Author: almakos

Subjektet afariste të cilat merren me veprimtari ndërtimore vitin e kaluar shpenzuan materiale ndërtimore dhe energji në vlerë prej 12.925.251.000 denarëve, që është për 11,1 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistika. Në vlerën e përgjithshme të materialeve të shpenzuara dhe energjisë, pjesëmarrje më të madhe ka grupi “Materiale për lidhje” me 4.630.015.000 denarë (35.8%), më pas pasojnë grupet “Derivate të shpenzuara” me 1.774.866.000 denarë (13.7%), “Materiale izoluese” me 1.487.167.000 denarë (11.5%).

Lexo më Shumë

24 June Në vendkalimin kufitar “Bogorodica” sot në mëngjes për hyrje në Greqi pritet nga disa orë, ndërsa janë formuar dhe kolona automjetesh, kryesisht me targa të Maqedonisë dhe të Serbisë. Kolonat e palës së Maqedonisë fillojnë që nga kazinoja “Princes”, ndërsa me automjete në gjashtë kolona është plotësuar edhe hapësira ndërkombëtare. Sipas vlerësimit të shërbimeve kufitare të Maqedonisë, për të hyrë në Greqi presin midis 10 dhe 15 mijë njerëz. Edhe shërbimi kufitar i Maqedonisë dhe i Greqisë punojnë normalisht dhe me kapacitet të plotë. por thonë se problem është jehona e njerëzve dhe e automjeteve për shkak të…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa, Dega Kumanovë shpreh shqetësimin për banorët e fshatit Rramanli të cilët gati një muaj përballen me mungesë të ujit. Sipas tyre fatkeqësisht edhe në shekullin 21 vendbanimet e banuara me popullatë shqiptare ballafaqohen me probleme elementare të jetesës, por kjo gjendje thonë ata është shkaktuar nga politikanët dhe funksionarët e pa përgjegjshëm të cilët kanë qenë në pushtet gjatë këtyre 16 viteve. Kryetar i Lëvizjes Besa dega Kumanovë, Shenur Osmani thotë se ata kërkojnë nga institucionet kompetente për një zgjidhje afatgjate të këtij problemi të  kamotshëm të banorëve, duke shtuar se ata si Lëvizje Besa do të ju…

Lexo më Shumë

23 June Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim Johanes Han, sipas paralajmërimeve të hënën do të arrijë në Shkup për të bisedar rreth planeve për reformat e Qeverisë së re të Maqedonisë. Nga Komisioni Evropian sot njoftuan se është paraparë që Han gjatë vizitës në Shkup të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me përfaqësues tjerë të Qeverisë së re de me liderët e tjerë politikë në vend. “Me përkrahjen e vazhduar të Bashkimit Evropian, vendi më në fund e tejkaloi krizën politike përmes zgjedhjeve mirë të administruara dhe formimit të qeverisë së re. Tani, Qeveria e…

Lexo më Shumë

Në prag të festës së Fitër Bajramit shitblerja nëpër tregje ka filluar të gjallërohet. Gjallëria vihet re në sektorin e tekstilit, të ushqimit, dhe të pijeve, por megjithatë, konsumatorët marrin vetëm gjërat e nevojshme pa u thelluar shumë. Në krahasim me vitin e kaluar në çmimet e produkteve ushqimore dhe rrobave nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim por, shitja është e vogël përshkak të gjendjes së rënduar ekonomike. Tregtarët tani për tani nuk janë të kënaqur, por shpresojnë se gjatë ditës së nesërme do të ketë më shumë ndryshim. “Është dobët, ekonomia mjaft është e rëndë, populli nuk ka para. Çmimet…

Lexo më Shumë

Për gjithë këtë periudhë që u soll ligji për Prokurorinë Speciale Publike, ne jemi dëshmitarë se kjo prokurori nuk ngriti asnjë nga çështjet të cilët prekin shqiptarët. Kështu tha analisti politik Qashif Bakiu në emisionin Arena, duke shtuar se kjo ka bërë që shqiptarët të dëshpërohen nga Prokuroria Speciale. Ai tha se edhe po t’i vazhdohet mandati PSP, nuk është më bindësi se do të merret me rastet që i tangojnë shqiptarët. Rasti Monstra, thotë ai,  do të duhej të ishte Mostra se si Prokuroria Speciale e rikthen  besimin e qytetarëve tek drejtësia. “ Për ne shqiptarët në Maqedoni shumë…

