka një numër joracionalisht të madh në raport me territorin, popullsinë …

Lexo më Shumë

Dëshirat e festës së Fitër Bajramit sot u realizuan për 47 fëmijë, familjet e të cilave janë me gjendje të rëndë ekonomike. Kjo u mundësua nga Kryqi i Kuq i Shkupit në bashkëpunim me Fondacionin Albiz dhe Shoqatën e fëmijëve me nevoja të posaçme “Shpresa”. “Në mesin e dëshirave që u janë plotësuar fëmijëve kishte: tablet, telefon, biçikletë, veshmbathje dhe shumë gjëra të ndryshme që menduam se fëmijët do të bëhen edhe më të lumtur. Gëzimi në fytyrat e tyre u shpreh jashtëzakonisht mirë nga ana e tyre”, tha Leuntina Shaqiri, vullnetare. “Sot, gjithsej 47 fëmijë që shënuan dëshirat e…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov do të merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Dimitrov, pas takimit me homologun norvegjez Brend, paralajmëroi vizita zyrtare edhe në vendet tjera fqinje Kosovë dhe Shqipëri, menjëherë pas formimit të Qeverive në dy vendet. Ai tha se raportet e mira ndërfqinjësore janë të rëndësishme për integrimin vendit në strukturat euroatlantike. Kuptohet se ne duam që Maqedonia të jetë e afërt dhe të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Ne sot bashkë me ministrin me aeroplanin norvegjez do të shkojmë bashkë në Beograd, ku e ka inaugurimin presidenti, Vuçiq.…

Lexo më Shumë

Në prag të vizitës së ekspertit evropian Rajhard Pribe dhe eurokomisarit Johanes Han të Shkupit zyrtar, qeveria e Zoran Zaevit me organizatat civile do të formojë pesë grupe pune të cilët do të punojnë në përmbushjen e reformave urgjente prioritare. Misioni primar ti tyre do të jetë që Maqedonia, vitin e ardhshëm t’i filloj negociatat për anëtarësimin në BE. Këtë e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev në takimin me organizatat joqeveritare ku tha se bashkëpunimi me OJQ-të do të përshpejtojë këtë procedurë. Reformat në të cilat do të punojmë janë reale dhe të arritshme. Ata janë reformat urgjente që burojnë…

Lexo më Shumë

Dy persona, mes të cilëve edhe piloti, kanë humbur jetën në Greqi, pas rrëzimit të një helikopteri civil. Një nga viktimat po transmetonte në “facebook live” deri në momentin që helikopteri i afrohet me shpejtësi tokës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e të premtes në pjesën juglindore të rrethinave të Athinës. Helikopteri u rrëzua për shkak të përplasjes me telat e linjës së energjisë. Helikopteri, pronë e një kompanie private, ishte pajtuar nga prefektura e Athinës për të kryer spërkatje kundër mushkonjave në një moçalishte pranë kompleksit olimpik të kanoitazhit në Skinia. Spërkatja kishte mbaruar dhe piloti mori me vete një…

Lexo më Shumë

Barometri i ri politik i BRIMA-s tregon se pas zgjedhjes së Qeverisë së re ka ardhur deri te ndërrimi i pozitave të partive politike në elektoratin e Maqedonisë. Hulumtimi është bërë pas formimit të Qeverisë së re ( prej 2 deri 12 qershor 2017). Për herë të parë pas disa vitesh LSDM-ja kryeson me 22.4%, para VMRO-DPMNE-së që e mbështesin 19.8% e votuesve. Edhe pse VMRO-DPMNE-ja në segmentin e maqedonasve etnik akoma ka përparësi prej 0.9%, në elektoratin e përgjithshëm LSDM ka përparësi prej 2.6% sepse LSDM-në e 6.3% e përkrahin shqiptarët, por gjithashtu edhe te votuesit e bashkësive tjera…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ambasadorja e Bosnjës e Hercegovinës në Maqedoni, Lepa Babiq, kanë dhënë mundësinë për përshpejtim të procedurës për nënshkrimin e marrëveshjes mes dy vendeve për kalimin e kufirit me letërnjoftime, informojnë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

“Maqedonia nuk do të ndërtojë qendra të reja për refugjatë. Kemi dy, këtë në Gjevgjeli dhe në Tabanoc për të cilat konsiderojmë se janë të mjaftueshme. Ato shërbyen për pranim dhe transitim të emigrantëve në valën e krizës së refugjatëve drejt vendeve të BE-së dhe atë dedikim të vet do ta kenë nëse sërish vjen deri te intensifikimi i krizës së refugjatëve”,  deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë takimit me  me ambasadorin e Sllovakisë, Martin Bezak, të cilët e vizituan qendrën e pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli, me rastin e rotacionit të tetë të kontigjentit policor nga Sllovakia. “Si…

Lexo më Shumë

Neto rroga në prill të këtij viti shënoi rritje prej 1,4 për qind dhe paraqiste 22.672 denarë, përderisa bruto rroga pati rritje prej 1,5 për qind dhe paraqiste 33.296 denarë. Siç kumtoi Enti Shtetëror për Statistika, rritja e neto rrogës është rezultat para së gjithash i rritjes në sektorët: Informata dhe komunikime, 22,4 për qind, Xehtari dhe nxjerrje e gurëve, 14,7 dhe Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave, 6,1 për qind, përderisa rritja e bruto rrogës është rezultat i rritjes në Informata dhe komunikime, 19,7 për qind, Xehtari dhe nxjerrje e gurëve, 12,8…

Lexo më Shumë

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahen konsultime tematike për sferat të cilat janë të rëndësishme në procesin e krijimit të politikave në pajtim me Prioritetet urgjente reformuese. Konsultimet tematike janë në pajtim me përcaktimin e Qeverisë për transparencë në punë dhe përfshirje e shoqërisë qytetare në procesin e krijimit të politikave, ndërkaq duke u nisur nga rëndësia e procesit të integrimit evropian, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Në debat, fjalim hyrës do të kenë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, ndërkaq do të marrë pjesë edhe ministri pa…

Lexo më Shumë

Javën tjetër do  të ketë vendime prokuroriale për disa raste që po i heton Prokuroria Speciale. Për disa persona do të ketë ndërprerje të procedurës ndërsa në disa raste do të dilet me akuzë, njoftoi prokurorja Speciale Katica Janeva. Janeva uron që gjykata do ti shqyrtojë me kujdes provat mbi të cilat i kanë bazuar akuzat, dhe ti mbështesë ato, në mënyrë që të fillohet gjykimi dhe ketë epilog të drejtë. Në mesin e të akuzuarve potencial siç njoftoi Katica Janeva, ka funksionarë të lartë dhe njerëz të njohur publik që kanë patur ndonjë funksion të caktuar nga vitit 2008…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme vendosi t’i imponojë Bordit mbikëqyrës të ELEM-it ta anulojë vendimin për shpalljen e furnizimit publik për pajisje për gërmimin e zgjyrës në vlerë prej 34 milionë euro dhe për këtë të njoftohet. Në kumtesën e Qeverisë theksohet se ky vendim është sjell duke e pas parasysh se ekzistojnë dyshime edhe për keqpërdorime gjatë shpalljes së tenderit nga ana e ELEM-it. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë, do të mbështesë sigurimin e mekanizmit personal të ELEM-it, në vend të shfrytëzimit shumëvjeçar nga firmat e jashtme për çka janë shpenzuar shuma të mëdha të…

Lexo më Shumë