Lexo më Shumë

Banorë të Kisella Vodës, të cilët jetojnë në bulevardin “Serbia” deri në rrugën “Hristo Tatarçev” protestuan kundër punimeve ndërtimore që po zhvillohen në këtë pjesë. Ata akuzojnë qytetin e Shkupit se ka bërë ndryshime në planin për ndërtimin e rrugës pas çka, siç thonë banorët, do të bllokohen hyrjet e rrugicave në të cilat janë të vendosura shtëpitë e tyre. “Plani i parë që u prezantua, kur edhe u fotografuan dhe e vendosën tabelën ishte e qartë se të gjitha rrugët këtu 1, 11 dhe të gjitha të tjerat do të lidhen me qarkoren që duhej të ndërtohet. Banorët nuk…

Lexo më Shumë

Faza e verdhë në të cilën vendi është përfshirë që nga dita e sotme, do të zgjasë deri në fund të muajit, thonë meteorologët. Nga enti Hidrometeorologjik potencojnë se i nxehti i vërtetë tropikal pritet që të mbërrij nga e marta e javës së ardhshme kur temperaturat do të shkojnë mbi 38 gradë celsius.  Ndikim i valës së nxehtë të motit do të mbajë të paktën deri në fund të muajit, d.m.th deri në fund të javës tjetër na pret mot shumë i nxehtë. Në gjithë  vendin do të arrijë temperatura maksimale në 30 gradë ndërsa në disa pjesë tjera…

Lexo më Shumë

28 punëtorë vitin e kaluar kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Kompetentët kërkojnë që kjo statistikë e zezë të jetë alarm se një pjesë e ligjeve nuk respektohen dhe nuk japin rezultate. Nga shoqata për siguri dhe shëndet gjatë punës kërkojnë strategji të re e cila duhet të zbatohet në mënyrë të përpiktë.  Kur njeriu do të humb jetën në vendin e punës, kjo nuk është vetëm shifër statistikore, por ky njeri është dikush që i sjell të ardhura familjes, ai është baba ose nënë e asaj familjeje. E kur nuk do të jetë më nuk do…

Lexo më Shumë

Rreth pagës së projektuar minimale prej 12.000 denarë që ishte edhe premtim parazgjedhor, nuk duhet të ekzistojë dilemë, për atë do të ketë para në ribalancin e Buxhetit, njoftoi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski para takimit konsultues me përfaqësuesit e sindikatave në të cilin merr pjesë edhe ministrja e Punës dhe politikës Sociale Milla Carovska. Siç theksoi Tevdovski, ideja është që të shkurtohet nga komiteti i pushtetit, ndërsa mbështetje për rritje të pagës minimale japin edhe punëdhënësit. Sipas tyre, tha Tevdovski, absolutisht ka hapësirë për rritje të pagës minimale por, nëse nuk ka presione dhe kanosje politike. “Fillon dialogu…

Lexo më Shumë

Mazhoranca dhe opozita gjykojnë njëra-tjetrën për politizim të gjyqësorit dhe mediave. Derisa Qeveria në programin e saj ka theksuar pikat në të cilat duhet bazuar për reforma në gjyqësorë dhe media, ish kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se në Maqedoni nuk ka gjyqësor të pavarur dhe aq më pak media të lira. Deklaratat kundërthënëse të kryetarit të VMRO-së vijnë pak muaj pas largimit tij nga pushteti 10 vjeçar. Akuzat mes palëve ekspertët i konsiderojnë strategji politike. Profesori Nikolla Dujoski vlerëson se raportet ndërkombëtarë dëshmojnë se kush dhe çfarë ka bërë me gjyqësorin dhe mediat. Fakt është se gjyqësori është i…

Lexo më Shumë